Surja Murselat indeksuar me numër 77 , numri i ajeteve
        50
    
            1
             Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)!
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEL-MURSELATI ‘URFÆN
                
            
        
            2
             Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    FAL’ASIFATI ‘ASFÆN
                
            
        
            3
             Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE EN-NASHIRATI NESHRÆN
                
            
        
            4
             Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    FALFARIKATI FERKÆN
                
            
        
            5
             Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit te pejgamberët).
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    FALMULKIJATI DHIKRÆN
                
            
        
            6
             Si arsyetim ose si vërejtje.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘UDHRÆN ‘EW NUDHRÆN
                
            
        
            7
             S'ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodhë që patjetër.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘INNEMA TU’ADUNE LEWAKI’UN
                
            
        
            8
             Kur yjet të shuhen.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    FE’IDHA EN-NUXHUMU TUMISET
                
            
        
            9
             Dhe kur qielli të hapet,
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE ‘IDHA ES-SEMA’U FURIXHET
                
            
        
            10
             Dhe kur kodrat të copëtohen,
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE ‘IDHAL-XHIBALU NUSIFET
                
            
        
            11
             Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha për të dëshmuar.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE ‘IDHA ER-RUSULU ‘UKKITET
                
            
        
            12
             E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    L’EJJI JEWMIN ‘UXHXHILET
                
            
        
            13
             Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    LIJEWMIL-FESLI
                
            
        
            14
             E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE MA ‘EDRAKE MA JEWMUL-FESLI
                
            
        
            15
             Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            16
             A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm?
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘ELEM NUHLIKIL-’EWWELINE
                
            
        
            17
             Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    THUMME NUTBI’UHUMUL-’AHIRINE
                
            
        
            18
             Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    KEDHALIKE NEF’ALU BIL-MUXHRIMINE
                
            
        
            19
             Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            20
             A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘ELEM NEHLUKKUM MIN MA’IN MEHININ
                
            
        
            21
             Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    FEXHE’ALNAHU FI KARARIN MEKININ
                
            
        
            22
             Për deri në një kohë të caktuar.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘ILA KADERIN MA’LUMIN
                
            
        
            23
             Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    FEKADERNA FENI’MEL-KADIRUNE
                
            
        
            24
             Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            25
             A nuk bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘ELEM NEXH’ALIL-’ERDE KIFATÆN
                
            
        
            26
             të gjallë dhe të vdekur?
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘EHJA’EN WE ‘EMWATÆN
                
            
        
            27
             Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE XHE’ALNA FIHA REWASIJE SHAMIHATIN WE ‘ESKAJNAKUM MA’EN FURATÆN
                
            
        
            28
             Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            29
             (u thuhet) Shkoni te ai (xhehennemi) që ju e konsideruat rrenë.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ENTELIKU ‘ILA MA KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
                
            
        
            30
             Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tre degëzime.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ENTELIKU ‘ILA DHILLIN DHI THELATHI SHU’ABIN
                
            
        
            31
             Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    LA DHELILIN WE LA JUGNI MINEL-LEHEBI
                
            
        
            32
             Ai (xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘INNEHA TERMI BISHERERIN KALKASRI
                
            
        
            33
             E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    KE’ENNEHU XHIMALETUN SUFRUN
                
            
        
            34
             Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            35
             Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    HADHA JEWMU LA JENTIKUNE
                
            
        
            36
             Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE LA JU’UDHENU LEHUM FEJA’TEDHIRUNE
                
            
        
            37
             Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            38
             Kjo është dita e gjykimit, ju kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    HADHA JEWMUL-FESLI XHEMA’NAKUM WEL-’EWWELINE
                
            
        
            39
             Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    FE’IN KANE LEKUM KEJDUN FEKIDUNI
                
            
        
            40
             Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            41
             Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘INNEL-MUTTEKINE FI DHILALIN WE ‘UJUNIN
                
            
        
            42
             Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE FEWAKIHE MIMMA JESHTEHUNE
                
            
        
            43
             Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    KULU WE ESHREBU HENI’ÆN BIMA KUNTUM TA’MELUNE
                
            
        
            44
             Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    ‘INNA KEDHALIKE NEXHZIL-MUHSINJNE
                
            
        
            45
             Atë ditë është mjerim për përgënjeshtruesit.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            46
             Ju (jobesimtarë në Dunja) hani e kënaquni për pak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    KULU WE TEMETTA’U KALILÆN ‘INNEKUM MUXHRIMUNE
                
            
        
            47
             Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            48
             Dhe kur atyre u thuhej: "Përkuluni!", ata nuk përkuleshin.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WE ‘IDHA KILE LEHUMU ERKA’U LA JERKA’UNE
                
            
        
            49
             Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    WEJLUN JEWME’IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
                
            
        
            50
             Pra, cilës fjalë (libër) pas këtij (Kur'anit) i besojnë?
            
            
                
                    
                    
                
            
        
    
                
            
                
                    FEBI’EJJI HEDITHIN BA’DEHU JU’UMINUNE
                
            
        



                            Motori kërkues i Kur'anit & Haditheve