Rijadus-Salihin · Sinqeriteti dhe nijeti (qëllimi) në të gjitha veprat dhe fjalët e hapta dhe të fshehta
Qur'an verses of the chapter
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Porse u qe urdhëruar të adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë dhe të kryejnë namazin edhe të japin zekatin e ajo është fe stabile.”
(el-Bejjine 5)
“Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana juaj.”
(el-Haxhxh, 37)
“Thuaj: “O e fshehët ju atë që keni në kraharorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di.”
(Ali Imran, 29)