Rijadus-Salihin · Vizita e njerëzve të mirë, qëndrimi me ta, shoqërimi dhe dashuria e tyre, thirrja e tyre për vizitë, për t’u lutur për ty dhe vizita e vendeve të rëndësishme (islame)

Qur'an verses of the chapter

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe kur i tha Musa djalit të vet: “Do të shkoj derisa të arrij aty ku bashkohen dy dete, ose do të ec dhe vetëm do të ec. Dhe kur ata dy arritën deri në vendin ku ata dy duhej të bashkohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rrugës së vet nëpër det. Po kur u largua, (Musa) i tha djalit të vet: “Na jep të hamë mëngjesin, sepse nga kjo rrugë jona jemi lodhur. A e sheh? i tha ky. Kur u ndalëm në atë breg, e unë e harrova peshkun, këtë s’e ka bërë tjetërkush përpos vetë djallit, që ta përmend atë. Ai patjetër do të jetë zhytur në det, për çudi! Tha: Kjo është ajo që na duhet dhe u kthyen të dy rrugës prej nga kishin ardhur. Dhe e gjetën një njeri nga robërit Tanë, të cilit i patëm dhënë mëshirë nga ana Jonë dhe i mësuam atë që e dimë vetëm Ne. “A mund të të bëj shoqëri?” i tha Musa. “Por të ma mësosh tërë atë drejtësi që e ke mësuar ti.”

(el-Kehf, 60-66)

Dhe ka thënë:

“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre, të cilët i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij.”

(el-Kehf, 28)