Rijadus-Salihin · Tërheqja e vërejtjes (për kujdes) nga ofendimi i njerëzve të mirë, të dobtëve dhe të varfërve

آيات الباب

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Kurse ata, të cilët i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”

(el-Ahzab, 58)

Dhe thotë:

“Prandaj bonjakun mos e nënçmo. Dhe lypësin mos e refuzo.”

(ed-Duha, 9-10)

Sa i përket haditheve për këtë temë, ato janë shumë. Prej tyre është hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. në kapitullin paraprak që fillon me fjalët: “Kush i bën armiqësi një mikut tim, do t’i shpall luftë.” Hadithi tjetër i kësaj teme është ai që transmetohet nga Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a., i cili nga fundi thekson: “O Ebu Bekër, nëse ti i hidhëron ata, e ke hidhëruar Krijuesin tend.”