Rijadus-Salihin · Përshëndetja me mikun dhe porosia para ndarjes për shkak të udhëtimit ose për diçka tjetër, lutja për të si dhe kërkimi i lutjes prej tij
Koranverse des Kapitels
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Jakubi: ‘O bijtë e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenë, assesi mos vdisni ndryshe, vetëm si muslimanë!’ A ishit ju dëshmitarë (të pranishëm) kur i erdhi Jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve të vet: ‘Çka do të adhuroni pas meje?’ Do të adhurojmë, i thanë ata, Zotin tënd dhe Zotin e të parëve të tu, Ibrahimit dhe Ismailit e Is-hakut, vetëm një Zot, dhe ne atij i jemi dorëzuar.”
(el-Bekare:132-133)