Surja Xhin indeksuar me numër 72 , numri i ajeteve 28
1 Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,"
KUL ‘UHIJE ‘ILEJJE ‘ENNEHU ESTEME’A NEFERUN MINEL-XHINNI FEKALU ‘INNA SEMI’NA KUR’ANÆN ‘AXHEBÆN
2 "që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë".
JEHDI ‘ILA ER-RUSHDI FE’AMENNA BIHI WE LEN NUSHRIKE BIREBBINA ‘EHEDÆN
3 Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë.
WE ‘ENNEHU TA’ALA XHEDDU RABBINA MA ETTEHADHE SAHIBETEN WE LA WELEDÆN
4 S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
WE ‘ENNEHU KANE JEKULU SEFIHUNA ‘ALA ELLAHI SHETETÆN
5 Ndërsa ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,
WE ‘ENNA DHENENNA ‘EN LEN TEKULEL-’INSU WEL-XHINNU ‘ALA ELLAHI KEDHIBÆN
6 Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
WE ‘ENNEHU KANE RIXHALUN MINEL-’INSI JA’UDHUNE BIRIXHALIN MINEL-XHINNI FEZADUHUM REHEKÆN
7 Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për ta ringjallur askë.
WE ‘ENNEHUM DHENNU KEMA DHENENTUM ‘EN LEN JEB’ATHEL-LAHU ‘EHEDÆN
8 Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
WE ‘ENNA LEMESNA ES-SEMA’E FEWEXHEDNAHA MULI’ET HERESÆN SHEDIDÆN WE SHUHUBÆN
9 Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
WE ‘ENNA KUNNA NEK’UDU MINHA MEKA’IDE LILSSEM’I FEMEN JESTEMI’IL-’ANE JEXHID LEHU SHIHABÆN RESEDÆN
10 Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë.
WE ‘ENNA LA NEDRI ‘ESHERRUN ‘URIDE BIMEN FIL-’ERDI ‘EM ‘ERADE BIHIM REBBUHUM RESHEDÆN
11 Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
WE ‘ENNA MINNA ES-SALIHUNE WE MINNA DUNE DHALIKE KUNNA TERA’IKA KIDEDÆN
12 Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t'i shmangemi në tokë e as nuk mund t'i shpëtojmë Atij duke ikur.
WE ‘ENNA DHENENNA ‘EN LEN NU’XHIZEL-LAHE FIL-’ERDI WE LEN NU’XHIZEHU HEREBÆN
13 Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.
WE ‘ENNA LEMMA SEMI’NAL-HUDA ‘AMENNA BIHI FEMEN JU’UMIN BIREBBIHI FELA JEHAFU BEHSÆN WE LA REHEKÆN
14 Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
WE ‘ENNA MINNAL-MUSLIMUNE WE MINNAL-KASITUNE FEMEN ‘ESLEME FE’ULA’IKE TEHERREW RESHEDÆN
15 Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit!
WE ‘EMMAL-KASITUNE FEKANU LIXHEHENNEME HETEBÆN
16 Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
WE ‘ELLEWI ESTEKAMU ‘ALAT-TERIKATI L’ESKAJNAHUM MA’EN GADEKÆN
17 për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
LINEFTINEHUM FIHI WE MEN JU’RID ‘AN DHIKRI RABBIHI JESLUK/HU ‘ADHABÆN SE’ADÆN
18 Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
WE ‘ENNEL-MESAXHIDE LILLAHI FELA TED’U ME’A ELLAHI ‘EHEDÆN
19 Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetrin për ta dëgjuar.
WE ‘ENNEHU LEMMA KAME ‘ABDU ELLAHI JED’UHU KADU JEKUNUNE ‘ALEJHI LIBEDÆN
20 Thuaj: "Unë e adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!"
KUL ‘INNEMA ‘ED’U RABBI WE LA ‘USHRIKU BIHI ‘EHEDÆN
21 Thuaj: "Unë nuk kam në dorë që t'ua largoj dënimin, as t'ju sjell dobi!"
KUL ‘INNI LA ‘EMLIKU LEKUM DERRÆN WE LA RESHEDÆN
22 Thuaj: "Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje".
KUL ‘INNI LEN JUXHIRENI MINEL-LAHI ‘EHEDUN WE LEN ‘EXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDÆN
23 (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.
‘ILLA BELAGÆN MINEL-LAHI WE RISALATIHI WE MEN JA’SI ELLAHE WE RESULEHU FE’INNE LEHU NARE XHEHENNEME HALIDINE FIHA ‘EBEDÆN
24 Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
HETTA ‘IDHA RE’EW MA JU’ADUNE FESEJA’LEMUNE MEN ‘ED’AFU NASIRÆN WE ‘EKALLU ‘ADEDÆN
25 Thuaj: "Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?"
KUL ‘IN ‘EDRI ‘EKARIBUN MA TU’ADUNE ‘EM JEXH’ALU LEHU RABBI ‘EMEDÆN
26 Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
‘ALIMUL-GAJBI FELA JUDHHIRU ‘ALA GAJBIHI ‘EHEDÆN
27 Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
‘ILLA MENI ERTEDA MIN RESULIN FE’INNEHU JESLUKU MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI RESEDÆN
28 Për ta ditur (për t'u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai e ka përfshi atë tek ata, Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.
LIJA’LEME ‘EN KAD ‘EBLEGU RISALATI RABBIHIM WE ‘EHATE BIMA LEDEJHIM WE ‘EHSA KULLE SHEJ’IN ‘ADEDÆN