Libri Rijadus Salihin

Kategoria URDHRI PËR FALJEN E KOHËVE TË NAMAZIT DHE DËNIMI I ASHPËR PËR MOSKRYERJEN E TYRE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ruani kohët e faljes si dhe atë të mesmen.”

(el-Bekare:238)

All-llahu xh.sh. po ashtu thotë:

“E nëse pendohen, e kryejnë namazin dhe japin zeka-tin, lëshojuni rrugën.”

(et-Tewbe:5)

Hadithi 1083 Ibnu Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mua më është urdhëruar që të luftoj me njerëzit (me pabesimtarët), derisa të mos dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij (hyjninë e All-llahut dhe pejgamberinë e Muhammedit), si dhe derisa të mos falin namazin dhe të mos japin zekatin, e kur i kryejnë këto, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të sigurta, përveç sipas parimeve islame, ndërsa sa i përket sinqeritetit të tyre është çështje e Perëndisë.” (Muttefekun alejhi) Share

Hadithi 1084 Muadhi r.a. thotë: “Më dërgoi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në Jemen dhe më tha: “Ti do të shkosh tek populli që është posedues i Librit (ehlul kitab). Thirri ata që të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, e nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me pesë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë. Nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me zekat (lëmoshë), e cila merret prej të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve. Nëse binden në këtë, atëherë ruaju vlerës së pasurisë së tyre, si dhe ruaju mallkimit të të shtypurit, sepse në mes të të shtypurit dhe All-llahut nuk ka perde.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1085 Xhabiri r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1086 Burejde r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Obligimi dhe zotimi në mes nesh dhe atyre është namazi, dhe ai që e lë atë ka bërë kufr.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

Hadithi 1087 Shekik ibni Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për përsosuri, thotë: “Shokët e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nuk e shihnin (konsideronin) lënien e asnjë pune për kufr, përveç lënies së namazit.” Share

(Transmeton Tirmidhiu me sened të vërtetë)