Rijadus-Salihin · Në cilat punë kanë përparësi pjesët e djathta e në cilat pjesët e majta të trupit

Qur'an verses of the chapter

Është e njohur se është mustehab t’u jepet përparësi organeve të djathta në të gjitha punët e ndershme si: abdesti, gusli, tejemmumi, veshja e rrobave, mbathja e këpucëve, rrobave të brendshme, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut (furçës së dhëmbëve), prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, mënjanimi i qimeve nga vendet e mbuluara të trupit, qethja e flokëve, dhënia e selamit në namaz, në ushqim e pije, përshëndetje, kapjen e Haxheri Esvedit, daljen nga banjo, për çdo marrje dhe dhënie etj.

Është mustehab t’u jepet përparësi organeve të majta në punët e kundërta me ato që i përmendëm si: pështyerja në të maj-të, hyrja në banjo, dalja nga xhamia, zbathja e këpucëve, rrobave të brendshme, rrobave, gjatë istinxhait (pastrimit të organeve të nevojës së madhe dhe të vogël), si dhe të gjitha punëve të papast-ra.

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Ai të cilit do t’i jepet libri në dorën e djathtë të tij, do të thotë: ‘Ja, lexomani librin tim!”

(el-Hâkka:19)

All-llahu xh.sh. thotë:

“Dhe ata të djathtët, e çka di ti se kush janë të djathtët? Po të majtët, kush janë të majtët”

(el-Vakia:8-9)