Libri Rijadus Salihin

Kategoria UDHËZIMI NË TË MIRË DHE THIRRJA NË UDHËZIM A NË LAJTHITJE

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe thirr në Zotin tënd (në besimin në Zot).”

(el-Kasas, 87)

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira.”

(en-Nahl, 125)

.”.. Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri.”

(el-Maide, 2)

“Dhe le të ketë nga ju të atillë që do të thërrasin në të mirë.”

(Ali Imran, 104)

Hadithi 178 Nga Ebu Mes’ud Ukbe ibn Amr el-Ensarij el-Bedrij r.a. transmetohet se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Kush i tregon ose e udhëzon dikë në të mirë, do të ketë shpërblimin aq sa edhe ai që e kryen atë.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 179 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thërret në rrugë të drejtë, ka shpërblim për të aq sa ka edhe ai që e ndjek, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre që e kryejnë, por edhe kushdo që thërret në lajthitje (në rrugë të shtrembër), do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e ndjekin, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.” Share

(Transmeton Muslimi)