Rijadus-Salihin · Për realizimin e obligimit dhe përmbushjen e premtimit

آيات الباب

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe realizoni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi.”

(el-Isra:34)

All-llahu xh.sh. thotë:

“Dhe zbatoni obligimet e All-llahut për të cilat jeni ngarkuar.”

(en-Nahl:91)

All-llahu xh.sh. thotë:

“O besimtarë, zbatoni marrëveshjet!”

(el-Maide:1)

All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:

“O besimtarë, përse flisni atë që nuk e bëni. Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni.”

(es-Saff:2-3)