Surja Gafir indeksuar me numër 40 , numri i ajeteve 85
1 Ha, Mim.
HA-MIM
2 Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-’AZIZIL-’ALIMI
3 I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
GAFIRI EDH-DHENBI WE KABILIT-TEWBI SHEDIDIL-’IKABI DHIT-TEWLI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE ‘ILEJHIL-MESIRU
4 Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
MA JUXHADILU FI ‘AJATI ELLAHI ‘ILLAL-LEDHINE KEFERU FELA JEGRURKE TEKALLUBUHUM FIL-BILADI
5 Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WEL-’EHZABU MIN BA’DIHIM WE HEMMET KULLU ‘UMMETIN BIRESULIHIM LIJE’HUDHUHU WE XHADELU BIL-BATILI LIJUDHIDU BIHIL-HEKKA FE’EHADHTUHUM FEKEJFE KANE ‘IKABI
6 Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
WE KEDHELIKE HEKKAT KELIMETU RABBIKE ‘ALEL-LEDHINE KEFERU ‘ENNEHUM ‘ESHABU EN-NARI
7 "Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!
EL-LEDHINE JEHMILUNEL-’ARSHE WE MEN HEWLEHU JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE JU’UMINUNE BIHI WE JESTEGFIRUNE LILLEDHINE ‘AMENU REBBENA WESI’TE KULLE SHEJ’IN REHMETEN WE ‘ILMÆN FAGFIR LILLEDHINE TABU WE ETTEBA’U SEBILEKE WE KIHIM ‘ADHABEL-XHEHIMI
8 Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
REBBENA WE ‘EDHILHUM XHENNATI ‘ADNIN ELLETI WE’ADTEHUM WE MEN SELEHE MIN ‘ABA’IHIM WE ‘EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM ‘INNEKE ‘ENTEL-’AZIZUL-HEKIMU
9 "Dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është ai shpëtimi i madh".
WE KIHIMU ES-SEJJI’ATI WE MEN TEKI ES-SEJJI’ATI JEWME’IDHIN FEKAD REHIMTEHU WE DHELIKE HUWEL-FEWZUL-’ADHIMU
10 S'ka dyshim se ata që nuk besuan do të thirren (do t'u thuhet): "Hidhërimi i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në Dunja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes".
‘INNEL-LEDHINE KEFERU JUNADEWNE LEMEKTU ELLAHI ‘EKBERU MIN MEKTIKUM ‘ENFUSEKUM ‘IDH TUD’AWNE ‘ILAL-’IMANI FETEKFURUNE
11 Ata (jobesimtarët) thonë: "Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?"
KALU REBBENA ‘EMETTENA ETHNETEJNI WE ‘EHJEJTENA ETHNETEJNI FA’TEREFNA BIDHUNUBINA FEHEL ‘ILA HURUXHIN MIN SEBILIN
12 Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
DHALIKUM BI’ENNEHU ‘IDHA DU’IJEL-LAHU WEHDEHU KEFERTUM WE ‘IN JUSHREK BIHI TU’UMINU FALHUKMU LILLAHIL-’ALIJIL-KEBIRI
13 Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
HUWEL-LEDHI JURIKUM ‘AJATIHI WE JUNEZZILU LEKUM MINE ES-SEMA’I RIZKÆN WE MA JETEDHEKKERU ‘ILLA MEN JUNIBU
14 Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
FAD’U ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
15 Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t'ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
REFI’U ED-DEREXHATI DHUL-’ARSHI JULKI ER-RUHE MIN ‘EMRIHI ‘ALA MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI LIJUNDHIRE JEWMET-TELAKI
16 Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
JEWME HUM BARIZUNE LA JEHFA ‘ALA ELLAHI MINHUM SHEJ’UN LIMENIL-MULKUL-JEWME LILLAHIL-WAHIDIL-KAHHARI
17 Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
EL-JEWME TUXHZA KULLU NEFSIN BIMA KESEBET LA DHULMEL-JEWME ‘INNALL-LLAHE SERI’UL-HISABI
18 Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
WE ‘ENDHIRHUM JEWMEL-’AZIFETI ‘IDHIL-KULUBU LEDAL-HENAXHIRI KADHIMINE MA LILDHDHALIMINE MIN HEMIMIN WE LA SHEFI’IN JUTA’U
19 Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
JA’LEMU HA’INETEL-’A’JUNI WE MA TUHFI ES-SUDURU
20 All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
WEL-LAHU JEKDI BIL-HEKKI WEL-LEDHINE JED’UNE MIN DUNIHI LA JEKDUNE BISHEJ’IN ‘INNALL-LLAHE HUWE ES-SEMI’UL-BESIRU
21 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t'i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
‘EWE LEM JESIRU FIL-’ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE KANU MIN KABLIHIM KANU HUM ‘ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE ‘ATHARÆN FIL-’ERDI FE’EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WE MA KANE LEHUM MINI ELLAHI MIN WAKIN
22 E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
DHALIKE BI’ENNEHUM KANET TE’TIHIM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEKEFERU FE’EHADHEHUMU ELLAHU ‘INNEHU KAWIJUN SHEDIDUL-’IKABI
23 Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
WE LEKAD ‘ERSELNA MUSA BI’AJATINA WE SULTANIN MUBININ
24 te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!"
‘ILA FIR’AWNE WE HAMANE WE KARUNE FEKALU SAHIRUN KEDHDHABUN
25 Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim".
FELEMMA XHA’EHUM BIL-HEKKI MIN ‘INDINA KALU EKTULU ‘EBNA’EL-LEDHINE ‘AMENU ME’AHU WE ESTEHJU NISA’EHUM WE MA KEJDUL-KAFIRINE ‘ILLA FI DELALIN
26 Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!"
WE KALE FIR’AWNU DHERUNI ‘EKTUL MUSA WE LIED’U REBBEHU ‘INNI ‘EHAFU ‘EN JUBEDDILE DINEKUM ‘EW ‘EN JUDHHIRE FIL-’ERDIL-FESADE
27 Musai tha: "Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!"
WE KALE MUSA ‘INNI ‘UDHTU BIREBBI WE RABBIKUM MIN KULLI MUTEKEBBIRIN LA JU’UMINU BIJEWMIL-HISABI
28 Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t'ju godasë diçka nga ajo që ai ua premton. S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës".
WE KALE REXHULUN MU’UMINUN MIN ‘ALI FIR’AWNE JEKTUMU ‘IMANEHU ‘ETEKTULUNE REXHULÆN ‘EN JEKULE RABBIJEL-LAHU WE KAD XHA’EKUM BIL-BEJJINATI MIN RABBIKUM WE ‘IN JEKU KADHIBÆN FE’ALEJHI KEDHIBUHU WE ‘IN JEKU SADIKÆN JUSIBKUM BA’DUL-LEDHI JA’IDUKUM ‘INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN HUWE MUSRIFUN KEDHDHABUN
29 O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ai na përfshin? " Faraoni tha: "Unë nuk kam mendim tjetër t'ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!"
JA KAWMI LEKUMUL-MULKUL-JEWME DHAHIRINE FIL-’ERDI FEMEN JENSURUNA MIN BE’SI ELLAHI ‘IN XHA’ENA KALE FIR’AWNU MA ‘URIKUM ‘ILLA MA ‘ERA WE MA ‘EHDIKUM ‘ILLA SEBILE ER-RESHADI
30 Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: "O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!"
WE KALEL-LEDHI ‘AMENE JA KAWMI ‘INNI ‘EHAFU ‘ALEJKUM MITHLE JEWMIL-’EHZABI
31 Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve.
MITHLE DE’BI KAWMI NUHIN WE ‘ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA’DIHIM WE MALLAHU JURIDU DHULMÆN LIL’IBADI
32 O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),
WE JAKAWMI ‘INNI ‘EHAFU ‘ALEJKUM JEWMET-TENADI
33 Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.
JEWME TUWELLUNE MUDBIRINE MA LEKUM MINEL-LAHI MIN ‘ASIMIN WE MEN JUDLILI ELLAHU FEMA LEHU MIN HADIN
34 Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.
WE LEKAD XHA’EKUM JUSUFU MIN KABLU BIL-BEJJINATI FEMA ZILTUM FI SHEKKIN MIMMA XHA’EKUM BIHI HETTA ‘IDHA HELEKE KULTUM LEN JEB’ATHEL-LAHU MIN BA’DIHI RESULÆN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHU MEN HUWE MUSRIFUN MURTABUN
35 Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
EL-LEDHINE JUXHADILUNE FI ‘AJATI ELLAHI BIGAJRI SULTANIN ‘ETAHUM KEBURE MEKTÆN ‘INDEL-LAHI WE ‘INDEL-LEDHINE ‘AMENU KEDHALIKE JETBA’U ELLAHU ‘ALA KULLI KALBI MUTEKEBBIRIN XHEBBARIN
36 E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t'i gjejë rrugët."
WE KALE FIR’AWNU JA HAMANU EBNI LI SERHÆN LE’ALLI ‘EBLUGUL-’ESBABE
37 "Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.
‘ESBABE ES-SEMAWATI FE’ETTELI’A ‘ILA ‘ILEHI MUSA WE ‘INNI LE’EDHUNNUHU KADHIBÆN WE KEDHELIKE ZUJJINE LIFIR’AWNE SU’U ‘AMELIHI WE SUDDE ‘ANI ES-SEBILI WE MA KEJDU FIR’AWNE ‘ILLA FI TEBABIN
38 Ai që kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e unë t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë!"
WE KALEL-LEDHI ‘AMENE JA KAWMI ETTEBI’UNI ‘EHDIKUM SEBILE ER-RESHADI
39 O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.
JA KAWMI ‘INNEMA HEDHIHIL-HEJA ETU ED-DUNJA META’UN WE ‘INNEL-’AHIRETE HIJE DARUL-KARARI
40 Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.
MEN ‘AMILE SEJJI’ETEN FELA JUXHZA ‘ILLA MITHLEHA WE MEN ‘AMILE SALIHÆN MIN DHEKERIN ‘EW ‘UNTHA WE HUWE MU’UMINUN FE’ULA’IKE JEDHULUNEL-XHENNETE JURZEKUNE FIHA BIGAJRI HISABIN
41 Dhe, o populli im, ç'është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?
WE JAKAWMI MA LI ‘ED’UKUM ‘ILA EN-NEXHÆTI WE TED’UNENI ‘ILA EN-NARI
42 Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!
TED’UNENI LI’KFURE BILLAHI WE ‘USHRIKE BIHI MA LEJSE LI BIHI ‘ILMUN WE ‘ENA ‘ED’UKUM ‘ILAL-’AZIZIL-GAFFARI
43 Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në Dunja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, e s'ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit.
LA XHEREME ‘ENNEMA TED’UNENI ‘ILEJHI LEJSE LEHU DA’WETUN FI ED-DUNJA WE LA FIL-’AHIRETI WE ‘ENNE MEREDDENA ‘ILA ELLAHI WE ‘ENNEL-MUSRIFINE HUM ‘ESHABU EN-NARI
44 "Juve do t'ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!"
FESETEDHKURUNE MA ‘EKULU LEKUM WE ‘UFEWWIDU ‘EMRI ‘ILA ELLAHI ‘INNALL-LLAHE BESIRUN BIL-’IBADI
45 Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.
FEWEKAHU ELLAHU SEJJI’ATI MA MEKERU WE HAKA BI’ALI FIR’AWNE SU’UL-’ADHABI
46 Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"
EN-NARU JU’REDUNE ‘ALEJHA GUDUWÆN WE ‘ASHIJÆN WE JEWME TEKUMU ES-SA’ATU ‘EDHILU ‘ALE FIR’AWNE ‘ESHEDDEL-’ADHABI
47 Dhe (përkujto) kur duke qenë në zjarr, ata grinden në mes vete, e të dobëtit u thonë atyre të mëdhenjve: "Ne kemi qenë ithtarët tuaj (në Dunja), a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit me zjarr?"
WE ‘IDH JETEHAXHXHUNE FI EN-NARI FEJEKULU ED-DU’AFA’U LILLEDHINE ESTEKBERU ‘INNA KUNNA LEKUM TEBA’ÆN FEHEL ‘ENTUM MUGNUNE ‘ANNA NESIBÆN MINE EN-NARI
48 Ata që kishin qenë pari thonë: "Ne të gjithë jemi në të!" All-llahu ka vendosur në mënyrë të prerë mes njerëzve".
KALEL-LEDHINE ESTEKBERU ‘INNA KULLUN FIHA ‘INNALL-LLAHE KAD HEKEME BEJNEL-’IBADI
49 Dhe ata që janë në zjarr, rojës së xhehennemit i thonë: "Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë dënimin, bile një ditë!"
WE KALEL-LEDHINE FI EN-NARI LIHAZENETI XHEHENNEME ED’U REBBEKUM JUHAFFIF ‘ANNA JEWMÆN MINEL-’ADHABI
50 Ata u thonë: "A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?" Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!". "E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!"
KALU ‘EWE LEM TEKU TE’TIKUM RUSULUKUM BIL-BEJJINATI KALU BELA KALU FAD’U WE MA DU’A’UL-KAFIRINE ‘ILLA FI DELALIN
51 Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.
‘INNA LENENSURU RUSULENA WEL-LEDHINE ‘AMENU FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE JEWME JEKUMUL-’ESH/HADU
52 Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq.
JEWME LA JENFA’U EDH-DHALIMINE MA’DHIRETUHUM WE LEHUMUL-LA’NETU WE LEHUM SU’U ED-DARI
53 Për Zotin, Ne Musait i dhamë udhëzimin, e beni israilëve u lamë në trashëgim librin.
WE LEKAD ‘ATEJNA MUSAL-HUDA WE ‘EWRETHNA BENI ‘ISRA’ILEL-KITABE
54 Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes.
HUDEN WE DHIKRA LI’WLIL-’ELBABI
55 Ti bën durim, se premtimi i All-llahut është i vërtetë, kërko falje për mëkatin tënd, lartësoje me falënderim Zotin tënd mbrëmje e mëngjes.
FASBIR ‘INNE WA’DEL-LAHI HEKKUN WE ESTEGFIR LIDHENBIKE WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE BIL-’ASHIJI WEL-’IBKARI
56 Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
‘INNEL-LEDHINE JUXHADILUNE FI ‘AJATI ELLAHI BIGAJRI SULTANIN ‘ETAHUM ‘IN FI SUDURIHIM ‘ILLA KIBRUN MA HUM BIBALIGIHI FASTA’IDH BILLAHI ‘INNEHU HUWE ES-SEMI’UL-BESIRU
57 S'ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
LEHALKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘EKBERU MIN HALKI EN-NASI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
58 Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
WE MA JESTEWIL-’A’MA WEL-BESIRU WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI WE LAL-MUSI’U KALILÆN MA TETEDHEKKERUNE
59 Kijameti gjithsesi do të vijë, aty nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
‘INNE ES-SA’ATE LE’ATIJETUN LA REJBE FIHA WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JU’UMINUNE
60 Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
WE KALE REBBUKUM ED’UNI ‘ESTEXHIB LEKUM ‘INNEL-LEDHINE JESTEKBIRUNE ‘AN ‘IBADETI SEJEDHULUNE XHEHENNEME DAHIRINE
61 All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
ELLAHUL-LEDHI XHE’ALE LEKUMUL-LEJLE LITESKUNU FIHI WE EN-NEHARE MUBSIRÆN ‘INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN ‘ALA EN-NASI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
62 Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM HALIKU KULLI SHEJ’IN LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE FE’ENNA TU’UFEKUNE
63 Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
KEDHALIKE JU’UFEKUL-LEDHINE KANU BI’AJATI ELLAHI JEXHHEDUNE
64 All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë pra është All-llahu, Zoti i botëve!
ELLAHUL-LEDHI XHE’ALE LEKUMUL-’ERDE KARARÆN WE ES-SEMA’E BINA’EN WE SEWWEREKUM FE’EHSENE SUWEREKUM WE REZEKAKUM MINET-TEJJIBATI DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM FETEBAREKEL-LAHU REBBUL-’ALEMINE
65 Ai është i përjetshmi, s'ka zot, vetëm Ai, pra adhurojeni Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë.
HUWEL-HEJJU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE FAD’UHU MUHLISINE LEHU ED-DINEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE
66 Thuaj: "Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t'i dorëzohem Zotit të çdo krijese".
KUL ‘INNI NUHITU ‘EN ‘A’BUDEL-LEDHINE TED’UNE MIN DUNI ELLAHI LEMMA XHA’ENIJEL-BEJJINATU MIN RABBI WE ‘UMIRTU ‘EN ‘USLIME LIREBBIL-’ALEMINE
67 Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
HUWEL-LEDHI HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME MIN ‘ALEKATIN THUMME JUHRIXHUKUM TIFLÆN THUMME LITEBLUGU ‘ESHUDDEKUM THUMME LITEKUNU SHUJUHÆN WE MINKUM MEN JUTEWEFFA MIN KABLU WE LITEBLUGU ‘EXHELÆN MUSEMMEN WE LE’ALLEKUM TA’KILUNE
68 Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "Bëhu", e ajo menjëherë bëhet.
HUWEL-LEDHI JUHJI WE JUMITU FE’IDHA KADA ‘EMRÆN FE’INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
69 A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
‘ELEM TERA ‘ILAL-LEDHINE JUXHADILUNE FI ‘AJATI ELLAHI ‘ENNA JUSREFUNE
70 Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur'anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
EL-LEDHINE KEDHDHEBU BIL-KITABI WE BIMA ‘ERSELNA BIHI RUSULENA FESEWFE JA’LEMUNE
71 Atyre do t'u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,
‘IDHIL-’EGLALU FI ‘A’NAKIHIM WE ES-SELASILU JUSHEBUNE
72 në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr.
FIL-HEMIMI THUMME FI EN-NARI JUSXHERUNE
73 Mandej atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit."
THUMME KILE LEHUM ‘EJNE MA KUNTUM TUSHRIKUNE
74 "Pos All-llahut?" Ata thonë: "Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!" Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
MIN DUNI ELLAHI KALU DELLU ‘ANNA BEL LEM NEKUN NED’U MIN KABLU SHEJ’ÆN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHUL-KAFIRINE
75 Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi).
DHALIKUM BIMA KUNTUM TEFREHUNE FIL-’ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE BIMA KUNTUM TEMREHUNE
76 Hyni në dyert e xhehennemit (nëpër shtatë dyer); aty do të jeni përgjithmonë. E sa vend i shëmtuar është ai i kryeneçëve!
EDHULU ‘EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FEBI’SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
77 Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
FASBIR ‘INNE WA’DEL-LAHI HEKKUN FE’IMMA NURIJENNEKE BA’DEL-LEDHI NA’IDUHUM ‘EW NETEWEFFEJENNEKE FE’ILEJNA JURXHA’UNE
78 Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
WE LEKAD ‘ERSELNA RUSULÆN MIN KABLIKE MINHUM MEN KASESNA ‘ALEJKE WE MINHUM MEN LEM NEKSUS ‘ALEJKE WE MA KANE LIRESULIN ‘EN JE’TIJE BI’AJETIN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI FE’IDHA XHA’E ‘EMRU ELLAHI KUDIJE BIL-HEKKI WE HASIRE HUNALIKEL-MUBTILUNE
79 All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t'u hipni e prej disave të ushqeheni.
ELLAHUL-LEDHI XHE’ALE LEKUMUL-’EN’AM LITERKEBU MINHA WE MINHA TE’KULUNE
80 Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t'i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni).
WE LEKUM FIHA MENAFI’U WE LITEBLUGU ‘ALEJHA HAXHETEN FI SUDURIKUM WE ‘ALEJHA WE ‘ALEL-FULKI TUHMELUNE
81 Dhe Ai është që ju mundësoi t'i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni?
WE JURIKUM ‘AJATIHI FE’EJJE ‘AJATI ELLAHI TUNKIRUNE
82 A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.
‘EFELEM JESIRU FIL-’ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-LEDHINE MIN KABLIHIM KANU ‘EKTHERE MINHUM WE ‘ESHEDDE KUWETEN WE ‘ATHARÆN FIL-’ERDI FEMA ‘EGNA ‘ANHUM MA KANU JEKSIBUNE
83 Kur u erdhën atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata ju gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që e tallnin.
FELEMMA XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FERIHU BIMA ‘INDEHUM MINEL-’ILMI WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
84 E kur e panë dënimin tonë, thanë: "Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronin".
FELEMMA RE’EW BE’SENA KALU ‘AMENNA BILLAHI WEHDEHU WE KEFERNA BIMA KUNNA BIHI MUSHRIKINE
85 Por besimi i tyre, kur e vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është ligj i All-llahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët.
FELEM JEKU JENFA’UHUM ‘IMANUHUM LEMMA RE’EW BE’SENA SUNNETEL-LAHI ELLETI KAD HALET FI ‘IBADIHI WE HASIRE HUNALIKEL-KAFIRUNE