Rijadus-Salihin · Sqarimi për atë që ka përgatitur all-llahu për besimtarët në xhenet
Qur'an verses of the chapter
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopsht dhe burime. Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika! Dhe ne nga kraharorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qëndrojnë sikur vëllezër njëri përballë tjetrit. Aty nuk i prekë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren prej tyre.”
(el-Hixhr, 45-48)
“O njerëz të mi, ju sot mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Ata, të cilët kanë besuar argumentet tona dhe kanë qenë muslimanë. Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, të gëzuar! Ata do të jenë të shërbyer me enë e gota prej ari. Aty do të keni gjithë çka që u dëshiron shpirti dhe ua kënda syri. Ju aty jeni përgjithmonë. Dhe ai është Xheneti që u jipet në trashëgim për atë që keni punuar. Aty do të keni shumë pemë prej të cilave do të hani.”
(ez-Zuhruf, 68-73)
“Të devotshmit, pa mëdyshje, kanë vend të sigurt. Në kopshte me burime; të veshur në mëndafsh e kadife, përballë njëri-tjetrit. Gjithashtu do t’i kurorëzojmë me hyri symëdha. Aty mund të kërkojnë, të sigurt, çfarëdo lloj pemësh që të dëshirojnë. Aty nuk do ta shijojnë vdekjen përveç vdekjes së parë dhe Ai do t’i ruaj nga dënimi me zjarr. Nga mirësia e Zotit tënd, ai është sukses i madh.”
(ed-Duhan, 51-57)
“Të mirët, njëmend, do të jenë në kënaqësi të Xhenetit. Do të shikojnë nga divane; Në fytyrat e tyre vërehet gëzimi e lumturia. Do t’u jepet të pijnë nga pije të vulosura, vula e të cilave është misk dhe për këtë le të bëjnë gara konkurrentët; do të jetë e përzier me ujë Tesnimi. Burimesh, prej ku pijnë të afërmit.”
(el-Mutàffifîn, 22-28)
Ajetet për këtë kapitull janë të shumta e të njohura.