Surja Rum indeksuar me numër 30 , numri i ajeteve 60
1 Elif, Lam, Mim.
‘ELIF-LAM-MIM
2 Bizantinët (rumët) u mundën,
GULIBETI ER-RUMU
3 në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
FI ‘EDNAL-’ERDI WE HUM MIN BA’DI GALEBIHIM SEJEGLIBUNE
4 brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
FI BID’I SININE LILLAHIL-’EMRU MIN KABLU WE MIN BA’DU WE JEWME’IDHIN JEFREHUL-MU’UMINUNE
5 për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
BINESRI ELLAHI JENSURU MEN JESHA’U WE HUWEL-’AZIZU ER-REHIMU
6 Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
WA’DEL-LAHI LA JUHLIFU ELLAHU WA’DEHU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
7 Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
JA’LEMUNE DHAHIRÆN MINEL-HEJÆTI ED-DUNJA WE HUM ‘ANIL-’AHIRETI HUM GAFILUNE
8 Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).
‘EWELEM JETEFEKKERU FI ‘ENFUSIHIM MA HALEKAL-LAHU ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE MA BEJNEHUMA ‘ILLA BIL-HEKKI WE ‘EXHELIN MUSEMMEN WE ‘INNE KETHIRÆN MINE EN-NASI BILIKA’I RABBIHIM LEKAFIRUNE
9 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t'ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë.
‘EWELEM JESIRU FIL-’ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM KANU ‘ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE ‘ETHARUL-’ERDE WE ‘AMERUHA ‘EKTHERE MIMMA ‘AMERUHA WE XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
10 Mandej përfundimi i atyre që bënë punë të këqija ishte më i keqi, për shkak se argumentet e All-llahut i përgënjeshtruan dhe talleshin me to.
THUMME KANE ‘AKIBETEL-LEDHINE ‘ESA’U ES-SU’A ‘EN KEDHDHEBU BI’AJATI ELLAHI WE KANU BIHA JESTEHZI’UN
11 All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.
ELLAHU JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU THUMME ‘ILEJHI TURXHA’UNE
12 E ditën kur të ndodhë kijameti, kriminelët heshtin.
WE JEWME TEKUMU ES-SA’ATU JUBLISUL-MUXHRIMUNE
13 Ata nuk do të kenë ndërmjetësues (ndihmëtarë) prej shokëve (zotave) të tyre, e me shokët (zotat) e tyre ata ishin jobesimtarë.
WE LEM JEKUN LEHUM MIN SHUREKA’IHIM SHUFA’A’U WE KANU BISHUREKA’IHIM KAFIRINE
14 Dhe ditën kur të ndodhë kijameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit).
WE JEWME TEKUMU ES-SA’ATU JEWME’IDHIN JETEFERREKUNE
15 E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit).
FE’EMMAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FEHUM FI REWDETIN JUHBERUNE
16 E për sa u përket atyre që nuk besuan, dhe i bënë të rreme argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë mundime (azab) të vazhdueshme.
WE ‘EMMAL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA WE LIKA’IL-’AHIRETI FE’ULA’IKE FIL-’ADHABI MUHDERUNE
17 Atëherë, All-llahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi.
FESUBHANEL-LAHI HINE TUMSUNE WE HINE TUSBIHUNE
18 Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.
WE LEHUL-HEMDU FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE ‘ASHIJÆN WE HINE TUDHHIRUNE
19 Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).
JUHRIXHUL-HEJJE MINEL-MEJJITI WE JUHRIXHUL-MEJJITE MINEL-HEJJI WE JUHJIL-’ERDE BA’DE MEWTIHA WE KEDHELIKE TUHREXHUNE
20 Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
WE MIN ‘AJATIHI ‘EN HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME ‘IDHA ‘ENTUM BESHERUN TENTESHIRUNE
21 Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
WE MIN ‘AJATIHI ‘EN HALEKA LEKUM MIN ‘ENFUSIKUM ‘EZWAXHÆN LITESKUNU ‘ILEJHA WE XHE’ALE BEJNEKUM MEWEDDETEN WE REHMETEN ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
22 Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
WE MIN ‘AJATIHI HALKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE EHTILAFU ‘ELSINETIKUM WE ‘ELWANIKUM ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIL’ALIMINE
23 Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.
WE MIN ‘AJATIHI MENAMUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE EBTIGA’UUKUM MIN FEDLIHI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JESMA’UNE
24 Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton vetëtimën edhe si frikë edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di të mendojë.
WE MIN ‘AJATIHI JURIKUMUL-BERKA HAWFÆN WE TEMA’ÆN WE JUNEZZILU MINE ES-SEMA’I MA’EN FEJUHJI BIHIL-’ERDE BA’DE MEWTIHA ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JA’KILUNE
25 Nga argumentet e Tij është që me fuqinë e Tij bëri të qëndrojë (pa shtyllë) qielli e Toka, mandej kur t'ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni.
WE MIN ‘AJATIHI ‘EN TEKUME ES-SEMA’U WEL-’ERDU BI’EMRIHI THUMME ‘IDHA DA’AKUM DA’WETEN MINEL-’ERDI ‘IDHA ‘ENTUM TEHRUXHUNE
26 E Tij është ç'ka në qiej e në tokë dhe të gjithë vetëm Atij i përulen.
WE LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI KULLUN LEHU KANITUNE
27 Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti.
WE HUWEL-LEDHI JEBDE’UL-HALKA THUMME JU’IDUHU WE HUWE ‘EHWENU ‘ALEJHI WE LEHUL-METHELUL-’A’LA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
28 Ai (Zoti) ju jep një shembull nga vetë ju; a i keni shokë (ortakë) ata që janë në posedim tuaj (shërbëtorët), në atë që Ne ua dhamë juve (në pronësi), që të jeni ju dhe ata të barabartë në të, (në përdorimin e saj) e të frikësoheni prej tyre (se po marrin kompetencë) si frikësoheni ju në mes vete. (Ju nuk pranoni ortakë shërbëtorët tuaj, të jeni të barabartë, nuk kini frikën e tyre, e si më përshkruani Mua ortak)? Ne kështu u sqarojmë faktet njerëzve që janë të zotët e mendjes.
DEREBE LEKUM METHELÆN MIN ‘ENFUSIKUM HEL LEKUM MIN MA MELEKET ‘EJMANUKUM MIN SHUREKA’E FI MA REZEKNAKUM FE’ENTUM FIHI SEWA’UN TEHAFUNEHUM KEHIFETIKUM ‘ENFUSEKUM KEDHALIKE NUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JA’KILUNE
29 Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet. Po kush mund ta vërë në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka lënë të humbur, e ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
BEL ETTEBE’AL-LEDHINE DHELEMU ‘EHWA’EHUM BIGAJRI ‘ILMIN FEMEN JEHDI MEN ‘EDELLEL-LAHU WE MA LEHUM MIN NASIRINE
30 Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
FE’EKIM WEXHHEKE LILDDINI HENIFÆN FITRETEL-LAHI ELLETI FETERE EN-NASE ‘ALEJHA LA TEBDILE LIHALKI ELLAHI DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
31 (përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët.
MUNIBINE ‘ILEJHI WE ETTEKUHU WE ‘EKIMU ES-SELÆTE WE LA TEKUNU MINEL-MUSHRIKINE
32 Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.
MINEL-LEDHINE FERREKU DINEHUM WE KANU SHIJA’ÆN KULLU HIZBIN BIMA LEDEJHIM FERIHUNE
33 Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij, e kur Ai nga të mirat e veta u shijon atyre, ja, që një grup prej tyre i përshkruajnë shok Zotit të vet.
WE ‘IDHA MESSE EN-NASE DURRUN DE’AW REBBEHUM MUNIBINE ‘ILEJHI THUMME ‘IDHA ‘EDHAKAHUM MINHU REHMETEN ‘IDHA FERIKUN MINHUM BIREBBIHIM JUSHRIKUNE
34 Le të mohojnë atë që Ne u kemi dhënë, pra kënaquni, e më vonë do ta kuptoni.
LIJEKFURU BIMA ‘ATEJNAHUM FETEMETTA’U FESEWFE TA’LEMUNE
35 A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që ia vërteton (flet) për atë që ata Mua më përshkruajnë shok?
‘EM ‘ENZELNA ‘ALEJHIM SULTANÆN FEHUWE JETEKELLEMU BIMA KANU BIHI JUSHRIKUNE
36 E kur Ne u japim njerëzve begati të mira, ata u gëzohen atyre, e nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprimit të tyre, atëherë ata e humbin shpresën.
WE ‘IDHA ‘EDHEKNA EN-NASE REHMETEN FERIHU BIHA WE ‘IN TUSIBHUM SEJJI’ETUN BIMA KADDEMET ‘EJDIHIM ‘IDHA HUM JEKNETUNE
37 Vallë, po a nuk shohin ata se All-llahu i jep furnizim të mjaftueshëm atij që do Ai dhe ia pakëson. Në këtë, për një popull që beson, ka argument.
‘EWELEM JEREW ‘ENNEL-LAHE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U WE JEKDIRU ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JU’UMINUNE
38 Andaj, jepja të afërmit atë që i takon, e edhe të varfërit edhe udhëtarit, e kjo është shumë më e dobishme për ata që veprojnë për hir të All-llahut dhe të tillët janë ata të shpëtuarit.
FE’ATI DHAL-KURBA HEKKAHU WEL-MISKINE WE EBNE ES-SEBILI DHALIKE HAJRUN LILLEDHINE JURIDUNE WEXHHEL-LAHI WE ‘ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
39 Dhe çka të jepni nga pasuria për ta shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek All-llahu, e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t'i afroheni All-llahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).
WE MA ‘ATEJTUM MIN RIBÆN LIJERBUWA FI ‘EMWALI EN-NASI FELA JERBU ‘INDEL-LAHI WE MA ‘ATEJTUM MIN ZEKÆTIN TURIDUNE WEXHHEL-LAHI FE’ULA’IKE HUMUL-MUD’IFUNE
40 All-llahu është Ai që ju krijoi, që ju furnizoi, që ju bën të vdisni e pastaj ju ngjall. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër është Ai, i pa të meta, i madhëruar është Ai nga çka ata ia mveshin dhe trillojnë.
ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM THUMME REZEKAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM HEL MIN SHUREKA’IKUM MEN JEF’ALU MIN DHALIKUM MIN SHEJ’IN SUBHANEHU WE TA’ALA ‘AMMA JUSHRIKUNE
41 Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).
DHEHEREL-FESADU FIL-BERRI WEL-BEHRI BIMA KESEBET ‘EJDI EN-NASI LIJUDHIKAHUM BA’DEL-LEDHI ‘AMILU LE’ALLEHUM JERXHI’UNE
42 Thuaj: "Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë".
KUL SIRU FIL-’ERDI FANDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLU KANE ‘EKTHERUHUM MUSHRIKINE
43 Ti përmbaju fuqimisht fesë së drejtë, para se të vijë dita që nuk ka kthim, pse prej All-llahut është caktuar, atë ditë ata (njerëzit) ndahen.
FE’EKIM WEXHHEKE LILDDINIL-KAJJIMI MIN KABLI ‘EN JE’TIJE JEWMUN LA MEREDDE LEHU MINEL-LAHI JEWME’IDHIN JESSEDDA’UNE
44 Kush nuk besoi, barrën e mosbesimit të vet e ka kundër vetes, e kush bëri punë të mirë, ata vetvetes i përgatitën vendin (xhennetin).
MEN KEFERE FE’ALEJHI KUFRUHU WE MEN ‘AMILE SALIHÆN FELI’ENFUSIHIM JEMHEDUNE
45 Që t'i shpërblejë Ai (All-llahu) nga të mirat e veta, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.
LIJEXHZIJEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI MIN FEDLIHI ‘INNEHU LA JUHIBBUL-KAFIRINE
46 Nga argumentet e Tij është edhe: që Ai t'i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t'ua shijojë juve nga mëshira e vet (shiun); dhe që të lundrojnë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju të jeni mirënjohës.
WE MIN ‘AJATIHI ‘EN JURSILE ER-RIJAHE MUBESHSHIRATIN WE LIJUDHIKAKUM MIN REHMETIHI WE LITEXHRIJEL-FULKU BI’EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE’ALLEKUM TESHKURUNE
47 Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
WE LEKAD ‘ERSELNA MIN KABLIKE RUSULÆN ‘ILA KAWMIHIM FEXHA’UHUM BIL-BEJJINATI FANTEKAMNA MINEL-LEDHINE ‘EXHREMU WE KANE HEKKÆN ‘ALEJNA NESRUL-MU’UMININE
48 All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë, i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.
ELLAHUL-LEDHI JURSILU ER-RIJAHE FETUTHIRU SEHABÆN FEJEBSUTUHU FI ES-SEMA’I KEJFE JESHA’U WE JEXH’ALUHU KISEFÆN FETERAL-WEDKA JEHRUXHU MIN HILALIHI FE’IDHA ‘ESABE BIHI MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI ‘IDHA HUM JESTEBSHIRUNE
49 Edhe pse para se t'u binte (shiu) atyre, ata para tij ishin të dëshpëruar.
WE ‘IN KANU MIN KABLI ‘EN JUNEZZELE ‘ALEJHIM MIN KABLIHI LEMUBLISINE
50 Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.
FANDHUR ‘ILA ‘ATHARI REHMETI ELLAHI KEJFE JUHJIL-’ERDE BA’DE MEWTIHA ‘INNE DHALIKE LEMUHJIL-MEWTA WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
51 E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).
WE LE’IN ‘ERSELNA RIHÆN FERE’EWHU MUSFERRÆN LEDHELLU MIN BA’DIHI JEKFURUNE
52 Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t'i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëtit të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.
FE’INNEKE LA TUSMI’UL-MEWTA WE LA TUSMI’U ES-SUMME ED-DU’A’E ‘IDHA WE LLEW MUDBIRINE
53 Dhe as që je ti udhëzues i të verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.
WE MA ‘ENTE BIHADIL-’UMJI ‘AN DELALETIHIM ‘IN TUSMI’U ‘ILLA MEN JU’UMINU BI’AJATINA FEHUM MUSLIMUN
54 All-llahu është Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.
ELLAHUL-LEDHI HALEKAKUM MIN DA’FIN THUMME XHE’ALE MIN BA’DI DA’FIN KUWETEN THUMME XHE’ALE MIN BA’DI KUWETIN DA’FÆN WE SHEJBETEN JEHLUKU MA JESHA’U WE HUWEL-’ALIMUL-KADIRU
55 E ditën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në Dunja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.
WE JEWME TEKUMU ES-SA’ATU JUKSIMUL-MUXHRIMUNE MA LEBITHU GAJRE SA’ATIN KEDHALIKE KANU JU’UFEKUNE
56 E atyre që u është dhënë dija dhe besimi thonë: "Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!"
WE KALEL-LEDHINE ‘UTUL-’ILME WEL-’IMANE LEKAD LEBITHTUM FI KITABI ELLAHI ‘ILA JEWMIL-BA’THI FEHEDHA JEWMUL-BA’THI WE LEKINNEKUM KUNTUM LA TA’LEMUNE
57 E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.
FEJEWME’IDHIN LA JENFA’UL-LEDHINE DHELEMU MA’DHIRETUHUM WE LA HUM JUSTA’TEBUNE
58 Ne në këtë Kur'an u kemi sjellë njerëzve nga të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t'u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thonin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni tjetër veçse mashtrues (gënjeshtarë).
WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR’ANI MIN KULLI METHELIN WE LE’IN XHI’TEHUM BI’AJETIN LEJEKULENNEL-LEDHINE KEFERU ‘IN ‘ENTUM ‘ILLA MUBTILUNE
59 Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.
KEDHALIKE JETBA’U ELLAHU ‘ALA KULUBIL-LEDHINE LA JA’LEMUNE
60 Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.
FASBIR ‘INNE WA’DEL-LAHI HEKKUN WE LA JESTEHIFFENNEKEL-LEDHINE LA JUKINUNE