Rijadus-Salihin · Shenjat e dashurisë së all-llahut të madhëruar ndaj robit, inkurajimi për t’u pajisur me këtë cilësi dhe për angazhim në fitimin e saj
Qur'an verses of the chapter
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj, nëse e duani All-llahun, pasomëni, edhe juve All-llahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet. All-llahu fal dhe është Mëshirëplotë.”
(Ali Imran, 31)
“O besimtarë, kush prej jush i shmanget fesë së vet, All-llahu në vend të tyre do të sjell njerëz që i do Ai dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj jobesimtarëve; ata do të luftojnë në rrugë të All-llahut dhe nuk do t’i frikësohen kërcënimit të kurrfarë kërcënuesi. Ajo është mirësi e All-llahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë - dhe All-llahu ka dije shumë të gjerë.”
(el-Maide, 54)