Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E JETËS ASKETE (ZUHD) NË KËTË BOTË, INKURAJIMI PËR T’U KËNAQUR ME PAK DHE VLERA E VARFËRISË

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Pa dyshim jeta në këtë botë i shëmbëllen ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin përzihen (ushqehen) bimët në tokë prej të cilave ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ashtu që kur toka stoliset me petkun e vet dhe qëndiset, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zotëruesit e saj, vjen urdhri ynë, natën ose ditën, dhe ne ato i bëjmë si të korrura, sikur të mos kishin qenë dje fare. Ja, ashtu ne në hollësi shkoqisim argumentet për popullin që mendon.”

(Junus, 24)

“Sillja si shembull jetën e kësaj bote që është sikur uji që e lëshojmë ne nga qielli, me të cilin ushqehen bimët në tokë, e përsëri thahet e teret dhe e derdhin erërat. E All-llahu ka mundësi për çdo send! Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira të vazhdueshme janë më të mira si shpërblim nga Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.”

(el-Kehf, 45-46)

“Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe zbavitje edhe stoli edhe gara ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që i mahnit jobesimtarët; ajo mugu-llon, por pastaj e sheh të zbehtë e më vonë bëhet e tharë. Ndërsa në atë botë ka dënim të rëndë, edhe falje e kënaqësi të All-llahut. Jeta në këtë botë është vetëm një zbavitje e rrejshme.”

(el-Hadid, 20)

“Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, dhe kuajt e bukur, bagëtitë dhe të mbjellat. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë botë, por vendkthimi te All-llahu është më i mirë.”

(‘Ali ‘Imran, 14)

“O njerëz! Premtimi i All-llahut është, pa dyshim, i vërtetë dhe kurrsesi mos t’ju mashtrojë jeta në këtë botë dhe le të mos ju gënjejë djalli në besimin tuaj në All-llahun.”

(el-Fatir, 5)

“Ju preokupon shumimi i pasurisë. Derisa të shkoni në varre. Mirë, do ta merrni vesh! Edhe një herë ani! Me siguri do ta dini! Po si jo! Sikur ta dinit, me siguri dhe me bindje.”

(et-Tekathur, 1-5)

“Jeta në këtë botë s’është kurrgjë tjetër, përveç zbavitje dhe lojë, vetëm bota tjetër është jetë e vërtetë, sikur ta dinin!”

(el-Ankebut, 64)

Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura, ndërsa sa u përket haditheve, ato janë më shumë , prandaj do t’i theksojmë vetëm disa prej tyre:

Hadithi 467 Transmetohet nga el-Mustevrid ibn Shedadi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kjo botë (dunjaja) ndaj botës tjetër (Ahiretit) është sikur kur njëri prej jush ta vendosë gishtin e tij në det, pastaj le të shikojë me çka i kthehet (nga uji i detit).” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 468 Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kaloi nëpër treg, kurse njerëzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranë një cjapi të ngordhur me veshë të vegjël, e kapi për veshi dhe tha: “Cili prej jush dëshiron ta marrë për një dirhem?” I thanë: “Askush prej nesh nuk jep për të asgjë, çka mund të bëjmë me te?” Pastaj tha: “A doni të jetë juaji?” Thanë: “Pasha All-llahun, edhe të ishte i gjallë, ishte me të meta, me veshë të vegjël, e lëre më i ngordhur!” Atëherë tha: “Pasha All-llahun, kjo botë, vërtet për All-llahun është më e pavlefshme sesa ky (cjap) për ju.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 469 Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. të ketë thënë: “Isha duke shkuar me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nëpër një tokë me gurë të zi në Medine derisa u drejtuam nga Uhudi, atëherë më tha: “O Ebu Dherr.” I thashë: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nuk gëzohem të kem ar sa ky Uhudi e të kalojnë tek tri ditë, e nga ai të mbetet vetëm një dinar, vetëm nëse kam të paguaj borxh, ose që me të t’u flas robërve të All-llahut (njerëzve) kështu, kështu dhe kështu të jetë nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa.” Pastaj eci (Pejgamberi) dhe më tha: “Vërtet, ata që kanë shumë, në Ditën e Gjykimit do të kenë pak, përveç nëse thonë (veprojnë) me pasurinë kështu, kështu dhe kështu është edhe nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa, por të këtillët janë pak.” Pastaj më tha: “Qëndro në atë vend, mos lëviz askund derisa të kthehem!” Pastaj u nis nëpër errësirë të natës derisa nuk dukej, atëherë dëgjova një zë të lartë, unë u frikësova se mos e sulmoi dikush Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe dëshiroja t’i shkoj, mirëpo m’u kujtua fjala e tij “mos lëviz askund derisa të kthehem”, andaj nuk lëviza derisa erdhi. Atëherë i thashë: “Unë dëgjova një zë, nga i cili u frikësova..”. dhe ia shpjegova... ndërsa ai më tha: “A e ke dëgjuar?” I thashë: “Po.” Tha: “Ai ishte Xhibrili, më erdhi dhe më tha: “Kush vdes prej umetit tënd duke mos i shoqëruar All-llahut asgjë, do të hyjë në Xhenet.” I thashë: “A edhe nëse ka bërë prostitucion (zina) dhe nëse ka vjedhur? Tha: “Edhe nëse ka bërë prostitucion dhe nëse ka vjedhur.” Share

(Muttefekun alejhi, ky citat është i Buhariut)

Hadithi 470 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzo-hesha sikur të mos kalojnë tri ditë e tek unë të mos mbetet asgjë, përveç diçka për ta paguar borxhin.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 473 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet, unë i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfërit që nuk kanë pasur shtëpi, andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së alejhis-selamit) asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mbulesë të gjatë të trupit), por vetëm ndërresë (çarçaf për mbulimin prej mesit e teposhtë) ose vetëm këmishë të thjeshtë të lidhur për qafe. Ato, disa-ve iu arrinin deri nën gjunj, kurse disave deri në nyell të këmbëve, të cilat e mbanin me dorë nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).” Share

(Transmeton Buhariu)

Hadithi 477 Transmetohet nga en-Nu’man ibn Beshiri r.a. se ka thënë: “Umer ibn el-Hattabi r.a. foli për fitimin e njerëzve nga të mirat në këtë botë dhe tha: “Vërtet e kam parë të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. gjatë tërë ditës (me bark) të përkulur (nga uria), nuk kishte as hurma të këqija, që ta mbushte barkun e tij.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 478 Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Ndërroi jetë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse në shtëpinë (dhomën) time nuk kishte asgjë që mund të hante ai që ka mëlçi (njeri, kafshë etj.) përveç pak elb në raftin tim, e mora dhe hëngra prej tij mjaft gjatë, pastaj e mata dhe ai u harxhua.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 483 Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos u thelloni (mos u merrni shumë) në pasuri të patundshme, që të mos dashuroheni me këtë botë.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)

Hadithi 489 Transmetohet nga Ka’b ibn Maliku r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm sesa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë (autoritet) fesë së tij.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

Hadithi 492 Transmetohet nga Ibni Abbasi dhe ‘Imran ibn el-Husajni r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kam shikuar në Xhenet dhe kam parë se shumica e xhenetlinjve janë të varfrit (e kësaj bote), dhe kam shikuar në Xhehenem dhe kam parë se shumica e tyre janë gra.” Share

(Muttefekun alejhi, nga transmetimi i Ibni Abbasit, po ashtu e transmeton Buhariu nga transmetimi i Imran ibn el-Husajnit)