Jobesimtarët i thoshin njëri-tjetrit: Muhammedi po mendon se kijameti është afër, andaj largohuni prej disa punëve, e të shohim se çka po ngjet. Kur kaluan shumë ditë, i thanë: Ne s'po shohim gjë, ku është pra, le të vijë tash kijametit Si shkak i zbritjes së këtij ajeti ishte ajo bisedë e jobesimtarëve. Allahu ju thotë: Erdhi, pse ajo që është caktuar prej Zotit, është e domosdoshme të ngjajë, pra është aq e padyshimtë sikurse të kishte ardhur edhe të ishte parë me sy. Kur i shpallët ky ajet, Pejgamberi thotë: "Unë u dërgova afër me kijametin si këta dy", dhe i barazoi dy gishta (sahihajn). Allahu i dërgon shpalljen atij që do, e për t'u thënë njerëzve mos u ngutni ta kërkoni kijametin para kohe, ai do t'ju vijë, por ju ruanu e mos bëni punë të këqija. Ai Zot që krijoi qiej e tokë aq të përsosura, është i plotfuqishëm, e s'ka nevojë për zota të tjerë që ia mendojnë. Eshtë çudi e madhe pse njeriu nuk mendon për zanafillën e vet nga ajo pikëz e ujit të dobët, po i rritet mendja dhe kundërshton atë Zot që vetëm Ai ka ditur dhe ka mundur ta krijojë. I krijoi kafshët për të mirën e njeriut, pse prej tyre vishet, ushqehet e edhe ndien kënaqësi shpirtërore kur i sheh ato në tufa e të ngopura kur kthehen në mbrëmje, si dhe kur i qet për kullosë në mëngjes. Madje ato i shërbejnë njeriut edhe për bartjen e sendeve të rënda. I krijoi edhe kafshët e tjera për t'u hipur e edhe për dëfrime e kënaqësi të tjera.
Krijon edhe çka ju nuk dini, u thotë Kur'ani atyre të asaj kohe, pra pati për qëllim t'i japë shenjë mendjes se, mjetet për hipje do të jenë edhe të tjera, sikur që po i shohim tash mjetet transportuese dhe, të mos thotë ndokush: të parët e mi u shërbyen me kuaj, me gomarë etj., e edhe unë do të shërbehem me ta, e jo me mjetet e shpikura, sepse një qëndrim i tillë është kundër Kur'anit. Rrugën që e caktoi Zoti, ajo të çon te Ai, kurse të tjerat të humbin.
Pasi përmendi si mirësi të Tij kafshët që përdoren për bartje dhe transport, Allahu i Lavdëruar tregon edhe atë që ndihmon njerëzit në rrugët konceptuale, pra, rrugët e besimit dhe të fesë së Tij. Në Kuran shohim shpeshherë kapërcim prej përmendjes së gjërave të prekshme e të dukshme, në përmendjen e atyre konceptuale të dobishme për fenë dhe besimin e njeriut. I Lartësuari thotë: “...Pajisuni me gjërat që ju duhen (për rrugë) , por pajisja më e mirë është devotshmëria. Mua të më frikësoheni, o njerëz të mendjes!” [Bekare 197]. Dhe thotë gjithashtu: “O bijtë e Ademit, Ne ju kemi dhënë veshje, si mbuluese për vendet tuaja të turpshme si edhe për zbukurim. Por veshja e devotshmërisë - ajo është më e mira. ...” [Ea’raf 26]. Në Kur’an kjo përsëritet shpesh. Kështu, Allahu i Madhëruar na tregon se njerëzit zgjedhin rrugë të ndryshme besimi për tek Ai. Por Ai tregon se e vetmja rrugë e vërtetë dhe e drejtë është ajo rrugë që vetë Ai e ka ofruar dhe treguar. - Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. - Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.” [En’am 153]. Ose : “Ai (Allahu) tha: “Kjo (rruga e të sinqertëve) është rruga Ime e drejtë.” [Hixhr 41]. Duke shpjeguar a jetin: “Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. ...”, Muxhahidi thotë: “Rruga e vërtetë është vetëm rruga e sjellë nga Allahu.” Kjo është fjala më e saktë në kuptimin e ajetit, duke parë edhe kontekstin, ku Allahu i Lavdëruar thotë se ka edhe rrugë të tjera që robërit i ndjekin për tek Ai. E vetmja rrugë e vërtetë dhe e drejtë që të çon tek Ai, është rruga e përcaktuar prej Tij. Ajo është rruga që Ai e ligjëroi për robërit dhe me të cilën kënaqet që të jetë feja e tyre. Çdo rrugë tjetër është e mbyllur dhe çdo punë e përkushtim jashtë fesë së tij është e refuzuar nga Ai. I Lartësuari thotë: - Por ka edhe rrugë devijuese (nga e Vërteta). - Ka edhe rrugë larguese e devijuese nga e vërteta. Ibn Abasi e të tjerë e veç tij kanë shpjeguar: “Ato janë rrugët e ndryshme, pikëpamjet dhe dëshirat e shpërndara ndër popuj, si Judaizmi, Krishtërimi, Zjarrputizmi, etj.” Në vijim, Allahu i Lartësuar na njofton se e gjitha kjo ndodh me përcaktimin dhe dëshirën e Allahut, i Cili thotë: - “Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gjithëve.” - Apo siç thotë në një ajet tjetër: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë.” [Junus 99, 100]. Ose: “Sikur të dëshironte Zoti yt, do ta bënte njerëzinë të një feje, por ata do
të jenë vazhdimisht duke kundërshtuar. Përveç atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë edhe i krijoi ata. Vendimi i Zotit tënd do të përmbushet: “Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkë."” [Hud 118, 119].
- “Ai i krijoi qiejt e Tokën me një urtësi të madhe.” - Kjo sure quhet ndryshe "Surja e Mirësive", domethënë, surja që përmend mirësitë e Allahut të Lartësuar. Quhet kështu sepse Allahu i Lartësuar përmend në fillim të saj mirësitë themelore, mes të cilave jetojnë krijesat në këtë botë. Ndërsa në fund të saj, Allahu i Madhëruar përmend veprat, fjalët e mira dhe adhurimet, të cilat
shërbejnë si plotësim i këtyre mirësive. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na njofton se Ai ka krijuar qiejt dhe tokën me një urtësi të madhe. Por, cila është kjo urtësi madhështore? Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe tokën që njerëzit, përmes madhështisë së këtij krijimi, të argumentojnë për madhështinë e Krijuesit, ta madhërojnë Atë që i krijoi ato në mënyrë të përkryer. Allahu i Madhëruar e përkreu krijimin e Tij, për ta kuptuar mirë se Ai që i krijoi ka cilësitë më të plota dhe absolute. Le ta kuptojnë robërit se Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe tokën që të jenë vendqëndrimi i tyre i përkohshëm, ku ta adhurojnë Atë si Një të vetëm. Në jetën e kësaj dynjaje, ata duhet ta adhurojnë Allahun e Lartësuar përmes zbatimit të ligjit të Tij dhe të urdhërimeve, të cilat Ai i ka caktuar me ligjin e Tij dhe përmes gjuhës së profetëve të Tij. Të mençurit kurrë nuk kërkojnë t’i afrohen Allahut me adhurime që Ai nuk i ka ligjëruar, ashtu sikurse bëjnë idhujtarët, të cilët pretendojnë se e adhurojnë Atë, por në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse trillojnë mashtrime kundër Tij. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar në vijim e dëlirëson Veten e Tij nga shokvënia e adhurimet e shpikura të idhujtarëve, kur thotë: - “I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ata (idhujtarët) i shoqërojnë!” - U lartësoftë e u dëlirësoftë Allahu i Madhëruar! I pastër qoftë Ai nga idhujtaria, që trillojnë idhujtarët! Allahu i Lartësuar është i vetmi i Adhuruar i vërtetë dhe me meritë. Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij. Askush, përveç Allahut të Lartësuar, nuk e meriton që t'ia përkushtosh adhurimin dhe fenë, bindjen, nënshtrimin dhe përulësinë e plotë. Pasi foli për krijimin e qiejve dhe të Tokës, i Madhëruari përmend krijimin e gjithçkaje që ekziston mes tyre. Vëreni me kujdes! Ai e nis me gjënë më të shtrenjtë mes qiellit dhe tokës, që është pikërisht njeriu: - Ai e krijoi njeriun prej një pike (fare) dhe ja, ai (njeriu) kthehet në një kundërshtar të hapët. - Allahu i Lartësuar përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme për këtë krijesë të vogël, që e fillon jetën aq e dobët dhe aq e brishtë. Ai përkujdeset, e trajton atë dhe e ushqen, e zhvillon dhe e rrit derisa ai krijohet një njeri i plotë, në të gjitha organet, të dukshme dhe të fshehura. Allahu i Lartësuar e krijon njeriun dhe e pajis me mirësi të mëdha e të panumërta. Por, fatkeqësisht, njeriu, pasi plotësohet, fillon dhe e shikon veten të pavarur nga Zoti. Ai e shpërfill faktin se është Allahu i Lartësuar Ai që ia ka dhuruar, me bujarinë dhe përkujdesin e Tij, gjithçka që ka. Njeriu mburret e tregohet arrogant. Pastaj ai e kundërshton të vërtetën dhe bëhet armiku i saj. Allahu i Lartësuar thotë: "...ai kthehet në kundërshtar të hapur." Kjo kuptohet me dy mënyra: Sipas kuptimit të parë, njeriu bëhet kundërshtar i Zotit të Tij, duke e mohuar Allahun e Lartësuar, duke mos e besuar Atë, duke polemizuar kundër profetëve të Tij dhe duke i mohuar dhe i konsideruar gënjeshtra ajetet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar. Ky njeri bëhet
kundërshtar i Zotit dhe e harron krijimin e Tij të parë, harron mirësitë e shumta që i ka falur Allahu i Lartësuar dhe harron i mjeri që janë pikërisht këto mirësi të cilat ai po i përdor për të mos iu bindur Allahut të Lartësuar dhe për t’u treguar i panënshtruar dhe mospërfillës ndaj urdhëresave të Tij. Ky është njëri kuptim. Sipas kuptimit të dytë, Allahu i Lartësuar na tregon për aftësitë që i ka dhënë njeriut për të polemizuar dhe kundërshtuar. Ai e fillon krijimin e njeriut nga një pikë e vetme fare, pastaj e vazhdon duke e zhvendosur atë nga një nivel në tjetër in, nga një fazë në tjetr ën. Kështu vazhdon, derisa ai rritet dhe zhvillohet dhe bëhet njeri që arsyeton dhe filozofon. Është Zoti i Lartësuar Ai që i dhuron mendje dhe arsye të fortë, me të cilën njeriu fillon të polemizojë dhe të kundërshtojë. Domethënë, të arsyetuarit është një aftësi që vetë Allahu i Lartësuar ia ka mundësuar njeriut, prandaj dhe njeriu duhet që ta falënderojë Allahun e Lartësuar për këtë mundësi të mrekullueshme që Ai ia ka dhuruar. Njeriut i është mundësuar që ta mbrojë mendimin e tij, të arsyetojë dhe të argumentojë, dhe të gjitha këto janë veçse mirësi nga Allahu i Lartësuar. Asnjë njeri nuk do të arrinte me forcën e vet dhe me aftësitë e tij të tilla nivele. Është Allahu i Lartësuar që e mëson dhe përkujdeset për njeriun, duke e zhvilluar dhe edukuar atë, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Për këto arsye, njeriu duhet të jetë mirënjohës për këto mirësi që ia ka dhënë Zoti, duke i vënë ato në shërbim të besimit dhe të adhurimit të Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend krijesa të tjera, që Ai i ka krijuar mes qiejve dhe Tokës: - Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. - Allahu i Lartësuar i krijoi thjesht për ju, si bamirësi dhe lehtësime për ju. Njerëzit përfitojnë shumë nga këto kafshë, si: - Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. - Me leshin, gëzofin, pendët apo lëkurat e tyre, ju siguroni rroba, shtroje dhe strehim. Ju keni mundësi që të ngroheni, duke u veshur me to. Kjo mirësi që Zoti i Lartësuar na i kujton në këtë ajet është prej krijimeve të Tij të mrekullueshme. Allahu i Lartësuar përmend mirësi tjetër të bagëtive dhe të kafshëve, duke thënë: "... dhe dobi të tjera, gjithashtu edhe ushqeheni." Pra, kafshët kanë edhe mirësi të tjera. - Ju shihni pamje të bukura kur i ktheni ato në mbrëmje (nga kullota) dhe kur i lëshoni në mëngjes (për në kullotë). - Kur i nxirrni në kullotë dhe i shikoni, ndieni kënaqësi. Në momentet kur ato qetësohen dhe çlodhen, ju përsëri i shikoni dhe ndieni kënaqësi. Edhe kur i shikoni të lëvizin dhe të kullotin në mirësitë e Allahut të Lartësuar, ju ndieni kënaqësi. Të gjitha këto pamje i sjellin robit kënaqësi, e kjo është pikërisht prej mirësisë së Allahut të Madhëruar. Në gjithë këto mirësi nuk janë kafshët ato që përfitojnë, por jeni ju që përfitoni dhe zbukuroni jetën tuaj me to. Po kështu zbukuroni rrobat tuaja, vishni e ushqeni fëmijët tuaj dhe shtoni pasurinë tuaj. Madje, ju lëvdoheni për këto pasuri që ju ka dhënë Allahu i Lartësuar. - Ato bartin ngarkesat tuaja (të rënda) në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. - Ato mbajnë pesha të rënda, madje ju mbajnë edhe juve së bashku me peshat e rënda. Ato bartin ngarkesat tuaja në vende të largëta, ku ju do të arrinit me shumë vështirësi. Allahu i Lartësuar i ka nënshtruar ato në mënyrë të tillë që, me gjithë këto vështirësi dhe pesha të rënda, t'ju transportojnë në vende të largëta, që ju të mos lodheni dhe të mos ndieni vështirësi në arritjen e mirësive të kësaj bote. Disa ju i përdorni si kafshë shpine për të hipur vetë dhe disa Allahu i Lartësuar jua krijoi në mënyrë të atillë që të ngarkoni pesha të rënda e për të shkuar në vende të largëta dhe të vështira për t’u arritur. - Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe Mëshirëplotë. - Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i butë, që ju lehtëson ato gjëra për të cilat keni nevojë të domosdoshme. Prandaj, vetëm Atij i takon lavdia dhe të gjitha lavdërimet, ashtu
sikurse i shkon madhështisë së Tij, madhështisë së pushtetit të tij dhe gjerësisë së bujarisë së Tij. - Edhe kuajt, mushkat dhe gomarët i krijoi që ti përdorni si kafshë bare dhe si zbukurim. - Ne ua bëmë të lehtë që kafshët t’i përdorni për këto qëllime. Ndonjëherë ju i përdorni si kafshë shpine dhe ndonjëherë si kafshë që i mbani për bukuri dhe për kënaqësinë tuaj. Nuk është thënë: “kafshë si ushqim”, sepse mishi i mushkave dhe gomerëve është i ndaluar të hahet, e po kështu edhe i kuajve në të shumtën e rasteve. Këto janë kafshë që, përgjithësisht, nuk përdoren si ushqim për të ngrënë. Madje është e ndaluar që ato të theren, me qëllim që të mos shfarosen. Në dy Sahih-ët shënohet se Profeti (a.s) ka lejuar që të theren ndonjëherë kuajt, por sikurse u përmend më sipër, nuk duhet që kjo të përhapet në masë, por të ndodhë vetëm në rastet kur është e nevojshme, sepse ato shërbejnë kryesisht si kafshë shpine dhe transporti. Allahu i Lartësuar thotë më pas: - Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini. - Zoti do të krijojë mjete, që ju do të mund t’i përdorni pas zbritjes së Kur'anit. Ky është paralajmërim për të gjitha ato mjete të së ardhmes, që do të jenë në shërbim të njeriut. Ai përfshin të gjitha mjetet e udhëtimit në tokë, në det apo në ajër, që njerëzit i përdorin për nevojat e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i ka përmendur në mënyrë konkrete, por i ka përgjithësuar, duke përfshirë të gjitha llojet e mjeteve të transportit. Pra, të gjitha ato janë nga bujaria e Zotit të Lartësuar ndaj njerëzimit. Allahu i Lartësuar përmend konkretisht dhe me emër pikërisht ato mjete që njihnin njerëzit e periudhës kur zbriti Kur'ani, që ata të mendonin për të ngjashmet e tyre. Nëse Allahu i Lartësuar do të përmendte konkretisht mjetet e së ardhmes, do të shkaktonte keqkuptime dhe nuk do të kishin dobi. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar përmendi bazën e këtyre mirësive, që përfshin gjithçka që njerëzit e njohin ose jo. Po kështu, Allahu i Lartësuar kur flet për Xhenetin, përmend disa mirësi të tij, të cilat kanë shembull në jetën e kësaj bote, në mënyrë që njeriu të arrijë të konceptojë bukuritë e tij duke i krahasuar me ato të jetës së këtushme. Për shembull, në Kur'an përmenden hurmat, rrushi, shega dhe gjërat më të bukura, të cilat ne i njohim në këtë jetë: "Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy Xhenete. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ata (banorët e Xhenetit) do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frutat e pemëve të të dy Xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si rubinët e koralet...." [Rahman 46 – 58]. Po kështu janë përmendur mjetet e transportit që përdoreshin atëherë, sikurse janë kuajt, mushkat, gomarët, devetë dhe anijet. Ndërsa, për sa u përket mjeteve të tjera, që do të vinin më vonë, Allahu i Lartësuar thotë: "Ai do të krijojë gjëra që ju nuk i njihni tani”. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend rrugët kuptimore dhe konceptuale, pra, rrugët e besimit. Ai na tregon se si mund të arrihet në rrugën e drejtë: - Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. Por ka edhe rrugë devijuese (nga e Vërteta). - Rruga e drejtë është në dorën e Allahut të Lartësuar. Ajo është rruga më e shkurtër dhe më e afërt për të arritur tek Allahu i Lartësuar. Kjo rrugë është ajo të cilën Allahu i Lartësuar e ka sjellë përmes Shpalljes dhe profetëve të tij. Prandaj njerëzit, ashtu sikurse zgjedhin në këtë botë rrugët më të drejta, më të shkurtra
e më të lehta, pikërisht kështu duhet të zgjedhin dhe rrugën drejt Allahut të Lartësuar, që është rruga më e shkurtër , më e drejtë dhe më e thjeshtë. Ndërsa rrugët e shtrembra, për sa i përket besimit në Zot, punëve që duhet të kryejmë dhe mënyrës së si duhet ta adhurojmë Zotin e Lartësuar, janë të gjitha ato që bien ndesh me rrugën e drejtë. Ato rrugë nuk të çojnë tek Allahu i Lartësuar, por të largojnë prej Tij dhe të çojnë në vendin e vuajtjes dhe dëshpërimit. Të udhëzuarit nga Allahu i Lartësuar janë ata që e pranojnë dritën dhe udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve. Ata ndjekin rrugën e drejtë, me lejen dhe vullnetin e Zotit të tyre, me ndihmën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin dritën dhe udhëzimin e Zotit të Lartësuar, ata nuk zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të drejtë, që të ofron lumturi në të dyja jetët, por ndjekin rrugën e devijuar dhe shkojnë drejt dëshpërimit dhe shkatërrimit. Është Allahu i Lartësuar që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai do dhe e lë në humbje atë që Ai do, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Allahu i Lartësuar i di më mirë ata që meritojnë udhëzimin, prandaj thotë: - Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gjithëve. - Porse Allahu i Lartësuar udhëzon me bujarinë, bamirësinë e Tij disa dhe lë në humbje disa të tjerë, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij.