Surja Fatiha indeksuar me numër 1 , numri i ajeteve 7
1 Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
BISMI ELLAHI ER-REHMANI ER-REHIMI
2 Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
EL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
3 Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
ER-REHMANI ER-REHIMI
4 Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
MALIKI JEWMI ED-DINI
5 Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
‘IJAKE NA’BUDU WE ‘IJAKE NESTA’INU
6 Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
EHDINA ES-SIRATEL-MUSTEKIME
7 Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
SIRATEL-LEDHINE ‘EN’AMTE ‘ALEJHIM GAJRIL-MEGDUBI ‘ALEJHIM WE LA ED-DALLINE