Surja Mumtehine indeksuar me numër 60 , numri i ajeteve 13
1 O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHU ‘ADUWI WE ‘ADUWEKUM ‘EWLIJA’E TULKUNE ‘ILEJHIM BIL-MEWEDDETI WE KAD KEFERU BIMA XHA’EKUM MINEL-HEKKI JUHRIXHUNE ER-RESULE WE ‘IJAKUM ‘EN TU’UMINU BILLAHI RABBIKUM ‘IN KUNTUM HAREXHTUM XHIHADÆN FI SEBILI WE EBTIGA’E MERDATI TUSIRRUNE ‘ILEJHIM BIL-MEWEDDETI WE ‘ENA ‘A’LEMU BIMA ‘EHFEJTUM WE MA ‘A’LENTUM WE MEN JEF’ALHU MINKUM FEKAD DELLE SEWA’E ES-SEBILI
2 Nëse ata ia dalin t'ju mundin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshironin të mos besonit.
‘IN JETHKAFUKUM JEKUNU LEKUM ‘A’DA’EN WE JEBSUTU ‘ILEJKUM ‘EJDIJEHUM WE ‘ELSINETEHUM BIS-SU’I WE WEDDU LEW TEKFURUNE
3 Në ditën e kijametit All-llahu gjykon mes jush, e nuk do t'ju bëjnë dobi as të afërmit tuaj e as fëmijët tuaj. All-llahu sheh atë që punoni.
LEN TENFE’AKUM ‘ERHAMUKUM WE LA ‘EWLADUKUM JEWMEL-KIJAMETI JEFSILU BEJNEKUM WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE BESIRUN
4 Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: "Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun, Një!" (Nuk e keni shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet: "Unë do të kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë asgjë për ty te All-llahu!" Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!
KAD KANET LEKUM ‘USWETUN HESENETUN FI ‘IBRAHIME WEL-LEDHINE ME’AHU ‘IDH KALU LIKAWMIHIM ‘INNA BURE’A’U MINKUM WE MIMMA TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI KEFERNA BIKUM WE BEDA BEJNENA WE BEJNEKUMUL-’ADAWETU WEL-BEGDA’U ‘EBEDÆN HETTA TU’UMINU BILLAHI WEHDEHU ‘ILLA KAWLE ‘IBRAHIME LI’EBIHI LE’ESTEGFIRENNE LEKE WE MA ‘EMLIKU LEKE MINEL-LAHI MIN SHEJ’IN REBBENA ‘ALEJKE TEWEKKELNA WE ‘ILEJKE ‘ENEBNA WE ‘ILEJKEL-MESIRU
5 Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.
REBBENA LA TEXH’ALNA FITNETEN LILLEDHINE KEFERU WE EGFIR LENA REBBENA ‘INNEKE ‘ENTEL-’AZIZUL-HEKIMU
6 Vërtet, për atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën e gjykimit, ju keni mostër të mirë (te Ibrahimi dhe besimtarët), e kush i bie prapa, le ta dijë se All-llahu është Ai i panevojshmi, vetvetiu i lavdëruari.
LEKAD KANE LEKUM FIHIM ‘USWETUN HESENETUN LIMEN KANE JERXHU ELLAHE WEL-JEWMEL-’AHIRE WE MEN JETEWELLE FE’INNALL-LLAHE HUWEL-GANIJUL-HEMIDU
7 Pritet që All-llahu të verë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues.
‘ASALLAHU ‘EN JEXH’ALE BEJNEKUM WE BEJNEL-LEDHINE ‘ADEJTUM MINHUM MEWEDDETEN WEL-LAHU KADIRUN WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
8 All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.
LA JENHAKUMU ELLAHU ‘ANIL-LEDHINE LEM JUKATILUKUM FI ED-DINI WE LEM JUHRIXHUKUM MIN DIJARIKUM ‘EN TEBERRUHUM WE TUKSITU ‘ILEJHIM ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUKSITINE
9 All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes.
‘INNEMA JENHAKUMU ELLAHU ‘ANIL-LEDHINE KATELUKUM FI ED-DINI WE ‘EHREXHUKUM MIN DIJARIKUM WE DHAHERU ‘ALA ‘IHRAXHIKUM ‘EN TEWELLEWHUM WE MEN JETEWELLEHUM FE’ULA’IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
10 O ju që besuat, kur t'ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepuni atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kurorëzimit). Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t'ua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush; All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA XHA’EKUMUL-MU’UMINATU MUHAXHIRATIN FAMTEHINUHUNNEL-LAHU ‘A’LEMU BI’IMANIHINNE FE’IN ‘ALIMTUMUHUNNE MU’UMINATIN FELA TERXHI’UHUNNE ‘ILAL-KUFFARI LA HUNNE HILLUN LEHUM WE LA HUM JEHILLUNE LEHUNNE WE ‘ATUHUM MA ‘ENFEKU WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM ‘EN TENKIHUHUNNE ‘IDHA ‘ATEJTUMUHUNNE ‘UXHUREHUNNE WE LA TUMSIKU BI’ISEMIL-KEWAFIRI WE ES’ELU MA ‘ENFEKTUM WE LIES’ELU MA ‘ENFEKU DHALIKUM HUKMU ELLAHI JEHKUMU BEJNEKUM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
11 Në qoftë se u humbet diçka (nga shpenzimi) i ndonjë gruaje tuaj që ik te idhujtarët, e juve ju vjen rasti t'i luftoni dhe të merrni pré të luftës, atëherë atyre që u kanë shkuar gratë, jepuni aq sa kanë shpenzuar; e kini frikë All-llahun, të cilin ju e besoni!
WE ‘IN FATEKUM SHEJ’UN MIN ‘EZWAXHIKUM ‘ILAL-KUFFARI FA’AKABTUM FE’ATUL-LEDHINE DHEHEBET ‘EZWAXHUHUM MITHLE MA ‘ENFEKU WE ETTEKU ELLAHEL-LEDHI ‘ENTUM BIHI MU’UMINUNE
12 O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të të japin besën se: nuk do t'i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t'i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t'i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.
JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU ‘IDHA XHA’EKEL-MU’UMINATU JUBAJI’NEKE ‘ALA ‘EN LA JUSHRIKNE BILLAHI SHEJ’ÆN WE LA JESRIKNE WE LA JEZNINE WE LA JEKTULNE ‘EWLADEHUNNE WE LA JE’TINE BIBUHTANIN JEFTERINEHU BEJNE ‘EJDIHINNE WE ‘ERXHULIHINNE WE LA JA’SINEKE FI MA’RUFIN FEBAJI’HUNNE WE ESTEGFIR LEHUNNEL-LAHE ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
13 O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETEWELLEW KAWMÆN GADIBEL-LAHU ‘ALEJHIM KAD JE’ISU MINEL-’AHIRETI KEMA JE’ISEL-KUFFARU MIN ‘ESHABIL-KUBURI