Libri Rijadus Salihin

Kategoria VENDOSJA E RREGULLIT DHE E QETËSISË (PAJTIMI) NË MES NJERËZVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka ndonjë dobi, përveç se kur kërkojnë të ndahet sadakaja ose të bëhen vepra të mira ose të pajtojnë njerëz ndërmjet veti... ”

(en-Nisa, 114)

.”..Pajtimi është më i mirë.”

(en-Nisa, 128)

.”.. Prandaj frikësojuni All-llahut dhe koordinoni çështjet tuaja ndër veti.”

(el-Enfal, 1)

“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni dy vëllezër tuaj.”

(el-Huxhurat, 10)

Hadithi 253 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Në çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur paraqitet dielli, duhet dhënë sadaka. Nëse i pajton dy (veta) dhe sillesh drejt mes tyre, edhe ajo është sadaka. Nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kalë, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kale, edhe kjo është sadaka. Edhe fjala e mirë është sadaka. Secilin hap që bën për namaz, po ashtu është sadaka. Largimi nga rruga i asaj që i pengon kalimtarët, edhe ajo është sadaka.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 254 Nga Ummi Kulthum bint Ukbe Ebi Muajt r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Nuk është gënjeshtar ai që vendos rregull dhe paqe (paj-ton) mes njerëzve, pastaj përcjell lajme të mira ose flet mire.” Share

(Muttefekun alejhi)