Rijadus-Salihin · Bindja (jekîn) dhe mbështetja (tevekkul)

Qur'an verses of the chapter

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar All-llahu dhe Pejgamberi i Tij; All-llahu dhe i Dërguari i Tij e kanë folur të vërtetën dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bind-shmërinë.”

(el-Ahzab, 22):

“Ata të cilëve kur u thanë njerëzit: “Po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, ajo ua forcoi besimin dhe thanë: “Na mjafton All-llahu, eh sa Zot i mirë është Ai” dhe u kthyen aleatët me mirësinë e All-llahut. Nuk i qëlloi (besimtarët) kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë.”

(Ali Imran, l73-l74)

“Ti ki bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes.”

(el-Furkan, 58)

.”..Dhe besimtarët vetëm tek All-llahu le të mbështe-ten!”

(Ibrahim, ll)

.”.E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek All-llahu.”

(Ali Imran, l59)

Ajetet për urdhrin e mbështetjes (në All-llahun) janë të shumta dhe të njohura. I Lartmadhërishmi thotë:

“Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton atij.”

(et-Talak, 3)

“Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur u lexohen ajetet e Tij, ua forcojnë besimin dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre.”

(el-Enfal, 2)

Ajetet për vlerën e tevekkulit janë të shumta dhe të njohura. Në vazhdim po i theksojmë hadithet mbi këtë temë: