Libri Rijadus Salihin

Kategoria SQARIMI PËR ATË QË KA PËRGATITUR ALL-LLAHU PËR BESIMTARËT NË XHENET

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopsht dhe burime. Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika! Dhe ne nga kraharorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qëndrojnë sikur vëllezër njëri përballë tjetrit. Aty nuk i prekë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren prej tyre.”

(el-Hixhr, 45-48)

“O njerëz të mi, ju sot mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Ata, të cilët kanë besuar argumentet tona dhe kanë qenë muslimanë. Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, të gëzuar! Ata do të jenë të shërbyer me enë e gota prej ari. Aty do të keni gjithë çka që u dëshiron shpirti dhe ua kënda syri. Ju aty jeni përgjithmonë. Dhe ai është Xheneti që u jipet në trashëgim për atë që keni punuar. Aty do të keni shumë pemë prej të cilave do të hani.”

(ez-Zuhruf, 68-73)

“Të devotshmit, pa mëdyshje, kanë vend të sigurt. Në kopshte me burime; të veshur në mëndafsh e kadife, përballë njëri-tjetrit. Gjithashtu do t’i kurorëzojmë me hyri symëdha. Aty mund të kërkojnë, të sigurt, çfarëdo lloj pemësh që të dëshirojnë. Aty nuk do ta shijojnë vdekjen përveç vdekjes së parë dhe Ai do t’i ruaj nga dënimi me zjarr. Nga mirësia e Zotit tënd, ai është sukses i madh.”

(ed-Duhan, 51-57)

“Të mirët, njëmend, do të jenë në kënaqësi të Xhenetit. Do të shikojnë nga divane; Në fytyrat e tyre vërehet gëzimi e lumturia. Do t’u jepet të pijnë nga pije të vulosura, vula e të cilave është misk dhe për këtë le të bëjnë gara konkurrentët; do të jetë e përzier me ujë Tesnimi. Burimesh, prej ku pijnë të afërmit.”

(el-Mutàffifîn, 22-28)

Ajetet për këtë kapitull janë të shumta e të njohura.

Hadithi 1890 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Për robërit e Mi të devotshëm kam përgatitur atë që sytë e dikujt nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjua dhe në mend nuk i ka rënë. Lexoni, nëse dëshironi: “Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin.”(es-Sexhde, 17). Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1891 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të jetë në figurë të Hënës katërmbëdhjetëshe, e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm. Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe, as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje. Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku. Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aromatik, kurse çiftet e tyre janë huru-l-ln në figurën e stërbabait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1893 Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Unë vërtet e di xhehenemlinë e fundit që do të dalë nga Xhehenemi dhe xhenetlinë e fundit që do të hyjë në të. Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zvarritur, e All-llahu, pasi të zvarritet, do t’i thotë: ‘Shko hy në Xhe-net!’ Njeriu do të vijë deri te Xheneti dhe do t’i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: ‘O Krijues, unë e gjeta përplot!’ All-llahu do t’i thotë këtij njeriu: ‘Shko, dhe hy në Xhe-net, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynja’. Njeriu do të thotë: ‘Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?’ Transmetuesi thotë: “Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. që ka qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët. Pat thënë: “Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhenetlisë.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1894 Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet një besimtar në Xhenet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit, çadër e cila do të jetë me vrimë, aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij, të cilës do t’i shkojë dhe vijë (do t’i bëjë tavaf). Familjet e tij nuk do të shihen me njëra tjetrën.” (Muttefekun alejhi) Share

Hadithi 1896 Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Vërtet xhenetlitë do t’i shohin mbi vete banorët e Gurefit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhenetit dhe xhenetlitë.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e Pejgamberëve, a mund t’i arrijë tjetërkush?” Ai ka thënë: “Sigurisht! Pasha Atë në sundimin e të Cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgamberëve të tyre.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1901 Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejret r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: “Vërtet ju është dhënë jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë mos u sëmurni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të plakeni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të arrini në mjerim dhe të keqe!” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1904 Nga Xherir b. Abdull-llahu r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kemi qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e ai shikoi në Hënën katërmbëdhjetëshe dhe tha: “Vërtet ju kështu do ta shihni Krijue-sin tuaj dukshëm siç e shihni Hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shtyheni ndërmjet veti që ta shihni.” 363 Share

(Muttefekun alejhi)