Surja Tegabun indeksuar me numër 64 , numri i ajeteve 18
1 Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.
JUSEBBIHU LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI LEHUL-MULKU WE LEHUL-HEMDU WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
2 Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.
HUWEL-LEDHI HALEKAKUM FEMINKUM KAFIRUN WE MINKUM MU’UMINUN WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE BESIRUN
3 Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE BIL-HEKKI WE SEWWEREKUM FE’EHSENE SUWEREKUM WE ‘ILEJHIL-MESIRU
4 Ai e di ç'ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.
JA’LEMU MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE JA’LEMU MA TUSIRRUNE WE MA TU’LINUNE WEL-LAHU ‘ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
5 A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët.
‘ELEM JE’TIKUM NEBE’UL-LEDHINE KEFERU MIN KABLU FEDHAKU WEBALE ‘EMRIHIM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
6 "Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu.
DHALIKE BI’ENNEHU KANET TE’TIHIM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEKALU ‘EBESHERUN JEHDUNENA FEKEFERU WE TEWELLEW WE ESTEGNALLAHU WEL-LAHU GANIJUN HEMIDUN
7 Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!"
ZE’AMEL-LEDHINE KEFERU ‘EN LEN JUB’ATHU KUL BELA WE RABBI LETUB’ATHUNNE THUMME LETUNEBBE’UUNNE BIMA ‘AMILTUM WE DHELIKE ‘ALA ELLAHI JESIRUN
8 Atëherë pra, pranojeni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni.
FE’AMINU BILLAHI WE RESULIHI WE EN-NURIL-LEDHI ‘ENZELNA WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE HABIRUN
9 Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.
JEWME JEXHMA’UKUM LIJEWMIL-XHEM’I DHALIKE JEWMUT-TEGABUNI WE MEN JU’UMIN BILLAHI WE JA’MEL SALIHÆN JUKEFFIR ‘ANHU SEJJI’ATIHI WE JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDÆN DHALIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
10 E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorë të zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HALIDINE FIHA WE BI’SEL-MESIRU
11 Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
MA ‘ESABE MIN MUSIBETIN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI WE MEN JU’UMIN BILLAHI JEHDI KALBEHU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
12 Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, po nëse nuk respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.
WE ‘ETI’U ELLAHE WE ‘ETI’U ER-RESULE FE’IN TEWELLEJTUM FE’INNEMA ‘ALA RESULINAL-BELAGUL-MUBINU
13 All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
ELLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
14 O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘INNE MIN ‘EZWAXHIKUM WE ‘EWLADIKUM ‘ADUWÆN LEKUM FAHDHERUHUM WE ‘IN TA’FU WE TESFEHU WE TEGFIRU FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
15 S'ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh.
‘INNEMA ‘EMWALUKUM WE ‘EWLADUKUM FITNETUN WEL-LAHU ‘INDEHU ‘EXHRUN ‘ADHIMUN
16 Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.
FATTEKU ELLAHE MA ESTETA’TUM WE ESMA’U WE ‘ETI’U WE ‘ENFIKU HAJRÆN LI’NFUSIKUM WE MEN JUKA SHUHHE NEFSIHI FE’ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
17 Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë.
‘IN TUKRIDU ELLAHE KARDÆN HESENÆN JUDA’IFHU LEKUM WE JEGFIR LEKUM WEL-LAHU SHEKURUN HELIMUN
18 Është i gjithëdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.
‘ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-’AZIZUL-HEKIMU