Libri Rijadus Salihin

Kategoria SINQERITETI DHE NIJETI (QËLLIMI) NË TË GJITHA VEPRAT DHE FJALËT E HAPTA DHE TË FSHEHTA

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Porse u qe urdhëruar të adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë dhe të kryejnë namazin edhe të japin zekatin e ajo është fe stabile.”

(el-Bejjine 5)

“Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana juaj.”

(el-Haxhxh, 37)

“Thuaj: “O e fshehët ju atë që keni në kraharorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di.”

(Ali Imran, 29)

Hadithi 1 Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka’b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) duke thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e të cilit është për të fituar disa të mira të kësaj bote ose për t’u martuar me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.” (Muttefekun alejhi) (Këtë hadith e transmetojnë dy imamë muhadithë: Ebu Abdull-llah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh el-Buhari dhe Ebu-l-Husejn Muslim ibn el-Haxhxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi në dy sahihët e tyre të cilët konsiderohen si dy përmbledhjet më të sakta të shkruara të haditheve) Share

Hadithi 4 Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah el-Ensarijj r.a.: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e All-llahut (s.a. v.s) me ç’rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 5 Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i transmetuar nga Enesi r.a., thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me të Dërgu-arin e All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas neve, e të cilët janë me ne kudo që të shkoj-më; në kodra a në lugina, ata i ka penguar sëmundja.” Share

Hadithi 6 Transmetohet nga Ebu Jezid Ma’n ibn Jezid ibn Ahnesi r.a., babai dhe gjyshi i të cilit kanë qenë as-habë, të ketë thënë: “Babai im, Jezidi, i ka marrë disa dinarë (prej ari) që t’i ndajë sadaka dhe i la te një njeri në xhami. Pastaj unë shkova i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha All-llahun, unë nuk t’i kam destinuar ty.” Duke u grindur me të, erdha tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili na tha: “Jotja është ajo çka ke vendos, o Jezid, kurse jotja ajo që e ke marrë, o Ma’n.” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 8 Transmetohet nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibn Sahr r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj e as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 9 Transmetohet nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a.: “E kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për njeriun që lufton për të treguar trimëri dhe që lufton nga urrejtja dhe për sy të botës: Cila prej këtyre (luftërave) është në rrugë të All-llahut?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të Fjalës së All-llahut (fesë së Tij - Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 10 Nga Ebu Bekrete Nufej’i ibn el-Harith eth-Thekafijj transmetohet se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kur të përleshen dy muslimanë me shpatat e tyre (për ta vrarë njëri-tjetrin), edhe vrasësi edhe i vrari janë për Xhehenem.” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, për vrasësin është e qartë, por përse edhe i vrari?” Pejgamberi atëherë përgjigjet: “Sepse edhe i vrari ka dëshiruar ta vrasë shokun e vet.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 11 Ebu Hurejra r.a. përcjell se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është për njëzet e disa shkallë më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij a diku tjetër. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat, dhe duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa e ka përfshirë namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt. Derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!” Engjëjt veprojnë kështu derisa njeriu të fillojë t’i mundojë të tjerët, ose ta prishë abdestin në xhami.” Share

Ky transmetim është i Muslimit.

Hadithi 12 Transmetohet nga Ebu-l-Abbas Abdull-llah ibn Abbas ibn Abdul-Mutalib r.a. nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.. se All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t’i shkruajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 13 Transmetohet nga Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattabi r.a.: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle, në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpe-llës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e Madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira.” Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk u kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk iu erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla, por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por edhe që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia, klithnin të uritur, por u kam dhënë qumësht pasi prindërit janë zgjuar dhe kanë pirë qumështin që u kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty e për askë tjetër, atëherë na e largo neve këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo edhe aq sa të mund të dalin! Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një transmetimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria e kushërira e dashur më erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua. Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë u bëra pronar i saj, - sipas një transmetimi tjetër - kur e përqafova ashtu siç e përqafon burri gruan e tij, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju All-llahut dhe mos ma merr virgjinitetin pa të drejtë.” Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokë tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëmbi përsëri lëvizi edhe pak nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj. Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar, përveç një njeriu i cili u largua para se ta merrte mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe shkoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën.” Share

(Muttefekun alejhi)