Surja Zumer indeksuar me numër 39 , numri i ajeteve 75
1 Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-’AZIZIL-HEKIMI
2 Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
‘INNA ‘ENZELNA ‘ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI FA’BUDI ELLAHE MUHLISÆN LEHU ED-DINE
3 Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar.
‘ELA LILLAHI ED-DINUL-HALISU WEL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNIHI ‘EWLIJA’E MA NA’BUDUHUM ‘ILLA LIJUKARRIBUNA ‘ILA ELLAHI ZULFA ‘INNALL-LLAHE JEHKUMU BEJNEHUM FI MA HUM FIHI JEHTELIFUNE ‘INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN HUWE KADHIBUN KEFFARUN
4 Sikur të kishte dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjedhte atë që dëshiron nga çka Ai vetë krijon. I pastër është Ai! Ai është All-llahu, i vetmi, i fuqishmi!
LEW ‘ERADEL-LAHU ‘EN JETTEHIDHE WELEDÆN LASTEFA MIMMA JEHLUKU MA JESHA’U SUBHANEHU HUWEL-LAHUL-WAHIDUL-KAHHARU
5 Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE BIL-HEKKI JUKEWWIRUL-LEJLE ‘ALA EN-NEHARI WE JUKEWWIRU EN-NEHARE ‘ALEL-LEJLI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI’XHELIN MUSEMMEN ‘ELA HUWEL-’AZIZUL-GAFFARU
6 Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka zot tjetër pos Tij. E si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)?
HALEKAKUM MIN NEFSIN WAHIDETIN THUMME XHE’ALE MINHA ZEWXHEHA WE ‘ENZELE LEKUM MINEL-’EN’AM THEMANIJETE ‘EZWAXHIN JEHLUKUKUM FI BUTUNI ‘UMMEHATIKUM HALKÆN MIN BA’DI HALKIN FI DHULUMATIN THELATHIN DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LEHUL-MULKU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE FE’ENNA TUSREFUNE
7 Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e Ai do t'ju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat.
‘IN TEKFURU FE’INNALL-LLAHE GANIJUN ‘ANKUM WE LA JERDA LI’IBADIHIL-KUFRE WE ‘IN TESHKURU JERDEHU LEKUM WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE ‘UHRA THUMME ‘ILA RABBIKUM MERXHI’UKUM FEJUNEBBI’UKUM BIMA KUNTUM TA’MELUNE ‘INNEHU ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
8 E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron atë që më parë i është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!"
WE ‘IDHA MESSEL-’INSANE DURRUN DA’A REBBEHU MUNIBÆN ‘ILEJHI THUMME ‘IDHA HAWWELEHU NI’METEN MINHU NESIJE MA KANE JED’U ‘ILEJHI MIN KABLU WE XHE’ALE LILLAHI ‘ENDADÆN LIJUDILLE ‘AN SEBILIHI KUL TEMETTA’ BIKUFRIKE KALILÆN ‘INNEKE MIN ‘ESHABI EN-NARI
9 (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.
‘EMMEN HUWE KANITUN ‘ANA’EL-LEJLI SAXHIDÆN WE KA’IMÆN JEHDHERUL-’AHIRETE WE JERXHU REHMETE RABBIHI KUL HEL JESTEWIL-LEDHINE JA’LEMUNE WEL-LEDHINE LA JA’LEMUNE ‘INNEMA JETEDHEKKERU ‘ULUL-’ELBABI
10 Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!"
KUL JA ‘IBADIL-LEDHINE ‘AMENU ETTEKU REBBEKUM LILLEDHINE ‘EHSENU FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETUN WE ‘ERDU ELLAHI WASI’ATUN ‘INNEMA JUWEFFA ES-SABIRUNE ‘EXHREHUM BIGAJRI HISABIN
11 Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!"
KUL ‘INNI ‘UMIRTU ‘EN ‘A’BUDEL-LAHE MUHLISÆN LEHU ED-DINE
12 Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve!
WE ‘UMIRTU LI’N ‘EKUNE ‘EWWELEL-MUSLIMINE
13 Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim."
KUL ‘INNI ‘EHAFU ‘IN ‘ASEJTU RABBI ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN
14 Thuaj: "Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim."
KULI ELLAHE ‘A’BUDU MUHLISÆN LEHU DINI
15 E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!" Thuaj: "Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë."
FA’BUDU MA SHI’TUM MIN DUNIHI KUL ‘INNEL-HASIRINEL-LEDHINE HASIRU ‘ENFUSEHUM WE ‘EHLIHIM JEWMEL-KIJAMETI ‘ELA DHALIKE HUWEL-HUSRANUL-MUBINU
16 Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!"
LEHUM MIN FEWKIHIM DHULELUN MINE EN-NARI WE MIN TEHTIHIM DHULELUN DHALIKE JUHAWWIFU ELLAHU BIHI ‘IBADEHU JA ‘IBADI FE ETTEKUNI
17 Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe iu drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoji pra robërit e Mi!
WEL-LEDHINE EXHTENEBUT-TAGUTE ‘EN JA’BUDUHA WE ‘ENABU ‘ILA ELLAHI LEHUMUL-BUSHRA FEBESHSHIR ‘IBADI
18 Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.
EL-LEDHINE JESTEMI’UNEL-KAWLE FEJETTEBI’UNE ‘EHSENEHU ‘ULA’IKEL-LEDHINE HEDAHUMU ELLAHU WE ‘ULA’IKE HUM ‘ULUL-’ELBABI
19 E, atij që i është përcaktuar vendimi për dënim, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit?
‘EFEMEN HEKKA ‘ALEJHI KELIMETUL-’ADHABI ‘EFE’ENTE TUNKIDHU MEN FI EN-NARI
20 Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
LEKINIL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM LEHUM GUREFUN MIN FEWKIHA GUREFUN MEBNIJETUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU WA’DEL-LAHI LA JUHLIFU ELLAHUL-MI’AD
21 A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhur dhe pastaj e bën atë të llomitur. S'ka dyshim se në këtë ka argument për të zotët e mendjes.
‘ELEM TERA ‘ENNEL-LAHE ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FESELEKEHU JENABI’A FIL-’ERDI THUMME JUHRIXHU BIHI ZER’ÆN MUHTELIFÆN ‘ELWANUHU THUMME JEHIXHU FETERAHU MUSFERRÆN THUMME JEXH’ALUHU HUTAMÆN ‘INNE FI DHALIKE LEDHIKRA LI’WLIL-’ELBABI
22 Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
‘EFEMEN SHEREHEL-LAHU SEDREHU LIL’ISLAMI FEHUWE ‘ALA NURIN MIN RABBIHI FEWEJLUN LILKASIJETI KULUBUHUM MIN DHIKRI ELLAHI ‘ULA’IKE FI DELALIN MUBININ
23 All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
ELLAHU NEZZELE ‘EHSENEL-HEDITHI KITABÆN MUTESHABIHÆN METHANIJE TEKSHA’IRRU MINHU XHULUDUL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM THUMME TELINU XHULUDUHUM WE KULUBUHUM ‘ILA DHIKRI ELLAHI DHALIKE HUDA ELLAHI JEHDI BIHI MEN JESHA’U WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
24 E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kijametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: "Përjetoni të keqen e asaj që punuat!"
‘EFEMEN JETTEKI BIWEXHHIHI SU’EL-’ADHABI JEWMEL-KIJAMETI WE KILE LILDHDHALIMINE DHUKU MA KUNTUM TEKSIBUNE
25 Edhe ata para tyre përgënjeshtruan (pejgamberët), por u erdhi ndëshkimi nga nuk e menduan.
KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE’ETAHUMUL-’ADHABU MIN HEJTHU LA JESH’URUNE
26 All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.
FE’EDHAKAHUMU ELLAHUL-HIZJE FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE LE’ADHABUL-’AHIRETI ‘EKBERU LEW KANU JA’LEMUNE
27 Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
WE LEKAD DEREBNA LILNNASI FI HADHAL-KUR’ANI MIN KULLI METHELIN LE’ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
28 Duke qenë Kur'ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
KUR’ANÆN ‘AREBIJÆN GAJRE DHI ‘IWEXHIN LE’ALLEHUM JETTEKUNE
29 All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por ç'bën shumica e tyre nuk e dinë.
DEREBEL-LAHU METHELÆN REXHULÆN FIHI SHUREKA’U MUTESHAKISUNE WE REXHULÆN SELEMÆN LIREXHULIN HEL JESTEWIJANI METHELÆNL-HEMDU LILLAHI BEL ‘EKTHERUHUM LA JA’LEMUNE
30 Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur.
‘INNEKE MEJJITUN WE ‘INNEHUM MEJJITUNE
31 E pastaj, në ditën e kijametit pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete e Ai gjykon.
THUMME ‘INNEKUM JEWMEL-KIJAMETI ‘INDE RABBIKUM TEHTESIMUNE
32 E kush është më mëkatar se ai që e flet të pavërtetën ndaj All-llahut dhe se ai që kur i erdhi e vërteta (Kur'ani), e përgënjeshtroi? A nuk është në xhehennem vendqëndrimi për jobesimtarët?
FEMEN ‘EDHLEMU MIMMEN KEDHEBE ‘ALA ELLAHI WE KEDHDHEBE BIS-SIDKI ‘IDH XHA’EHU ‘ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILKAFIRINE
33 E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë ata të ruajturit.
WEL-LEDHI XHA’E BIS-SIDKI WE SEDDEKA BIHI ‘ULA’IKE HUMUL-MUTTEKUNE
34 Ata te Zoti i tyre kanë çkado që dëshirojnë, e ai është shpërblimi i bamirësve.
LEHUM MA JESHA’UNE ‘INDE RABBIHIM DHALIKE XHEZA’UL-MUHSININE
35 All-llahu do t'ua shlyejë atyre edhe më të keqen që e punuan dhe do t'u japë shpërblime më të mira për atë që punuan.
LIJUKEFFIREL-LAHU ‘ANHUM ‘ESWE’EL-LEDHI ‘AMILU WE JEXHZIJEHUM ‘EXHREHUM BI’EHSENIL-LEDHI KANU JA’MELUNE
36 A nuk është All-llahu që i mjafton robit të vet (Muhammedit)? E ata të frikësojnë ty me të tjerët pos Tij. Po atë që e ka humbur All-llahu, për të nuk ka udhëzues!
‘ELEJSEL-LAHU BIKAFIN ‘ABDEHU WE JUHAWWIFUNEKE BIEL-LEDHINE MIN DUNIHI WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
37 Atë që All-llahu e drejton, atë nuk ka kush që mund ta humbë; a nuk është All-llahu i gjithëfuqishëm që ndërmerr ndëshkime?
WE MEN JEHDI ELLAHU FEMA LEHU MIN MUDILLIN ‘ELEJSEL-LAHU BI’AZIZIN DHI ENTIKAMIN
38 Po nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën, sigurisht ata do të thonë: "All-llahu!" Ti thuaju: "Më tregoni pra, për ata që i adhuroni pos All-llahut, nëse All-llahu më godet mua me ndonjë të keqe, a mund ta largojnë ata atë të keqe, ose nëse All-llahu dëshiron ndonjë të mirë ndaj meje, a mund ta pengojnë ata të mirën e Tij?" Thuaju: "Mua më mjafton All-llahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit".
WE LE’IN SE’ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE LEJEKULUNNEL-LAHU KUL ‘EFERE’EJTUM MA TED’UNE MIN DUNI ELLAHI ‘IN ‘ERADENIJEL-LAHU BIDURRIN HEL HUNNE KASHIFATU DURRIHI ‘EW ‘ERADENI BIREHMETIN HEL HUNNE MUMSIKATU REHMETIHI KUL HESBIJEL-LAHU ‘ALEJHI JETEWEKKELUL-MUTEWEKKILUNE
39 Thuaj: "O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unë veproj sipas times e më vonë do ta dini,"
KUL JA KAWMI A’MELU ‘ALA MEKANETIKUM ‘INNI ‘AMILUN FESEWFE TA’LEMUNE
40 "se cilit do t'i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!"
MEN JE’TIHI ‘ADHABUN JUHZIHI WE JEHILLU ‘ALEJHI ‘ADHABUN MUKIMUN
41 Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
‘INNA ‘ENZELNA ‘ALEJKEL-KITABE LILNNASI BIL-HEKKI FEMENI EHTEDA FELINEFSIHI WE MEN DELLE FE’INNEMA JEDILLU ‘ALEJHA WE MA ‘ENTE ‘ALEJHIM BIWEKILIN
42 All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
ELLAHU JETEWEFFAL-’ENFUSE HINE MEWTIHA WE E-ETI LEM TEMUT FI MENAMIHA FEJUMSIKU ELLETI KADA ‘ALEJHAL-MEWTE WE JURSILUL-’UHRA ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
43 A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë".
‘EMI ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI SHUFA’A’E KUL ‘EWELEW KANU LA JEMLIKUNE SHEJ’ÆN WE LA JA’KILUNE
44 Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni".
KUL LILLAHI ESH-SHEFA’ATU XHEMI’ÆN LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI THUMME ‘ILEJHI TURXHA’UNE
45 Kur përmendet vetëm All-llahu, zemrat e atyre që nuk besojnë botën tjetër neveriten, e kur përmenden, përveç Atij, të tjerë, ata gëzohen.
WE ‘IDHA DHUKIREL-LAHU WEHDEHU ESHME’EZZET KULUBUL-LEDHINE LA JU’UMINUNE BIL-’AHIRETI WE ‘IDHA DHUKIREL-LEDHINE MIN DUNIHI ‘IDHA HUM JESTEBSHIRUNE
46 Thuaj: "O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin".
KULIL-LEHUMME FATIRE ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘ALIMEL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI ‘ENTE TEHKUMU BEJNE ‘IBADIKE FI MA KANU FIHI JEHTELIFUNE
47 E sikur të ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo çka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t'i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t'u prezentohet (lloji i dënimit), çka as nuk kanë mundur ta mendojnë.
WE LEW ‘ENNE LILLEDHINE DHELEMU MA FIL-’ERDI XHEMI’ÆN WE MITHLEHU ME’AHU LAFTEDEW BIHI MIN SU’IL-’ADHABI JEWMEL-KIJAMETI WE BEDA LEHUM MINEL-LAHI MA LEM JEKUNU JEHTESIBUNE
48 Dhe do t'u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar dhe i përfshin ata ajo me të cilën talleshin.
WE BEDA LEHUM SEJJI’ATU MA KESEBU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
49 Kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: "Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime!" Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.
FE’IDHA MESSEL-’INSANE DURRUN DA’ANA THUMME ‘IDHA HAWWELNAHU NI’METEN MINNA KALE ‘INNEMA ‘UTITUHU ‘ALA ‘ILMIN BEL HIJE FITNETUN WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
50 Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.
KAD KALEHAL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEMA ‘EGNA ‘ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
51 Ata i goditën të këqijat që i kishin punuar. Edhe prej këtyre, ata që bënë zullum do t'i godasin të këqijat e veprave të tyre dhe nuk mund t'i shpëtojnë asaj (goditjeje).
FE’ESABEHUM SEJJI’ATU MA KESEBU WEL-LEDHINE DHELEMU MIN HA’UULA’ SEJUSIBUHUM SEJJI’ATU MA KESEBU WE MA HUM BIMU’XHIZINE
52 A nuk e dinë ata se All-llahu i jep furnizim të plotë atij që do, e edhe i jep pak atij që do. Edhe në këto ekzistojnë fakte për një popull që beson.
‘EWELEM JA’LEMU ‘ENNEL-LAHE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA’U WE JEKDIRU ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LIKAWMIN JU’UMINUNE
53 Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!"
KUL JA ‘IBADIL-LEDHINE ‘ESREFU ‘ALA ‘ENFUSIHIM LA TEKNETU MIN REHMETI ELLAHI ‘INNALL-LLAHE JEGFIRU EDH-DHUNUBE XHEMI’ÆN ‘INNEHU HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
54 Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë.
WE ‘ENIBU ‘ILA RABBIKUM WE ‘ESLIMU LEHU MIN KABLI ‘EN JE’TIJEKUMUL-’ADHABU THUMME LA TUNSERUNE
55 Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini.
WE ETTEBI’U ‘EHSENE MA ‘UNZILE ‘ILEJKUM MIN RABBIKUM MIN KABLI ‘EN JE’TIJEKUMUL-’ADHABU BEGTETEN WE ‘ENTUM LA TESH’URUNE
56 Dhe të mos thotë ndokush: "O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!"
‘EN TEKULE NEFSUN JA HESRETA ‘ALA MA FERRETTU FI XHENBI ELLAHI WE ‘IN KUNTU LEMINE ES-SAHIRINE
57 Ose të mos thotë: "Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!"
‘EW TEKULE LEW ‘ENNEL-LAHE HEDANI LEKUNTU MINEL-MUTTEKINE
58 Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: "Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!"
‘EW TEKULE HINE TERAL-’ADHABE LEW ‘ENNE LI KERRETEN FE’EKUNE MINEL-MUHSININE
59 Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.
BELA KAD XHA’ETKE ‘AJATI FEKEDHDHEBTE BIHA WE ESTEKBERTE WE KUNTE MINEL-KAFIRINE
60 E ata që bënë gënjeshtër ndaj All-llahut, do t'i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehennem vendi i arrogantëve?
WE JEWMEL-KIJAMETI TERAL-LEDHINE KEDHEBU ‘ALA ELLAHI WUXHUHUHUM MUSWEDDETUN ‘ELEJSE FI XHEHENNEME METHWEN LILMUTEKEBBIRINE
61 Ndërsa All-llahu do t'i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin qenë të ruajtur. Ata nuk do t'i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar.
WE JUNEXHXHI ELLAHUL-LEDHINE ETTEKAW BIMEFAZETIHIM LA JEMESSUHUMU ES-SU’U WE LA HUM JEHZENUNE
62 All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.
ELLAHU HALIKU KULLI SHEJ’IN WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN WE KILUN
63 Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit.
LEHU MEKALIDU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATI ELLAHI ‘ULA’IKE HUMUL-HASIRUNE
64 Thuaj: "O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut?"
KUL ‘EFEGAJREL-LAHI TE’MURUNNI ‘A’BUDU ‘EJJUHAL-XHAHILUNE
65 "Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve.
WE LEKAD ‘UHIJE ‘ILEJKE WE ‘ILAL-LEDHINE MIN KABLIKE LE’IN ‘ESHREKTE LEJEHBETENNE ‘AMELUKE WE LETEKUNENNE MINEL-HASIRINE
66 "Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!"
BELI ELLAHE FA’BUD WE KUN MINE ESH-SHAKIRINE
67 Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!
WE MA KADERU ELLAHE HEKKA KADRIHI WEL-’ERDU XHEMI’ÆN KABDETUHU JEWMEL-KIJAMETI WE ES-SEMAWATU METWIJATUN BIJEMINIHI SUBHANEHU WE TA’ALA ‘AMMA JUSHRIKUNE
68 Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).
WE NUFIHA FI ES-SURI FESA’IKA MEN FI ES-SEMAWATI WE MEN FIL-’ERDI ‘ILLA MEN SHA’EL-LAHU THUMME NUFIHA FIHI ‘UHRA FE’IDHA HUM KIJAMUN JENDHURUNE
69 Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejt.
WE ‘ESHREKATIL-’ERDU BINURI RABBIHA WE WUDI’AL-KITABU WE XHI’E BIN-NEBIJINE WE ESH-SHUHEDA’I WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-HEKKI WE HUM LA JUDHLEMUNE
70 Dhe secili njeri shpërblehet për atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç'punuan.
WE WUFFIJET KULLU NEFSIN MA ‘AMILET WE HUWE ‘A’LEMU BIMA JEF’ALUNE
71 E ata që nuk besuan sillen në grupe te xhehennemi, e kur arrijnë te ai, dyert e tij hapen e roja e tij u thotë atyre: "A nuk u patën ardhur juve të dërguar nga mesi juaj t'ju lexojnë shpalljet e Zotit tuaj, t'ju tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?" Po, (na kanë ardhur...) ata thonë, por fjala (vendimi) e dënimit domosdo është bërë realitet kundër jobesimtarëve!
WE SIKAL-LEDHINE KEFERU ‘ILA XHEHENNEME ZUMERÆN HETTA ‘IDHA XHA’UHA FUTIHET ‘EBWABUHA WE KALE LEHUM HAZENETUHA ‘ELEM JE’TIKUM RUSULUN MINKUM JETLUNE ‘ALEJKUM ‘AJATI RABBIKUM WE JUNDHIRUNEKUM LIKA’E JEWMIKUM HADHA KALU BELA WE LEKIN HEKKAT KELIMETUL-’ADHABI ‘ALEL-KAFIRINE
72 U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt!"
KILE EDHULU ‘EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FEBI’SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
73 E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.
WE SIKAL-LEDHINE ETTEKAW REBBEHUM ‘ILAL-XHENNETI ZUMERÆN HETTA ‘IDHA XHA’UHA WE FUTIHET ‘EBWABUHA WE KALE LEHUM HAZENETUHA SELAMUN ‘ALEJKUM TIBTUM FADHULUHA HALIDINE
74 E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt".
WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI SEDEKANA WA’DEHU WE ‘EWRETHENAL-’ERDE NETEBEWWE’U MINEL-XHENNETI HEJTHU NESHA’U FENI’ME ‘EXHRUL-’AMILINE
75 E do t'i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!
WE TERAL-MELA’IKETE HAFFINE MIN HEWLIL-’ARSHI JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-HEKKI WE KILEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE