Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 2:21–2:29

Pasiqë u përmendën tri grupet e njerëzve: besimtarë, jobesimtarë dhe hipokritë (munafikë), në këto ajete përmenden edhe argumentet që vërtetojnë për Zotin një, Krijuesin e çdo qenieje e sendi në ekzistencë, duke ftuar njerëzit që të jenë falënderues të të mirave që Ai ua dhuroi.

Askush tjetër, përveç Zotit, nuk ka krijuar ndonjë send, prandaj çdo adhurim ose madhërim përveç Atij, është i gabuar dhe do të ketë pasoja të rënda. Ai është dhurues i jetës së çdo gjallese, sigurues i kushteve për jetë si nga toka ashtu edhe nga qielli, pra përveç Tij nuk meriton kush tjetër të adhurohet.

Kundërshtarëve që e mohonin Kur'anin si shpallje nga Zoti, u tërheq vërejtjen se do të jenë ata edhe idhujt e tyre që i konsiderojnë si zotëra, lëndë e zjarrit të xhehenemit.

Besimtarëve vepërmirë u jepet myzhde se do të gëzojnë të gjitha kënaqësitë në xhennet, e si më me rëndësi atë se aty do të jenë përgjithmonë.

Kundërshtartët nuk mund ta thurin ndonjë pjesë të ngjashme me Kur'anin, as sa kaptina më e shkurtër e tij, por u përpoqën të quajnë si të metë të tij, përse përmend bletën, mushkojën, marimangën, bubrrecin etj. Zoti xh.sh. nuk frikësohet prej asaj që thonë ata se mos është e metë, sepse edhe krijesat më të thjeshta sikurse është mushkonja, madje edhe më të vogla, vërtetojnë për fuqinë dhe mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit të tyre, pra begatojnë bindjen e besimtarëve, e ata që nuk respektojnë udhëzimet e Zotit, vazhdojnë të jenë edhe më të humbur. Ata zatën e kanë thyer besën e marrë prej tyre në shpalljet e mëparshme se, ishin të obliguar ta besojnë Allahun, e kur të vijë Muhammedi ta pranojnë edhe atë, andaj ata kanë humbur në tërësi. Ata nuk respektuan as lidhjen e gjakut ndaj pejgamberëve, ndaj familjes, ndaj besimtarëve, e Zoti ka urdhëruar të ruhet dhe të respektohet afria i familjare etj.

Në Kur'an përmendën shtatë qiej, por sa është madhësia e një qielli dhe ç'ka për qëllim me numrin shtatë, e di vetëm Zoti xh.sh. Hapësira e gjithësisë kurr nuk do të mund të arrihet e të studiohet në tërësi, andaj çështjet e këtilla mbeten në kompetencën e Atij që i krijoi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 2:29

Pasi përmendi argumente nga krijimi i vetë atyre dhe asaj që shohin dhe dëshmojnë në veten e tyre, Allahu i Lartësuar sjell një argument tjetër që ata mund ta shohin dhe dëshmojnë në krijimin e qiejve dhe të tokës: “Gjithçka që është në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej.” Muxhahidi shpjegon: “Allahu e krijoi Tokën para krijimit të qiejve. Kur krijoi Tokën, prej saj doli një tym me lejen e Allahut, dhe ishte pikërisht ky çasti kur Allahu thotë për Veten e Tij: “...pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej.” Pra, iu drejtua dhe synoi qiellin. Fjala “ isteua”, nëse vjen e shoqëruar me parafjalën e vendit ‘ilâ’, që do të thotë “tek, deri tek”, ka kuptimin: “synon, ka për qëllim, drejtohet, ka për objektiv”. Pra, “isteuã ilâ” do të thotë “synoi, u drejtua te”.48 Kështu, Allahu i krijoi shtatë qiejt. Mes mufesirëve ka mendime të ndryshme rreth asaj se a është krijuar Toka e para apo qielli? Secili prej tyre paraqet argumentet e veta, por argumentet e atyre që thonë se Toka është krijuar para qiellit janë më të forta. I Lartësuari thot ë: “Gjithçka që është në Tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj iu drejtua qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej.” Fjala “ thumme” (pastaj) tregon renditje të veprimeve. Pra, Allahu fillimisht krijoi Tokën dhe ç’ka në të, pastaj iu drejtua dhe synoi qiellin dhe i formoi shtatë qiejt. Argumenti i atyre që thonë se u krijua qielli në fillim pastaj toka, është fjala e Allahut në suren Naziat 27 - 33: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj Tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” Ibn Xheriri e sjell këtë mendim nga Katade. Megjithat ë, mendimi se qielli është krijuar para Tokës nuk është i saktë. Mendimi i saktë është që Toka është krijuar para qiellit. Në Sahihun e Buhariut shënohet se Ibn Abasi është pyetur pikërisht për këtë ç ështje dhe ka thënë: “Toka është krijuar përpara qiellit. Ajo që ka ndodhur pas krijimit të qiellit është “sheshimi i Tokës”. Ajo që quhet “ dehjul erdi” - pra, sheshimi i Tokës - ka ndodhur pas krijimit të qiellit dhe kuptimi i saj është shpjeguar qartë në të njëjtin ajet: “...E pastaj Tokën e sheshoi . Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.” Me “sheshimi i Tokës” n ënkuptohet nxjerrja e ujrave që gjendeshin në të, dalja e bimësisë e kullotave, vendosja e maleve si shtylla. Këto janë ato që kanë ndodhur pas krijimit të qiellit. Ndërsa krijimi i Tokës ka ndodhur para krijimit të qiellit. Allahu i Lartësuar na tregon për nderimin e madh që i ka bërë llojit njerëzor, kur na tregon faktin se i përmendi ata mes banorëve të qiellit, që para se t’i krijonte e t’i sillte në ekzistencë:

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 2:28–2:29

- “Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai jua dha jetën” - Kjo është një pyetje retorike, që tregon një ndjenjë habie dhe qortimi njëkohësisht. Si është e mundur pra, që ju të mohoni Allahun, i Cili ju krijoi pasi nuk ekzistonit?! Ai ju dhuroi, gjithashtu, edhe një larmi të pafundme mirësish. - “Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas (përfundimisht), tek Ai do të ktheheni. ” - Më pas, në momentin kur afati juaj do të jetë plotësuar, Ai do ju sjellë vdekjen, për t’ ju dhënë shpërblimin e veprave që kryet në këtë jetë, që në momentin kur hyni në varr. Pastaj, Ai do t’ju ringjallë në Ditën e Ringjalljes dhe të Grumbullimi t të Madh, për t'u rikthyer sërish tek Ai dhe për ta marrë të plotë shpërblimin e veprave tuaja. E pra, ju jeni (në të gjitha gjendjet) nën administrimin, përkujdesjen dhe mirësi të e Tij. Ju jeni të detyruar t`i nënshtroheni urdhrave dhe ligjit të Tij hyjnor, se pastaj do t`i nënshtroheni llogarisë dhe shpërblimit, sipas zbatimit të ligjit dhe urdhrave të Tij. Si është e mundur që, pas gjithë këtij informacioni, ju ta mohoni Atë? A nuk tregon kjo një injorancë të thellë dhe mendjelehtësi të pamatë? Kështu që, më e mira për ju është besimi te Zoti e devotshmëria ndaj Tij. Ju duhet të jeni të frikësuar prej ndëshkimit dhe të shpresoni fort shpërblimin e Tij. - “Gjithçka që është në tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju” – Komenti: Ai i krijoi këto të mira si bamirësi dhe mëshirë për ju, që të përfitoni prej tyre, të kënaqeni me to, dhe të nxirrni mësime e urtësi. Ky ajet madhështor është argument që vërteton se gjërat, në origjinë, janë të pastra dhe të lejuara. Gjërat konsiderohen në origjinë si të pastra, sepse Allahu i Madhëruar i ka sjellë ato si dëshmi për të treguar mirësitë e Tij. Përjashtim bëjnë vetëm gjërat e pista dhe të dëmshme, të cilat po nëpërmjet këtij ajeti kuptohet që janë të tilla. Kjo kuptohet nga i njëjti ajet, sepse ai tregon që shkaku i krijimit të këtyre gjërave, me të cilat Ai na tregon mirësinë dhe mëshirën e Tij, është që ne të përfitojmë dhe të kënaqemi. Ndërsa gjërat që nuk i ka krijuar për këtë qëllim, Ai i ka konsideruar të pista dhe na ka ndaluar nga ato. Me fjalë të tjera: Allahu i Lartësuar nuk mund të sjellë si prova të mirësisë dhe mëshirës së Tij, gjërat e pista dhe të dëmshme. Edhe ndalesat që Allahu i Madhëruar na ka bërë, kanë si qëllim

mirësinë dhe mëshirën ndaj nesh. Pra, si në gjërat e lejuara, që janë shumë, ashtu edhe në gjërat që na i ka ndaluar, Allahu i Madhëruar tregon ndaj nesh mirësinë dhe mëshirën e Tij, duke na udhëzuar për të mira dhe duke na ndaluar nga të këqijat. - “…pastaj iu drejtua qiellit” - Fjala ‘isteuã’ në Kur’ân vjen me tri kuptime, sipas rastit: 1. Nëse vjen e vetme, e pashoqëruar me parafjalët e vendit ‘ ala’ (mbi, sipër) apo ‘ila’ (tek, deri tek), ajo ka kuptimin ‘u plotësua, u përsos’, sikurse thotë Allahu i Lartësuar për Musain (a.s), në suren Kasas, ajeti 14: “E pasi ai (Musai) arriti moshën madhore dhe u plotësua ( isteuã) (u bë i pjekur, u bë i plotë), Ne i dhamë atij dituri dhe urtësi.”. 2. Nëse ajo vjen e shoqëruar me parafjalën e vendit ‘ ala’ (mbi, sipër), atëherë ajo ka kuptimin “u lartësua, u ngrit sipër”, sikurse thotë Allahu i Lavdëruar: “ Thumme isteuâ ala el arsh ” (Pastaj u ngrit mbi arsh). Ose siç thuhet në suren Zuhruf, ajeti 13: “Ai që i krijoi të gjitha llojet dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë, të uleni mbi to (Li testeuu alâ đhuhûrihî) dhe, atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që jua dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim k ëtë.”.” Fjala “ li testeû ” vjen nga “ isteuâ alâ ” (të ngriheni dhe të qëndroni mbi to). 3. Nëse vjen e shoqëruar me parafjalën e vendit ‘ilâ’, që do të thotë “te, deri te”, ajo ka kuptimin: “synon, ka për qëllim, drejtohet, ka për objektiv”. Pra, “ isteuã ilâ” do të thotë “synoi, u drejtua te”, sikurse vjen edhe në këtë ajet: “…pastaj iu drejtua qiellit”. Pra, kur Allahu i Lartësuar mbaroi krijimin e tokës, Ai synoi dhe iu drejtua krijimit të qiellit. - “Ai i përsosi ata shtatë qiej” – Pra, i krijoi, i rregulloi dhe përsosi çdo gjë në to. - “Ai është i Gjithëditur për gjithçka ” - Sikurse thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër, në suren Hadidë, ajeti 4: “... Ai di gjithçka që futet në Tokë dhe gjithçka që del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngrihet në të. Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu vështron gjithçka që bëni ju." Ose në suren Ta Ha: “Edhe nëse ti e ngre zërin (në lutjet e tua), Ai e di të fshehtën dhe atë që është më e fshehtë (se e fshehta) ." Ai thotë gjithashtu: "Ai e di atë që e mbani të fshehur dhe atë që e publikoni”. Janë të shumta ajetet në Kur’ân, ku Allahu i Lartësuar, së bashku me faktin që është Krijues, përmend edhe dijen e Tij absolute, sikurse ka ndodhur në këtë ajet, në suren Mulk, ajeti 14: “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret. ” Këtë bashkim të dy cilësive, Allahu i Madhëruar e sjell si argument për madhështinë e cilësive të Krijuesit. Krijimi i krijesave prej Tij tregon se Ai ka dituri, urtësi dhe pushtet absolut, për të arritur gjithçka që dëshiron. I Lavdëruari thotë: