Surja Tahrim indeksuar me numër 66 , numri i ajeteve 12
1 O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tua? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU LIME TUHERRIMU MA ‘EHELLEL-LAHU LEKE TEBTEGI MERDÆTE ‘EZWAXHIKE WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
2 All-llahu ua ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithëdijshmi, i urti.
KAD FEREDEL-LAHU LEKUM TEHILLETE ‘EJMANIKUM WEL-LAHU MEWLAKUM WE HUWEL-’ALIMUL-HEKIMU
3 (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: "E kush ta tregoi ty këtë?" Ai tha: "Më tregoi i gjithëdijshmi, njohësi i të fshehtave!"
WE ‘IDH ‘ESERRE EN-NEBIJU ‘ILA BA’DI ‘EZWAXHIHI HEDITHÆN FELEMMA NEBBE’ET BIHI WE ‘EDHHEREHU ELLAHU ‘ALEJHI ‘ARREFE BA’DEHU WE ‘A’REDE ‘AN BA’DIN FELEMMA NEBBE’EHA BIHI KALET MEN ‘ENBE’EKE HADHA KALE NEBBE’ENIJEL-’ALIMUL-HABIRU
4 Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
‘IN TETUBA ‘ILA ELLAHI FEKAD SEGAT KULUBUKUMA WE ‘IN TEDHAHERA ‘ALEJHI FE’INNALL-LLAHE HUWE MEWLAHU WE XHIBRILU WE SALIHUL-MU’UMININE WEL-MELA’IKETU BA’DE DHALIKE DHEHIRUN
5 Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t'i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.
‘ASA REBBUHU ‘IN TELLEKAKUNNE ‘EN JUBDILEHU ‘EZWAXHÆN HAJRÆN MINKUNNE MUSLIMATIN MU’UMINATIN KANITATIN TA’IBATIN ‘ABIDATIN SA’IHATIN THEJJIBATIN WE ‘EBKARÆN
6 O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KU ‘ENFUSEKUM WE ‘EHLIKUM NARÆN WEKUDUHA EN-NASU WEL-HIXHARETU ‘ALEJHA MELA’IKETUN GILADHUN SHIDADUN LA JA’SUNEL-LAHE MA ‘EMEREHUM WE JEF’ALUNE MA JU’UMERUNE
7 O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE KEFERU LA TA’TEDHIRUL-JEWME ‘INNEMA TUXHZEWNE MA KUNTUM TA’MELUNE
8 O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: "Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send".
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU TUBU ‘ILA ELLAHI TEWBETEN NESUHÆN ‘ASA REBBUKUM ‘EN JUKEFFIRE ‘ANKUM SEJJI’ATIKUM WE JUDHILEKUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU JEWME LA JUHZI ELLAHU EN-NEBIJE WEL-LEDHINE ‘AMENU ME’AHU NURUHUM JES’A BEJNE ‘EJDIHIM WE BI’EJMANIHIM JEKULUNE REBBENA ‘ETMIM LENA NURENA WE EGFIR LENA ‘INNEKE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
9 O ti Pejgamber, luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
JA ‘EJJUHA EN-NEBIJU XHAHIDIL-KUFFARE WEL-MUNAFIKINE WE EGLUDH ‘ALEJHIM WE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE BI’SEL-MESIRU
10 "Atyre që mohuan, All-llahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!
DEREBEL-LAHU METHELÆN LILLEDHINE KEFERU EIMRE’ETE NUHIN WE EIMRE’ETE LUTIN KANETA TEHTE ‘ABDEJNI MIN ‘IBADINA SALIHEJNI FEHANETAHUMA FELEM JUGNIJA ‘ANHUMA MINEL-LAHI SHEJ’ÆN WE KILE EDHULA EN-NARE ME’A ED-DAHILINE
11 E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!"
WE DEREBEL-LAHU METHELÆN LILLEDHINE ‘AMENU EIMRE’ETE FIR’AWNE ‘IDH KALET RABBI EBNI LI ‘INDEKE BEJTÆN FIL-XHENNETI WE NEXHXHINI MIN FIR’AWNE WE ‘AMELIHI WE NEXHXHINI MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
12 Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt, e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
WE MERJEME EBNETE ‘IMRANEL-LETI ‘EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHI MIN RUHINA WE SEDDEKAT BIKELIMATI RABBIHA WE KUTUBIHI WE KANET MINEL-KANITINE