Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR TURPËRIMIN, VLERËN E TIJ DHE NXITJA PËR PASURIMIN ME TË

Hadithi 687 Nga Imran bin Husejni r.anhuma tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Turpi sjell vetëm mirësi.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 688 Nga Ebu Hurejra r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimi (imani) është shtatëdhjetë e ca ose gjashtëdhjetë e ca pjesë. Pjesa më e vlefshme e imanit është fjala “La ilahe il-lall-llah” (nuk ka zot tjetër përveç All-llahut), ndërsa më e vogla është mënjanimi i ndonjë sendi nga rruga, që i pengon kalimtarët. Edhe turpi është një pjesë e imanit.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 689 Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte i turpërueshëm, më i turpërueshëm sesa virgjëresha në rrobat e saj. Kur shihte diçka që nuk i pëlqente, ne e hetonim këtë në fytyrën e tij.” Share

(Muttefekun alejhi)