Libri Rijadus Salihin

Kategoria ZBUKURIMI I ZËRIT GJATË LEXIMIT TË KUR’ANIT

Hadithi 1011 Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “All-llahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgamberit, që me zë të bukur, të lartë e melodik ta lexojë Kur’anin.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1013 Berra bin Azibi r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke lexuar në namazin e jacisë “Vettini. Vezzejtuni.” Unë nuk kam dëgjuar zë më të bukur se zërin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Share

(Muttefekun alejhi)