Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E BAMIRËSISË NDAJ MIQVE TË PRINDËRVE, MIQVE TË TË AFËRMVE, TË BASHKËSHORTES DHE TË TJERËVE

Hadithi 346 Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Bamirësia më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirin e babait të vet.” Abdull-llah ibn Dinari nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. thotë se një beduin e kishte takuar atë në rrugë për në Meke. Abdull-llah ibn Umeri i kishte dhënë selam dhe e kishte hipur në gomarin ku ishte i hypur vetë, pastaj ia kishte dhënë edhe shallin që kishte në kokën e tij. Atëherë ne i thamë atij: “All-llahu të dhashtë të mira, ata janë beduinë dhe kënaqen me pak.” Abdull-llah ibni Umeri atëherë tha: “Vërtet, babai i këtij ka qenë dashamir i Umer ibn el-Hattabit r.a., kurse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Vërtet, bamirësi më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirët e babait të vet.” Një transmetim tjetër nga Ibni Dinari thotë: “Kur dilte Ibni Umeri në Meke, i hipte gomarit të tij - kur mërzitej nga deveja - dhe me një shall e mbulonte dhe forconte kokën dhe duke qenë kështu hipur mbi gomar, kaloi atypari një beduin, të cilit i tha: ”A nuk je ti i biri i filanit?” (Beduini) Tha: “Po, unë jam.” (Ibni Umeri) Pastaj, ia dha gomarin dhe i tha: “Hipi këtij!” dhe ia dha edhe kapelën duke i thënë “Me këtë mbuloje dhe mbështille kokën.” Disa shokë të tij i thanë: “All-llahu të faltë, ia dhe këtij arabi gomarin mbi të cilin ishe hipur vetë dhe kapelen me të cilën e pate mbështjellur e mbuluar kokën tënde?” (Ibni Umeri) Tha: “Vërtet, unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet, bamirësi më e mirë është që njeriu t’i mbajë lidhjet me dashamirët e babait të vet pas vdekjes së tij.” Vërtet, babai i tij ka qenë shok i Umerit r.a.” Share

(Të gjitha transmetimet janë nga Muslimi)

Hadithi 349 Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. se ka thënë: “Dola në udhëtim bashkë me Xherir ibn Abdull-llah el-Bexhel-lij r.a. dhe filloi të më shërbejë. Unë i thashë: “Mos vepro kështu!” Kurse ai m’u përgjigj: “Vërtet, unë i kam parë ensarët, kështu vepronin me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe unë jam zotuar në vetvete që se-cilin prej tyre mos ta shoqëroj e të mos i shërbej.” Share

(Muttefekun alejhi)