Surja Saf indeksuar me numër 61 , numri i ajeteve 14
1 All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
SEBBEHE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
2 O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘ÆMENU LIME TEKULUNE MA LA TEF’ALUNE
3 Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
KEBURE MEKTÆN ‘INDEL-LAHI ‘EN TEKULU MA LA TEF’ALUNE
4 All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar.
‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-LEDHINE JUKATILUNE FI SEBILIHI SEFFÆN KE’ENNEHUM BUNJANUN MERSUSUN
5 Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: "O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!" E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI LIME TU’UDHUNENI WE KAD TA’LEMUNE ‘ENNI RESULU ELLAHI ‘ILEJKUM FELEMMA ZAGU ‘EZAGALLAHU KULUBEHUM WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
6 Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".
WE ‘IDH KALE ‘ISA EBNU MERJEME JA BENI ‘ISRA’ILE ‘INNI RESULU ELLAHI ‘ILEJKUM MUSEDDIKÆN LIMA BEJNE JEDEJJE MINET-TEWRÆTI WE MUBESHSHIRÆN BIRESULIN JE’TI MIN BA’DI ESMUHU ‘EHMEDU FELEMMA XHA’EHUM BIL-BEJJINATI KALU HADHA SIHRUN MUBINUN
7 E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
WE MEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHIL-KEDHIBE WE HUWE JUD’A ‘ILAL-’ISLAMI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
8 Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
JURIDUNE LIJUTFI’U NUREL-LAHI BI’EFWAHIHIM WEL-LAHU MUTIMMU NURIHI WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
9 Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
HUWEL-LEDHI ‘ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU ‘ALA ED-DINI KULLIHI WE LEW KERIHEL-MUSHRIKUNE
10 O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘ÆMENU HEL ‘EDULLUKUM ‘ALA TIXHARETIN TUNXHIKUM MIN ‘ADHABIN ‘ELIMIN
11 T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
TU’UMINUNE BILLAHI WE RESULIHI WE TUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI BI’EMWALIKUM WE ‘ENFUSIKUM DHALIKUM HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
12 Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
JEGFIR LEKUM DHUNUBEKUM WE JUDHILKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU WE MESAKINE TEJJIBETEN FI XHENNATI ‘ADNIN DHALIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
13 Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoi besimtarët!
WE ‘UHRA TUHIBBUNEHA NESRUN MINEL-LAHI WE FETHUN KARIBUN WE BESHSHIRIL-MU’UMININE
14 O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: "Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?" Havarijjunët i thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!" E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘ÆMENU KUNW ‘ENSAREL-LAHI KEMA KALE ‘ISA EBNU MERJEME LILHEWARIJINE MEN ‘ENSARI ‘ILA ELLAHI KALEL-HEWARIJUNE NEHNU ‘ENSARU ELLAHI FE’ÆMENET TA’IFETUN MIN BENI ‘ISRA’ILE WE KEFERET TA’IFETUN FE’EJJEDNAL-LEDHINE ‘ÆMENU ‘ALA ‘ADUWIHIM FE’ESBEHU DHAHIRINE