Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E IBADETIT TË NATËS

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe një pjesë të natës kaloje i zgjuar duke u falur! Kjo është vetëm për ty. Ndoshta Zoti yt do të ringjallë në një vend të lavdëruar.”

(el-Isra:79)

All-llahu xh.sh. thotë:

“Ata ngrihen nga shtrati dhe bëjnë ibadet natën.”

(es-Sexhde:16)

All-llahu xh.sh. prapë thotë:

“Vetëm pak natën kanë fjetur.”

(edh-Dharrijat:17)

Hadithi 1170 Salim ibni Abdull-llah ibni Umer ibni Hattab r.anhuma nga babai i vet Abdull-llahu transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thë-në: “I mrekullueshëm është Abdull-llahu, vetëm sikur të falej edhe natën!” Salimi r.a. thotë: “Pas kësaj, Abdull-llah ibni Umeri r.a. nuk flinte natën, vetëm pak.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1175 Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është agjërimi i muajit të All-llahut, Muharrem, ndërsa namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1176 Ibni Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Namazi i natës është nga dy rekate, ndërsa nëse i fikësohesh saba-hut, atëherë fale vitrin me një rekat.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1177 Ibnu Umrei r.anhuma thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. falte natën gjithnjë nga dy rekate, ndërsa vitrin e falte vetëm një rekat.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1180 Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nuk falte në Ramazan a jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë rekate. Falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj prapë falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj falte tre rekate. Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a flen ti para se ta falësh namazin e vitrit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Oj Aishe, sytë e mi flenë, por nuk flen zemra ime!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1182 Ibnu Mes’udi r.a. thotë: “Jam falur me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një natë dhe ai qëndroi aq gjatë saqë mendova diçka të keqe.” Të pranishmit e pyetën: “Ç’ke menduar?” Ibnu Mes’udi tha: “Mendova të ulem dhe të shkoj.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1185 Abdull-llah ibni Amr ibnul Asi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi i Davudit a.s., agjërimi më i dashur tek All-llahu është agjërimi i Davudit a.s. Ai flente gjysëm nate, një të tretën e kalonte në namaz, pastaj prapë flente një të gjashtën. Ai një ditë agjëronte, e një ditë hante.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1188 Aishja r.anha thotë:“Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur çohej të falej gjatë natës, e fillonte namazin me dy rekate të shkurtra.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1194 Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush çohet gjatë natës, dhe nëse në mënyrë të pakuptueshme dhe pa vetëdije i shkon Kur’ani nëpër gjuhë, dhe nuk di se ç’flet, atëherë le të shkojë të shtrihet në shtrat.” Share

(Transmeton Muslimi)