Rijadus-Salihin · Libri për kërkimin e faljes
آيات الباب
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kërko falje për mëkatet e tua.”
(Muhammed, 19)
“Dhe kërko falje nga All-llahu! All-llahu njëmend është shumë i mëshirshëm dhe fal!”
(en-Nisa, 106)
“Ti madhëroje Zotin tënd me lëvdatat dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin!”
(en-Nasr, 3)
“Thuaj: “A t'ju tregoj çka është më mirë se ato? Ata të cilët janë të devotshëm kanë te Zoti i tyre Xhenete, ku do të rrjedhin lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë, edhe bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu i sheh mirë shumë robërit e vet. Ata të cilët thonë: “O Zoti ynë, ne me të vërtetë besojmë, prandaj na fal mëkatet tona dhe mbrona prej dënimit me zjarr!” Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë me të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës.”
(Ali Imran, 15-16-17)
“Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj vetes e pastaj lut All-llahun që t’ia falë - do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.”
(en-Nisa, 110)
“All-llahu ata nuk i dënonte, sepse ishe ti në mesin e tyre, dhe ata All-llahu nuk i dënon derisa luten për falje.”
(el-Enfal, 33)
“Edhe ata, të cilët kur bëjnë paudhësi, ose bëjnë gabim ndaj vetvetes, e kujtojnë All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - kush i fal mëkatet përveç All-llahut? - dhe të cilët vazhdojnë në atë çka kanë bërë (të gabojnë) me vetëdije.”
(Ali Imran, 135)
Ajetet për këtë kapitull janë të shumta dhe të njohura.