Rijadus-Salihin · Ashpërsia e dënimit për atë që urdhëron për të mirë ose ndalon nga e keqja, por veprat i ka në kundërshtim me fjalët
Koranverse des Kapitels
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“A ju po urdhëroni të tjerët të bëjnë vepra të mira e veten e harroni? Ju edhe Librin e lexoni. A s’po mend-oni pak?”
(el-Bekare, 44)
“O besimtarë, përse flisni atë çka nuk e punoni? Sa e urrejtur është tek All-llahu të flisni atë që s’e bëni!”
(es-Saff, 2-3)
E gjatë lajmërimit për Shujabin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë:
.”.. Unë nuk dëshiroj të dallohem nga ju në atë që jua ndaloj.”
(Hud, 88)