Rijadus-Salihin · Për ndalimin e rreptë të dëshmimit të rrejshëm

آيات الباب

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërte-ta.”

(el-Haxhxh, 30)

“Mos paso atë për çka nuk di.”

(el-Isra, 36)

“Ai nuk shpreh asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm.”

(Kaf. 18)

“Vërtet Zoti yt është njëmend në pritë.”

(el-Fexhr, 14)

“Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm.”

(el-Furkan, 72)