Libri Rijadus Salihin

Kategoria URDHËRIMI PËR TË MIRË DHE NDALIMI NGA E KEQJA

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe le të ketë nga ju të atillë që të thërrasin në të mira dhe kërkojnë të bëhen punë të mira dhe të pengojnë nga veprat e këqija. Ata do të jenë të shpëtu-ar.”

(Ali Imran 104)

“Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë paraqitur ndonjëherë, ngase ju kërkoni të bëhen vepra të mira dhe pengoni nga të pamirat.”

(Ali ‘Imran, 110);

“Ti merri me të mirë! Urdhëro për vepra të mira dhe largohu nga injorantët.”

(el-A’raf, 199)

“Kurse besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit: porosisin për vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqija.”

(et-Tewbe, 71)

“Janë mallkuar jobesimtarët nga izraelitët, në gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për shkak se ishin të padëgjueshëm dhe gjithmonë e tepronin.”

(el-Maide, 78)

“Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, prandaj kush të dojë - le të besojë, kush të dojë - le të mos besojë.”

(el-Kehf, 29)

“Ti prediko atë që të urdhërohet.”

(el-Hixhr, 94)

Dhe thotë:

.”..Ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqija, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkata-rët, për shkak se gjithmonë kanë qenë të mbrapshtë.”

(el-A’raf, 165)

Ajetet për këtë temë janë të shumta dhe të njohura. Kurse hadithet janë si vijon:

Hadithi 189 Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 190 Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Asnjë Pejgamber, të cilin e ka dërguar All-llahu te një popull para meje, nuk ka qenë e të mos ketë pasur havarijunë (ndihmës) prej umetit të vet dhe shokë që iu kanë përmbajtur sunetit të tij dhe kanë ndjekur porositë e tij. Pastaj kanë pasuar pas tyre gjenerata (pasardhës) të cilët kanë folur atë që nuk e kanë vepruar dhe kanë vepruar atë që nuk u qe urdhëruar. Andaj, secili që lufton kundër tyre me dorën e vet është besimtar, kush lufton kundër tyre me gjuhën e vet është besimtar, edhe ai që lufton kundër tyre me zemrën e vet është besimtar. Kush prej këtyre të triave nuk bën asgjë, tek ai nuk ka iman as sa kokrra e hardallit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 191 Nga Ebu-l-Velid Ibadete ibn es-Samit r.a. transmetohet të ketë thënë: “Iu zotuam të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për dëgjim dhe respektim në vështirësi dhe në lehtësi në vende të gëzimit dhe të mërzisë dhe për përparësi të tij mbi ne në gjithçka dhe se nuk do të grindemi as s’do t’ua kontestojmë udhëheqjen atyre që janë të denjë, përveç nëse vërehet kufër (mosbesim) i hapur për të cilin kemi argumentin e All-llahut të Madhëruar. (Dhe i jemi betuar Pejgamberit) Që të flasim vetëm të vërtetën kudo që të jemi dhe se nuk do t'i frikësohemi qortimit të askujt në lidhje me All-llahun.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 193 Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme Hind bint Ebi Umejje Hudhejfe r. anha se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Me të vërtetë do t’ju imponohen disa sundues e ju do t’i lejoni disa veprime të tyre e disa nuk do t’i lejoni. Kush e urren (të keqen) me zemër është pastruar prej mëkatit, kush e gjykon (refuzon) me gjuhë, është siguruar nga mëkati, ndërsa kush e pëlqen dhe i ndjek”; ... as-habët thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet të luftojmë kundër tyre?” Tha: “Jo, përderisa falin namaz me ju.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 195 Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Ruajuni uljes nëpër rrugë!” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne nuk kemi rrugëdalje nga qëndrimi ynë në rrugë për të biseduar mes vete.” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Nëse nuk mund t’ia dilni pa qëndruar (ulur) në rrugë, atëherë jep-jani rrugës të drejtën e saj!” Thanë: “E çfarë është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ulja e shikimit, mospengimi në të, kthimi i selamit, të urdhëruarit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 196 Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pa një unazë prej ari në dorën e një njeriu, ia hoqi atij atë (nga dora), e gjuajti dhe pastaj tha: “Ndonjëri prej jush drejtohet nga gaca e zjarrit e pastaj e vë në dorën e vet!” Pasi shkoi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i thanë atij njeriu: “Merre unazën tënde dhe shfrytëzoje!” Tha: “Jo, pasha All-llahun, unë kurrë nuk e marr pasi e ka hedhur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 197 Transmetohet nga Ebu Seid el-Hasan el-Basrij se Aidh ibn Amër r.a. hyri tek Ubejdullah ibn Zijad dhe i tha: “O biri im i vogël, vërtet unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Bariu më i keq është rojtari i Hutamës (Xhehenemit), ruhu të mos bëhesh prej tyre.” (Ubejdull-llahu) Tha: “Ulu, se vërtet ti je prej firës së shokëve të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” (Aidhi) Tha: “Vallë, a kanë pasur ata firë?” Vërtet fira është pas tyre dhe tek të tjerët.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 200 Nga Ebu Abdull-llah Tarik ibn Shihad el-Bexhelij el-Ahmesij r.a. transmetohet se një njeri e pyeti Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse këmbën e pat vendosur në zengji: “Cili xhihad është më i mirë?” (Pejgamberi) Tha: “Fjala e vërtetë tek sunduesi keqbërës.” Share

(Transmeton en-Nesaiju me isnad sahih)

Hadithi 201 Transmetohet nga Ibni Mes’-udi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mangësia e parë që i ka goditur Beni Israilët ka qenë se një njeri, kur e takonte një tjetër i thonte: “O ti, frikësoju All-llahut dhe lëre këtë që po vepron, sepse kjo nuk të është e lejuar. Pastaj të njëjtin njeri e takon nesër, e ai në të njëjtën gjendje, dhe kjo megjithatë nuk e pengon që të hajë me të, të pijë dhe të ulet bashkë. Pasi vepruan kështu (Beni Israilët), All-llahu ua ka rrahur zemrat e njërit për tjetrin.” Pastaj tha (lexoi ajetet 78-81 të sures el-Maidetu): “Janë mallkuar jobesimtarët nga Izraelitët, në gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për shkak se ishin të padëgjueshëm, dhe gjithmonë e tepronin. Nuk e pengonin njëri-tjetrin nga të këqijat që i bënin. Vërtet vepronin shumë keq! I sheh shumë sish si miqësohen me ata që nuk besojnë. Është me të vërtetë shumë keq çka i përgatisin ata vetvetes: për t’u hidhëruar All-llahu në ata, ndaj ata janë në vuajtje të përhershme. E sikur t’i besonin All-llahut dhe Pejgamberit edhe asaj çka i shpallet atij, ata nuk do të bënin miqësi me ata, mirëpo shumica sish janë ngatërrestarë.” Pastaj (Pejgamberi pas leximit të ajeteve) tha: “Kujdes, pasha All-llahun, ju me siguri ose do të urdhëroni në vepra të mira dhe do të ndaloni nga të këqijat, ose do ta rrëmbeni dorën e zullumqarit dhe me forcë ta detyroni në të vërtetën - dhe ta kufizoni vetëm në të vërtetën, ose All-llahu do t’ju rrah me zemrat e njërit për tjetrin, e pastaj me siguri do t’ju mallkojë, siç i ka mallkuar ata.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe ky i fundit thotë se është hadith hasen)

Hadithi 202 Transmetohet nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. të ketë thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: “O besimtarë, kujdesuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai që është i humbur nuk do t’ju bëjë dot asgjë!” (el-Maidetu, 105), dhe unë e kam dëgjuar të Dërgu-arin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Vërtet kur njerëzit e vërejnë zullumqarin e nuk e kapin për dore (për ta ndalur e pengu-ar) ekziston rreziku që t’i dënojë All-llahu përgjithësisht për atë shkak.” Share

(Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu)