Në fillim të kësaj sureje u përmend brengosja e Muhammedit për popullin e vet, i cili nuk besonte, u përmend edhe sprova e Musait që të njoftohej Muhammedi me problemet me të cilat u ballafaquan edhe pejgamberët e tjerë para tij, por pikëllimi i Ibrahimit është edhe më i madh, ngase do të duhej ta shohë babain dhe popullin e vet në zjarr, e të mos ketë mundësi tjetër për t'i shpëtuar pos lutjes. Këto dhe tregimet e tjera për pejgamberët kishin për qëllim lehtësimin e brengosjeve të Muhammedit.
Përmes lutjes së Ibrahimit, drejtuar Zotit xh. sh. shihet sinqeriteti i tij i mbështetur vetëm I në Allahun. Edhe pse është njëri prej pejgamberëve të zgjedhur, ai me lutje i drejtohet Zotit që I t'ia falë gabimin, ta bashkojë me të mirët dhe ta bëjë përkujtim të pavdekshëm me vepra të mira, të cilat do të shërbejnë si shembull për të tjerët që do të vijnë pas tij. Shihet respekti i tij ndaj babait të vet edhe pse ai nuk ishte në rrugën e drejtë. Njeriu duhet t'i përkujtojë këto veti të bukura të Ibrahimit për çfarëdo rasti qoftë dhe të përpiqet të shkojë gjurmëve të tij, pse sikur të mos i ishin me një rëndësi shumë të madhe, Zoti nuk do të na i përkujtonte përmes fjalës së vet.
- “Xheneti do t'u afrohet atyre që qenë të devotshëm.” - Xheneti afrohet i stolisur për banorët e tij, të cilët janë të devotshmit që, për të hyrë në të, punuan fort dhe me sinqeritet për Allahun në jetën e dynjasë. - “Xhehenemi do t'u dëftohet plotësisht atyre që qenë të humbur. ” - Xhehenemi do të shfaqet dhe ata do ta shohin qartë. Ai do të zgjasë qafën e tij dhe: “Kur ai (Xhehenemi) t'i shohë ata (mohuesit e Zotit) prej një vendi të largët, ata do të dëgjojnë furinë dhe zërin e tij.” [Furkan 12]. Atëherë, zemrat e tyre do të arrijnë në fyt, nga tmerri që do të përjetojnë. Në këtë kohë, atyre do t’u thuhet, për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen e vuajtjen: - “Ku janë ata, që ju i adhuronit veç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ju ose a mund të ndihmojnë veten e vet?” - Sot ata idhuj nuk kanë për t’ju sjellë dobi e as nuk mund t’ju largojnë ndopak ndëshkimin. Ju së bashku me idhujt do të jeni lëndë djegëse e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë. - “Pastaj ata do të hidhen në të njëri mbi tjetrin - ata dhe adhuruesit e tyre ...” - Në Xhehenem do të hidhen mohuesit e besimit të vërtetë dhe prijësit e tyre, të cilët i ftuan në këtë rrugë të tmerrshme. - “Dhe e tërë ushtria e Iblisit (shejtanit), të gjithë së bashku.” - Të gjithë së bashku, nga i pari deri tek i fundit, do të mblidhen në Xhehenem. - “Aty brenda , ata do të grinden mes tyre, e do të thonë: “Betohemi në Allahun! Ne, me të vërtetë kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve. ” - Ne ishim tërësisht të humbur kur ju bindëm juve njëlloj siç duhej t’i bindeshim Zotit të botëve. Ne ishim të humbur kur ju adhuruam juve së bashku me Zotin e botëve, adhurime që duhet t’ia përkushtonim veçse Atij. - “Nuk na devijoi nga e vërteta askush tjetër, përveç të ligjve. Tashmë për ne nuk ka asnjë ndërmjetësues për tek Allahu ...” - Sot askush nuk mund të ndërmjetësojë për ne, as melek e as dikush tjetër. I Lartësuari na tregon për fjalët e tyre: “Mos vallë, ata po presin realizimin e tij (premtimit të Zotit) ? Ditën kur ai të realizohet, ata që e kishin harruar do të thonë: “Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë na kanë sjellë të vërtetën. A ka ndonjë që të ndërmjetësojë për ne? A mund të kthehemi e të veprojmë ndryshe nga ç’kemi bërë?” Në të vërtetë, ata kanë humbur vetveten dhe iluzionet (idhujt) e tyre nuk do t'u sjellin asnjë dobi.” [Earaf 53]. - “... dhe sikur vetëm një mik të sinqertë.” - Nuk kemi as ndonjë mik të mirë, që të mund të ndërmjetësojë. Ata e dinë mirë se vetëm miku i afërt dhe i sinqertë ndërmjetëson për mikun e vet (dhe të tillë janë veçse të devotshmit). - “Ah, sikur të mund të ktheheshim edhe një herë, ne do të bëheshim, vërtet nga ata që besuan!” - Allahu i Lartësuar e i Gjithëditur e di mirë se gënjejnë në këto fjalë. Edhe nëse do t’u mundësohej kthimi
në dynja, ata do t’i ktheheshin të njëjës rrugë të mohimit dhe refuzimit të fesë së drejtë. Allahu i Madhëruar na ka treguar polemikat mes të humburve në zjarr dhe, në fund, Ai thotë: “Kjo polemikë mes banorëve të Zjarrit është, pa dyshim, e vërtetë.” [Sad 64]. - “Vërtet, këtu ka argument. Por shumica e tyre nuk besojnë. ” - Në gjithë këtë histori, në mënyrën se si Ibrahimi polemizoi me popullin e vet ka argumente të qarta e të mjaftueshme për ata që logjikojnë, që të gjejnë të vërtetën dhe të binden se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Allahut të Madhëruar. - “Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.”
- Dhe tregoju atyre diçka nga historia e Ibrahimit. - Këndoju dhe tregoju njerëzve historinë e Ibrahimit, të dashurit të Rahmanit. Tregoju historinë e tij madhështore dhe plot urtësi. Në mënyrë të veçantë, tregoju këtë pjesë të rëndësishme dhe kulmore të historisë së tij: - Kur i tha babait dhe popullit të vet: “Çfarë jeni duke adhuruar?” - Sigurisht që ndodhitë dhe tregimet për Ibrahimin janë të shumta, por pjesa më e bukur dhe e rëndësishme ishte pikërisht ajo kur ai, si një profet i zgjedhur nga Zoti i botëve, i drejtohet të atit dhe popullit për t’i ftuar te Zoti i botëve. Polemikat e tij me ta janë të njohura dhe të mbushura plot urtësi dhe mësime. Përmes argumentesh të shumta, ai ua hodhi poshtë idhujtarinë, në të cilën ishin zhytur. Por ata i thanë: - Ata i thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe u jemi gjithmonë besnikë atyre.” - Duke ju lëvduar dhe të dehur nga vetëkënaqësia, ata i thanë: “Ne adhurojmë idhuj dhe u jemi gjithmonë besnikë atyre. Këtyre idhujve dhe putave, që i gdhendim vetë me duart tona, ne u përulemi dhe i përkushtohemi me adhurime, duke u dedikuar shumë kohë prej jetës sonë.” Atëherë, Ibrahimi (a.s) duke u treguar se ata nuk e meritojnë adhurimin, u thotë:
- Ibrahimi tha: “A ju dëgjojnë ata kur u luteni?!” - A i dëgjojnë lutjet, që t’ju përgjigjen atyre? - “A ju sjellin juve ndonjë dobi apo dëm?!” - A jua largojnë vështirësitë tuaja? A ju shpëtojnë nga fatkeqësitë dhe belatë? - Ata thanë: “Jo, por kështu vepronin edhe prindërit tanë.” - Ata e pohuan se asgjë nga këto nuk ndodhte. Idhujt nuk e dëgjojnë lutjen, as mund të ndihmojnë dhe as mund të të dëmtojnë. Prandaj dhe kur Ibrahimi i theu të gjithë idhujt, u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin ”! [Enbija 63]. Ata më pas i thanë: “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin. ”[Enbija 65]. Pra, fakti që ata idhuj nuk flisnin ishte një çështje që dihej dhe pranohej nga ata pa ngurrim. Pastaj ata nxorën tezën tjetër: pasimin e paraardhësve dhe etërve të tyre: “Jo, por kështu vepronin edhe prindërit tanë.” Pra, ne pasojmë rrugën dhe traditën e të parëve tanë. Ne u qëndrojmë besnikë zakoneve të tyre. Atëherë, Ibrahimi u tha: “Ju dhe etërit tuaj jeni të humbur”, dhe i bëri me dije se ftesa po u drejtohej të gjithëve pa përjashtim, etërve dhe bijve. - Ai tha: “A e shihni se çfarë po adhuroni ju dhe etërit tuaj të hershëm? Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) - që të gjithë janë armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve... - Le të mblidhen të gjithë dhe të më dëmtojnë, po mundën! Le të planifikojnë çfarë të duan, dhe do ta shohin se nuk do të mund të bëjnë asgjë. Dijeni se të gjithë ju jeni armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve... - ...i Cili më krijoi mua dhe Ai më udhëzon... - Ai është i vetmi që u bën mirësi krijesave. Ai i udhëzon ata në mirësitë e besimit dhe të dynjasë, të kësaj jete dhe të jetës së përtejme. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend disa lloje të veçanta mirësie: - ...i Cili më jep ushqim dhe më jep të pi. Kur sëmurem, është Ai që më shëron. Është Ai që do të më bëjë të vdes, e pastaj do të më ringjallë. Ai është i Vetmi, tek i Cili kam shpresë se do të m’i falë gjynahet e mia në Ditën e Gjykimit. - Ai është Një i vetëm dhe i Pashoq në të gjitha këto mirësi që u dhuron krijesave, prandaj dhe duhet të adhurohet si Një dhe i Vetëm. Vetëm Atij i duhen dedikuar të gjitha adhurimet dhe vetëm Atij duhet t’i nënshtrohesh me bindje e përunjësi, duke hequr dorë nga të gjithë idhujt, të cilët as nuk mund të krijojnë, nuk mund të udhëzojnë në rrugë të drejtë, nuk mund të të sëmurin e as të të shërojnë, nuk mund të të ushqejnë ose të të japin të pish, nuk marrin jetë ose të ta japin atë dhe as nuk mund të të ringjallin pas vdekjes. Ata nuk mund t’u sjellin asnjë dobi adhuruesve të tyre ose t'i shpëtojnë nga ligësitë. Ata nuk mund të falin gjynahet a t’i mbulojnë ato. Ky është një argument i prerë dhe i jashtëzakonshëm, që as ju dhe as etërit tuaj më të vjetër nuk mund ta kundërshtoni. Ajo tregon se të gjithë ju jeni në humbje të thellë, etër e bij. Të gjithë ju e keni braktisur rrugën e Zotit. I Lartësuari thotë: "Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni? E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë." [En'am 80 – 82]. Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë." [En'am 80 – 82]. Pastaj Ibrahimi ( a.s) u lut dhe tha: - O Zoti im! Më dhuro urtësi ... - Më jep dituri të madhe, që të njoh ligjet e Tua, hallallin dhe haramin, dhe të gjykoj me drejtësi mes njerëzve. - ... dhe më bashko me të mirët! - Më bashko me vëllezërit e mi profetë dhe të dërguar!
- Bëj që të më përmendin për mirë ata që do të vijnë pas! - Bëj të jem i lëvduar dhe nderuar ndër njerëz, deri në kohën e fundit. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Ai dhuroi Ibrahimit dituri të thellë e gjykim të drejtë. Ai u bë njëri ndër më të nderuarit dhe të dalluarit e profetëve dhe u bashkua me vëllezërit e tij profetë. Allahu e bëri atë të dashur për zemrat e njerëzve dhe të nderuar e të lavdëruar mes tyre. Të gjithë popujt e lëvdojnë figurën e tij dhe e respektojnë në çdo epokë dhe vend. I Lartësuari thotë: "Ne lamë një kujtim të mirë për të ndër popujt e ardhshëm. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë." [Saffat 108 – 111]. - Më bëj prej trashëgimtarëve të Xhenetit të mirësive! - Më bëj nga banorët e Xhenetit, që Zoti do t’ua dhurojë dhe do t'ua lërë si trashëgim! Allahu iu përgjigj lutjes së tij dhe e bëri prej banorëve të Xhenetit të mirësive.
- Fale babain tim, se ai është, vërtet nga të humburit! - Kjo lutje u bë për të përmbushur një premtim që ia dha të atit, kur i tha: "...Unë do t'i lutem Zotit tim të të falë ty. Ai (Allahu) kujdeset gjithmonë për mua." [Merjem 47]. Sikur ka thënë Zoti në një ajet tjetër: "Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë." [Teube 114]. Pastaj vazhdoi me lutje: - E mos më turpëro ditën kur (njerëzit) do të ringjallen... - Mos më poshtëro me ndëshkim e duke më shfaqur gjynahet e mia, por më lumturo duke më falur atë ditë: - Ditën, kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët; Ditën kur do të shpëtojë vetëm ai që i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë!" - Kjo është ajo që sjell dobi tek Ti. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar nga ndëshkimi yt dhe për të fituar shpërblimin: el kalbu es-selim, pra, zemra e pastër e shëndoshë, domethënë, ajo zemër që është e pastër nga shirku, dyshimet dhe pasiguria në besim dhe nga dashuria për ligësinë. Ajo është e mbushur me sinqeritet, dituri, siguri dhe me dashuri për të mirën. Ajo zbukurohet me ndjenjat e adhurimit. Dashuria e saj është e lidhur ngushtë me dashurinë e Zotit dhe me ato gjëra që Zoti i do. Dëshirat dhe prirjet e saj janë ndjekëse të Shpalljes që vjen nga Zoti. Pastaj Allahu i Madhëruar përmend disa ngjarje të asaj dite të madhe, si dhe shpërblimet dhe ndëshkimet që do të jepen atë dite: - Xheneti do t'u afrohet atyre që kanë qenë të devotshëm. - Xheneti u afrohet shumë të devotshmëve, që janë ruajtur përmes zbatimit të urdhëresave. Ata janë ruajtur nga çdo gjë që sjell zemërimin e ndëshkimin e Zotit. - Xhehenemi do t'u dëftohet plotësisht atyre që kanë qenë të humbur. - Xhehenemi është bërë gati dhe qëndron në pritë për gjithë gauin-ët, domethënë ata të cilët janë zhytur në gjynahe dhe kanë patur guximin dhe paturpësinë të mohojnë profetët dhe shpalljet që ata sollën prej Zotit. - Atyre do t'u thuhet: “Ku janë ata (zotat) që ju i adhuronit, veç Allahut? A mund t’ju ndihmojnë ata ju ose a mund të ndihmojnë veten e vet? - Asgjë nga këto nuk ndodh atë ditë. Atëherë do t’u dalë në shesh mashtrimi dhe ajo do të jetë dita e poshtërimit të tyre. Pendimi dhe keqardhja e tyre vetëm do t’u shtohet. Të gjitha veprat e tyre do të shkojnë kot dhe do të asgjësohen. - Pastaj ata do të hidhen në të (në Xhehenem) njëri mbi tjetrin - ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, dhe e tërë ushtria e Iblisit (shejtanit), të gjithë së bashku. - Do të hidhen në zjarr ata dhe idhujt që ata adhurojnë. Adhurues dhe të adhuruar në zjarr së bashku me ushtrinë e Iblisit prej njerëzve dhe xhindëve, të cilët i nxisin dhe tundojnë për poshtërsi dhe gjynahe. Ata kanë forcë mbi këta të mjerë, sepse ata vetë ia kanë hapur portat e zemrës nëpërmjet
gjynaheve të shumta dhe mohimit të besimit të pastër dhe të vërtetë. Madje, ata janë shndërruar në punëtorë që ftojnë në rrugën e shejtanit, që punojnë për çdo kënaqësi të shejtanit. Do t’i gjesh ata ose prej atyre që ftojnë në rrugën e shejtanit dhe në bindjen ndaj tij, ose prej atyre njerëzve që i përgjigjen ftesës së tij, ose prej atyre që pasojnë gjurmët e të humburve, për të shkuar në shkatërrim. Të mashtruarit e Iblisit u drejtohen idhujve të tyre: - Aty brenda (në Xhehenem) , ata do të grinden mes tyre, e do të thonë: “Betohemi në Allah! Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve. - Ne ishim në humbje të qartë kur ju bënim si të barabartë me Zotin e botës, në drejtim të përkushtimit të adhurimeve, dashurisë, frikës e shpresës. Ne ju luteshim ashtu si Zotit të botëve. Atëherë, atyre do t'u bëhet e qartë rruga e humbjes dhe do ta pranojnë drejtësinë e Allahut për ta. Ai do të jetë dënimi i merituar. Në fakt, ata i bëjnë shok Zotit në aspektin e adhurimeve, jo në aspektin e rububijes. Argument për këtë është fjala e tyre: “Ne vërtet kemi qenë krejtësisht të humbur, kur ju barazuam me Zotin e botëve.” Pra, e pranojnë se Ai është Zoti i të gjithë botëve, dhe pjesë e kësaj bote janë edhe idhujt. - Ne nuk na mashtroi nga e vërteta askush tjetër përveç të ligjve. - Ata të cilët na devijuan nga rruga e udhëzimit dhe e punëve të mira e të mbara, për të na çuar drejt rrugës së shfrenimit dhe mosbindjes ndaj Zotit, janë keqbërësit, pra, udhëheqësit e rrugës për në zjarr. - Tani për ne nuk ka asnjë ndërmjetësues për tek Allahu... - Atë ditë nuk do të ketë ndërmjetësues që të mund të ndërhyjnë për ata e t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut. - ...dhe asnjë mik të sinqertë. - Nuk kemi asnjë mik, që të na ndihmojë, siç ndodhte rëndom në dynja. Kështu, ata e humbin shpresën për çdo mirësi, për shkak të veprave të veta. Atë ditë do të dëshirojnë që të kthehen në dynja dhe të bëjnë ndonjë punë të mirë: - Ah, sikur të mund të ktheheshim (në dynja) edhe një herë, që të bëhemi besimtarë!" - Sikur të na mundësohej të ktheheshim në dynja, që të bëhemi besimtarë e të shpëtojmë nga ndëshkimi i kësaj dite dhe të marrim shpërblimin e Zotit. Ajo që shpresojnë është shumë e largët dhe e pamundur. Tashmë është bërë ndarja e përjetshme mes tyre dhe asaj që e dëshirojnë dhe nuk ka asnjë mundësi kompensimi. - Vërtet, këto janë argumente, por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. - Në gjithë këtë histori që ju treguam ka argumente dhe mësime të mrekullueshme për ju. Por me gjithë këto shenja e mrekulli që Zoti u dha profetëve, shumica e njerëzve nuk besojnë. - Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti.