Libri Rijadus Salihin

Kategoria TËRHEQJA E VËREJTJES SUNDUESVE, QË TË KENË KUJDES NË ZGJEDHJEN E BASHKËPUNËTORËVE TË MIRË DHE T’U RUHEN ATYRE QË NUK JANË TË VYESHËM

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Atë ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve.”

(ez-Zuhruf:67)

Hadithi 683 Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra, r.anhuma, transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu nuk e ka dërguar asnjë Pejgamber si dhe nuk e ka vendosur asnjë halife e që nuk ia ka dhënë dy shoqëri: Njëra shoqëri e udhëzon në punë të mira dhe e nxit në të mbara, ndërsa tjetra e udhëzon në punë të këqija dhe e nxit në të mbrapshta. I mbrojtur dhe i ruajtur do të jetë vetëm ai të cilin e mbron dhe e ruan All-llahu.” Share

(Transmeton Buhariu)