Libri Rijadus Salihin

Kategoria SI DUHET TË JEPET SELAMI

Mustehab është që ai që fillon me selam të thotë: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu”, të përshëndeste në shumës (Paqja dhe shpëtimi si dhe mëshira dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi ju!) e jo në njëjës, edhe nëse i përshëndeturi është vetëm një person. Ndërsa ai i cili ia kthen përshëndetjen do t'i thotë: “Ue alejkumus-selam ue rahmetull-llahi ve berekatuhu”, po ashtu në shumës, por me lidhësen “ue” në fillim (Edhe mbi ju qoftë paqja, mëshira dhe begatia e All-llahut!)

Hadithi 855 Imran ibni Husajni r.anhuma thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe tha: “Es-selamu alejkum.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ia ktheu; pastaj njeriu u ul, e Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Dhjetë.” Pas-taj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ia ktheu selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Njëzet.” Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pranoi selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi s.a. v.s. tha: “Tridhjetë.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen)

Hadithi 856 Aishja r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ky është Xhibrili, të përshëndet me selam.” Unë atëherë i thashë: “Ue alejhis-selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 858 Mikdadi r.a. në një hadith të tij të gjatë thotë: “Në ia çonim Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pjesën e tij të qumështit dhe një natë shkova vonë, i dhashë selam që të mos e shqetësoj atë që është duke fje-tur dhe të dëgjojë ai që është i zgjuar. Pas kësaj erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe e përshëndeti me selam ashtu siç kishte vepruar Mikdadi.” Share

(Transmeton Muslimi)