Rijadus-Salihin · Vlera e urisë, e jetës modeste dhe vlera e modestisë në ngrënie, pirje, veshmbathje dhe në dëfrimet e tjera të shpirtit si dhe braktisja e kënaqësive

آيات الباب

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Por pas atyre mbetën pasardhës të këqij, që e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Ata, mbase do të pësojnë. Përveç atyre që janë penduar dhe kanë besuar edhe kanë bërë vepra të mira. Atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë e padrejte.”

(Merjem, 59-60)

“Dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata, që adhuronin jetën e kësaj bote, thoshin: -Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum. -Të mjerët ju - thoshin të diturit. -Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpërbli-mi i All-llahut.”

(el-Kasas, 79-80)

“Pastaj, atë ditë do të pyeteni patjetër për kënaqësi-të.”

(et-Tekathur, 8)

“Kush e dëshiron këtë botë Ne kujt të duam i japim shpejt çka të dëshirojë, por pastaj i përgatisim Xhehe-nemin në të cilin do të digjet i turpëruar dhe i përu-lur.”

(el-Isra, 18)

Ajetet për këtë temë janë të shumta dhe të njohura. Kurse hadithet si vijon: