Rijadus-Salihin · Ndalimi i dëgjimit të përgojimit dhe urdhri i dëgjuesit, që e dëgjon përgojimin e ndaluar, që ta ndalojë dhe ta përgënjeshtrojë atë nëse nuk mund ta bëjë këtë, ose nëse përgojuesi nuk e pranon, ta lëshojë tubimin e këtillë, nëse mundet
آيات الباب
All-llahu i Madhëruar ka thënë:
“Dhe kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i kthejnë shpinën.”
(el-Kasas, 55)
“Ata, që u shmangen fjalëve të kota.”
(el-Mu’minun, 3)
“Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit dhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi.”
(el-Isra, 36)
“Kur t’i shohësh ata që i nënçmojnë argumentet tona, ti largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër. E nëse djalli të bën të harrosh, ti pas përkujtimit mos rri më me jobesimtarët.”
(el-En’am, 68)