Rijadus-Salihin · Rëndësia e dashurisë në emër të all-llahut dhe inkurajimi i saj, pastaj informimi i njeriut të dashur se e do dhe çka i thotë atij kur të mësojë për këtë
Koranverse des Kapitels
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Muhammedi është Pejgamber i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti; i sheh si përkulen dhe bien me fytyrë për toke (sexhde), duke dëshiruar mirësinë e All-llahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrë kanë shenjat, gjurmët nga të rënat me fytyrë për toke (sexhde). Ai është përshkrimi i tyre në Tevrat, kurse përshkrimi i tyre në Inxhil: ata janë si bima, kur lëshon filizin e vet e pastaj e forcon, trashet dhe e pjek frytin e vet, duke nxitur entuziazëm tek mbjellësit e për t’i zemëruar me të jobesimtarët. All-llahu u ka premtuar atyre, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, falje dhe shpërblim të madh.”
(el-Fet’h, 29),
Dhe thotë:
“Edhe ata, të cilët e kanë përgatitur shtëpinë dhe besimin përpara atyre, i duan ata që kanë ardhur te këta.”
(el-Hashr, 9)