Melaiket që i erdhën Ibrahimit ishin të drejtuar për ndëshkimin e popullit ku ishte i dërguar Luti, por njëkohësisht i morën myzhde Ibrahimit se do të ketë djalë, Is-hakun. Ibrahimi, i njohur si bujar i pashoq, me të shpejtë u solli mysafirëve një viç të pjekur në hell, duke menduar se ata ishin njerëz, pse kishin formën e djemve të rinj dhe të bukur. Kur vërejti se nuk po zgjasin duart te mishi i pjekur, nuk i erdhi mirë, sepse ai që nuk ta ha bukën nuk ta do të mirën. Mirëpo, engjëjt me të shpejtë e njoftuan se kush ishin edhe për çka kishin ardhur. Gruaja e Ibrahimit, Sareja qeshi kur kuptoi se ata nuk kanë ndonjë qëllim kundër Ibrahimit dhe kur kuptoi se do të ndëshkojnë popullin e Lutit që ishte i njohur si më i shfrenuari. E kur kuptoi se ajo do të lindë djalë, u habit ngase ishin të shtyrë në moshë që të dy, por engjëjt i thanë se ky është caktim i Zotit mëshirues i cili ka bekuar familjen tuaj.
Pasi që Ibrahimit i kaloi frika për vete, filloi t'i dhimbset populli i Lutit, por engjëjt e njoftuan me vendimin e Zotit që është i pathyeshëm dhe shkuan te Luti. Kur i pa djelmosha të bukur, u prek shumë dhe shpirtërisht u ngushtua, ngase e dinte vesin e popullit të tij.Si duket, gruaja e Lutit që ishte jobesitmare e informoi popullin për ardhjen e djelmoshave dhe ata me të shpejt i shkuan dhe kërkuan prej Lutit t'ua dorëzojë. Luti u tha se gratë i krijoi Zoti për bashkëshorte, pra hiquni dhe mos më turpëroni me këta mysafirë. Sipas një mendimi, Luti u ofroi martesën e bijave të veta, ashtu që t'i largojë prej mysafirëve, por derisa ishte pejgamber i atij populli, konsiderohej si babë i atij populli, pra edhe gratë e tjera ishin bija të tij. Luti u prek shumë kur kuptoi këmbënguljen e popullit për çnderimin e djelmoshave dhe në shenjë pikëllimi tha: Të kisha pasur fuqi do t'i shpartalloja. Si duket i vetmi pejgamber i dërguar në një popull të huaj ishte Luti, andaj edhe thotë të kisha pasur kabile të fortë.
Në momentin më kritik të dëshprimit të Lutit, ata djelmosha e njoftuan se ishin melekë, nuk ishin njerëz, ishin Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, kishin ardhur ta shkatërrojnë atë popull të prishur, i e Lutit i thanë që me familjen e vet, pos gruas së tij, e cila ishte e dënuar ta vuajë dënimin, pas i gjysmës së natës të largohet prej atij vendi. Luti me familje u largua, e Xhibrili u vuri krahun I përfundi atyre fshatrave, i ngriti lart e pastaj i përmbysi. Thuhet se ai vend tash quhet Deti i Vdekur ose Deti i Lutit.
- Kur erdhi caktimi Ynë ... - Kjo ndodhi gjatë lindjes së diellit. - Ne e kthyem çdo gjë përmbys ... - Pjesën e sipërme të atij vendi, - domethënë, të Sodomit, - Allahu e ktheu përmbys, dhe pastaj: - lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar ... - Lëshuam predha prej balte të ngurtësuar, të forta, të rënda dhe në përmasa shumë të mëdha. Allahu i Lartësuar thotë: “ sixhxhilin mendud”, domethënë, predha balte të ngurtësuar, që ishin të ngjitura fort njëra me tjetrën gjatë kohës kur binin poshtë dhe godisnin ata. - Të shenjuar nga Zoti yt. - Secila predhë goditëse ishte e adresuar, pasi mbi të ishte shënuar emri i personit mbi të cilin do të binte dhe do ta vriste. Është përmendur se gurët ranë mbi banorët e atij vendi (Sodomës), por edhe në zonat rreth e rrotull tyre. Edhe nëse ishin larguar diku tjetër, predha lëshohej mbi ta. Edhe sikur dikush të ishte duke folur mes një grupi njerëzish, guri e godiste në kokë dhe e rrëzohente në
tokë të dërrmuar. Kështu, gurët i vranë të gjithë pa përjashtim, duke mos lënë asnjë të gjallë. Muxhahidi tregon në lidhje me tefsirin e ajetit: Xhibrili e mori të gjithë popullin e Lutit dhe e ngriti lart, së bashku me bagëtitë, shtëpitë dhe pasuritë e tyre. I ngriti aq lart, saqë banorët e qiellit dëgjuan lehjet e qenëve të tyre, dhe pastaj i përmbysi me kokë poshtë. Katadja dhe të tjerë kanë thënë se na është transmetuar se, kur erdhi agimi, meleku Xhibril e shtriu krahun e tij deri në mes të tokës së tyre, duke përfshirë ndërtesat, kafshët, gurët, pemët dhe gjithçka që kishte në të, i mbështolli me krahun e tij dhe i ngriti lart. Pastaj u ngjit me ta në qiellin e dynjasë, aq sa banorët e qiellit arritën të dëgjonin zërat e njerëzve dhe të qenëve. Pastaj i ktheu kokëposhtë dhe i lëshoi drejt Tokës të përmbysur, duke i shkatërruar. Pasi i ktheu përmbys, i goditi ata me predha balte të ngurtësuar. Ndërsa Muhamed Ibn Keab el Kuradhi shton: “Populli i Lutit ishin të ndarë në pesë vendbanime. Më i madhi quhej Sodomë, ndërsa të tjerët quheshin Sabe, Saud, Gamratu dhe Deuhau. Xhibrili i mbarti të gjithë këta në krahun e tij, pastaj i përmbysi, duke i vrarë dhe shkatërruar. Këta morën emrin El mu’tefikât “të përmbysurit”, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an: “... edhe “të përmbysurit”, të cilët i përplasi prej së larti. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu.” [Nexhm 53, 54]. Pastaj Allahu i Lartësuar dërgoi mbi ta një r rebesh predhash të ngurtësuara. - Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët. - Ky ndëshkim dhe zemërim i Zotit nuk është larg atyre që guxojnë të bëjnë të tilla poshtërsi dhe padrejtësi. Në një hadith që vjen në Sunen i transmetuar nga Ibn Abasi në formën merfuan, - pra, që i atribuohet Profetit ﷺ ,- thuhet: 1495. “Nëse gjeni dikë që vepron si populli i Lutit, ekzekutojini që të dy, si pasivin, edhe aktivin”. Imam Ahmedi, Imam Shafiu dhe dijetarë të tjerë janë të mendimit se ata që bëjnë këtë lloj poshtërsie ekzekutohen, pavarësisht a kanë qenë të martuar (muhsan) ndonjëherë apo jo, duke u bazuar pikërisht në këtë hadith. Ndërsa Imam Ebu Hanifja është me mendimin se dënimi i tyre është që të hidhen nga një lartësi e madhe dhe më pas të goditen me gurë, ashtu sikurse bëri Allahu me popullin e Lutit. Allahu i Pastër, i Dëlirë dhe i Lartësuar është më i ditur për atë që është më e sakta.
- “Kur të dërguarit Tanë vajtën te Luti, ai u brengos shumë për ta, e ndjeu veten të pafuqishëm për mbrojtjen e tyre dhe tha: “Kjo është një ditë e vështirë.”” - Kur melekët që vizituan Ibrahimin (a.s.) shkuan te Luti (a.s.), ai u ndie keq dhe u ngushtua shumë. Ai mendoi se do të ishte një ditë ankthi tejet e vështirë, sepse vizitorët kishin marrë pamjen e djemve të hijshëm. Si të tillë, ata nuk do t’i shpëtonin shikimit të popullit të tij të shfrenuar dhe të dhënë pas meshkujve. Luti ishte shumë i shqetësuar për sigurinë e miqve të tij dhe, vërtet, ndodhi ajo që ia kishte frikën: - “Pastaj aty u turrën njerëzit e popullit të tij.” - Ata filluan të nxitonin se kush e kush të realizonte më parë qëllimet e tyre të poshtra dhe të shfrenuara. - “Ata kishin kohë që bënin vepra të turpshme.” - Ata ishin njerëzit e parë që kryen një poshtërsi të tillë, sepse askush para tyre nuk e kishte bërë këtë. - “Atëherë, ai tha: “O populli im! Ja ku janë bijat e mia (gratë e popullit) . Ato janë më të pastra për ju (për martesë).” - Kuptimi i këtyre fjalëve ishte që: femrat janë më të mira dhe të pastra për ju, sesa këta miqtë e mi. Nuk ishte qëllimi që ai vërtet t’u jepte vajzat e tij, që ata të kënaqnin epshet e tyre me to, sepse sigurisht që kjo ishte e ndaluar. Ky rast i ngjan gjykimit të profetit Sulejman (a.s.) mbi dy gratë, që pretendonin secila përkatësinë e fëmijës që mbeti gjallë pasi nuk e hëngri ujku. Secila prej tyre pretendonte se fëmija që e hëngri ujku ishte i tjetrës. Profeti Sulejman (a.s.) gjykoi që fëmija të ndahej në dysh dhe secilës t’i jepej gjysma. Në këtë çast, nëna e vërtetë - e shtyrë nga mëshira - tha menjëherë se fëmija ishte i gruas tjetër, duke hequr dorë nga e drejta e saj. Atëherë, Sulejmani (a.s.) e zbuloi se cila ishte nëna e vërtetë. Në fakt, ai nuk do ta ndante vërtet fëmijën, por thjesht donte t'i bënte ato të reflektonin drejt në lidhje me çështjen. Po kështu, edhe profeti Lut (a.s.) iu drejtua popullit të tij duke u thënë: Ja ku janë bijat e mia! Ato janë më të pastra se poshtërsitë që kryeni ju. Femrat janë ato që Zoti i krijoi për meshkujt, dhe e tillë është natyrshmëria e pastër. Domethënë, qëllimi i Profetit ishte që t’i frenonte ata njerëz nga fëlliqësia që donin të kryenin. - “Kijeni frikë Allahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi!” - Janë dy faktorë shumë të rëndësishëm që duhet t’ju bëjnë të më nderoni dhe të mos më fyeni me miqtë e mi. Vetëm njëri do të ishte mëse i mjaftueshëm që ju të më respektoni. Së pari, frika ndaj Allahut dhe, së dyti, respekti ndaj meje. - “A nuk ka ndër ju një njeri me mend?” - A ka ndonjë njeri me mend, që t'ju këshillojë dhe ndalë nga kjo vepër e shëmtuar, me të cilën jeni përlyer! Kjo tregon se ata ishin zhveshur tërësisht nga burrëria dhe çdo cilësi njerëzore. - “Ata thanë: “Ti e di mirë se ne nuk kemi asnjë nevojë për bijat e tua. Ti, me siguri, e d i shumë mirë se çfarë duam ne!”.” - Ne dëshirojmë veçse meshkujt dhe nuk na tërheqin aspak femrat. Në këto çaste, shqetësimi i Lutit (a.s.) u shtua shumë, prandaj tha: - “Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush ose të kisha një krah të fortë ku të mbështetesha!”.”. Të kisha krah, për shembull, farefis të fortë, që të më mbronte prej jush. Profeti dëshironte të kishte një mbështetje të dallueshme nga shqisat, sepse në realitet ai e dinte se kishte mbështetjen më të fortë, atë të Allahut të Madhërishëm, para fuqisë dhe pushtetit të së Cilit nuk mund të qëndrojë askush. Kështu, kur çështja u vështirësua shumë dhe ngushtimi arriti kulmin, melekët iu drejtuan me fjalët:
- “Ata (të dërguarit) thanë: “O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd dhe ata në asnjë mënyrë nuk kanë për t’u afruar ty.”” - Ata i treguan se cilët ishin, me qëllim që Lutit t’i qetësohej zemra. Ata e siguruan se populli i tij nuk do të mund ta prekte apo ta dëmtonte. Pastaj Xhibrili (a.s.), me një lëvizje të krahut të tij, bëri që atyre t’u ziheshin sytë e të mos i shihnin. Kështu, ata u larguan duke kërcënuar Lutin se do të ktheheshin sërish në agim. Melekët e urdhëruan Lutin që të nisej për udhëtim natën, shumë kohë para agimit, së bashku me familjen e tij: - “Kur të jetë fundi i natës, largohu bashkë me familjen tënde... ” - Largohuni kohë para se të vijë agimi. Ky urdhër u dha në mënyrë që ata të largoheshin sa më tepër nga vendbanimi. Urdhri tjetër ishte: - “...dhe askush pr ej jush të mos vështrojë mbrapa.” - Nxitoni të dilni nga vendbanimi, duke u frikësuar nga ndëshkimi i Zotit, që do godasë ata. Ky të jetë shqetësimi juaj i vetëm, aq sa edhe sytë të mos i ktheni pas për të parë. Më pas i Lartësuari thotë: - “...Por gruaja jote do të mbetet prapa. Atë do ta godasë e njëjta gjë që do të godasë edhe ata.” - Atë do ta përfshijë i njëjti dënim që do të godasë edhe popullin tënd. Ky gjykim ishte i drejtë, sepse edhe ajo kishte pjesën e vet në gjynahun e popullit të prishur. Ishte ajo që u tregoi atyre për dy mysafirët e bukur, që vizituan shtëpinë e Lutit. - “Afati i tyre është mëngjesi. A nuk është afër mëngjesi?” – Me sa duket, Lutit (as.) iu duk larg koha e ndëshkimit të tyre, prandaj deshi që ai të bëhej sa më shpejt. Për këtë arsye, atij iu tha: “A nuk është afër agimi?! - “Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar,...” - Kur erdhi koha e zbatimit të urdhrit për ndëshkim, Ne ua kthyem tokën përmbys, duke e hedhur mbi ta dhe, veç kësaj, u goditën furishëm me një shi gurësh të ndezur. Ky rrebesh ishte i vrullshëm e i pandërprerë. Ai ndiqte pas këdo që përpiqej të largohej nga qyteti, duke mos lënë asnjë të shpëtonte i gjallë. - “...Të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët.” - Çdo gur ishte i drejtuar nga Allahu. Çdo gur kishte misionin të ekzekutonte ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut. Një ndëshkim i tillë është kërcënim i hapur për të gjithë ata që kryejnë të njëjtën poshtërsi si populli i Lutit. Le të frikësohen dhe të ruhen njerëzit nga të tilla gjynahe, ose përndryshe edhe ata do t’i godasë pa mëshirë i njëjti ndëshkim!