Kur do të jetë afër koha e ndëshkimit të atyre që nuk besuan dhe koha e kijametit, do të dalë një shtazë nga toka - "dabetul erdi", e cila do t'u flasë njerëzve, do t'i mallkojë ata që nuk besuan argumentet e Zotit. Sipas hadithit që e shënon imami Ahmed në musnedin e vet: kijameti, katastrofa e përgjithshme, nuk do të ndodhë para se të paralajmërohen dhjetë shenja... e në mesin e tyre e numëron edhe "dabetul erdin"'... Po ashtu edhe Muslimi e shënon në Sahihun e vet me disa ndryshime në vetë citatin e hadithit.
Në ditën e tubimit pas ringjalljes, do të tubohen në grupe të gjithë ata që nuk pranuan mësimet e Zotit, do të jenë të rrethuar dhe të shtrënguar e të shtyrë me rrëmbim drejt vendit ku do të përgjigjen për veprat e bëra, do t'u thuhet se i mohuat faktet e Allahut, duke mos i studiuar ato, dhe ata, pa e folur asnjë fjalë, i kap dënimi.
Kur do t'i fryhet surit, do të trishtohet nga frika çdo kush, përpos pejgamberëve, shehidëve dhe engjëjve, e pastaj të gjithë me respekt do t'i paraqiten Zotit. Ka mendime se surit (bririt) do t'i fryhet tri herë: njëherë për frikësim, herën tjetër për shkatërrimin e çdo gjëje dhe për vdekjen e gjallesave, dhe herën e fundit për ringjallje.
Çdo vepër e mirë do të shpërblehet shumëfish. Vepra e keqe për të cilën flitet në këtë ajet, është kufri, mosbesimi, e jo vepër e keqe e ndonjë besimtari, ngase ndëshkimi që përmendet për të: hudhjen në xhehenem me fytyra të përmbysura, e pësojnë vetëm idhujtarët, por jo edhe besimtarët mëkatarë.
Në fund, Pejgamberi urdhërohet të deklarohet haptazi për drejtimin e vet në besim, për detyrën që e ka ndaj njerëzve dhe ta falënderojë Allahun për pozitën e lartë, të cilën ia dhuroi si mëshirë për mbarë botën.
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "En Nemlu"'. falënderuar je prej meje o i Madhërishëm!
- “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. ” - Kjo i ngjan ajetit tjetër, ku i Lartësuari urdhëron e thotë: “Thuaj: “O ju njerëz! Nëse ju dyshoni për fenë time, dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut. Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë (jetën dhe) vdekjen tuaj. Unë jam urdhëruar të jem besimtar i vërtetë.” [Junus 104]. Po ta vë - resh me kujdes, Allahu i Lartësuar thotë se është “Zoti i këtij Qyteti (Mekës)”. Mos vallë, duhet kuptuar se zotërimi i Tij është i kufizuar vetëm në atë vend?! Sigurisht që jo. Një pohim i tillë është bërë për të treguar vlerën dhe pozitën e madhe të këtij vendi, si dhe përkujdesin e veçantë që Zoti i gjithë - sisë tregon për të. I Lartësuari e ka veçuar këtë qytet edhe në ajete të tjera, si: “Le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie, i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” [Kurejsh 3, 4]. Në vijim, i Lartësuari duke folur për këtë vend dhe nderimin e vlerën e tij të veçantë, thotë: “... të cilin Ai e bëri të shenjtë.”. Pra, është Allahu i Madhë - ruar Ai që e ka shenjtëruar, e ka bekuar dhe që e ka ndaluar padrejtësinë në atë vend. Ky vend është i shenjtë si në ligjin që Ai e vendosi dhe urdhëroi të zbatohet ndër njerëz, ashtu edhe në ligjin e kaderit, pra, që Ai vendosi të zbatohet në këtë botë. Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Abdullah Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me ta), i cili përcjell se: 2034. “Ditën e Çlirimit të Mekës, i Dërguari i Allahut tha: “Nuk ka më hixhret,
por vetëm xhihad dhe nijet. Nëse ju kërko - het të dilni në luftë (nga prijësi i muslima - nëve), atëherë përgjigjuni.” Atë ditë, ai, po ashtu, ka thënë: “Allahu e ka shenjtëruar këtë vend, ditën kur i ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ky vend, me shenjtërimin e Allahut, është i tillë deri në Ditën e Kijametit. Askujt para meje nuk i është lejuar lufta në të, madje as mua nuk më është lejuar, përveç gjatë një pjese të caktuar të ditës. Qabja është e shenjtëruar nga Allahu deri në Ditën e Kijametit. Nuk lejohet shkulja e gjemba - ve, as ngacmimi i gjahut (gjuetia), as marrja e sendeve të gjetura, përveç nëse është për qëllim t’i gjendet (e njoftohet) i zoti, si dhe nuk priten barishtet e saj.” - “O i Dërguari i Allahut, përveç idhhirit (lloj barishte), nga - se ai na duhet për farkëtim dhe për shtëpitë tona”, - tha Abasi. - “Përveç idhhirit (ai lejohet)”, - tha Profeti ﷺ. - “Atij i takon gjithçka ...” - Ai që është Zoti i këtij qyteti është Zotëruesi i gjithçkaje tjetër; nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij. - “... dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut. ” - Prej atyre që e adhurojnë Allahun si një e të vetëm dhe që i binden vetëm Atij. - “Gjithashtu, jam urdhëruar të këndoj Kuranin.” - Jam urdhëruar që t’ua lexoj këtë Kuran njerëzve e t’u kumtoj atyre mesazhin e Zotit. Pra unë jam thjesh një kumtues e paralajmërues. - “Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.”. - Shembull për mua janë të gjithë të dërguarit e parë, të cilët i paralajmëruan e qortuan popujt e tyre, duke përmbushur kështu misionin për të ci - lin u dërguan. Misioni i profetëve gjithmonë ka qenë i njëjti: kumtimi i mesazhit të Zotit ndër popuj. Ndërsa Ai që do t’i marrë në llogari për t’i shpërblyer ose ndëshkuar është Allahu i Madhëruar i Vetëm dhe i Pashoq, siç thotë i Madhëruari: “Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni.” [Rad 40]. Ose: “... Por ti je vetëm një qortues, ndërsa është Allahu Ai që përkujdeset për çdo gjë.” [Hud 12]. - “Thuaj: “Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut! Ai do t’jua tregojë (së shpejti) argumentet e veta dhe ju do t’i kuptoni mirë ato. ” - Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet e përlëvdimet, i Cili nuk ndëshkon askënd pa ia paraqitur fillimisht të vërtetën dhe çdo argument të qartë. Ai ka paralajmëruar mjaftueshëm për t’u ruajtur nga ndëshkimi i Tij, siç thotë i Lavdëruari: “Thuaj: “Më tregoni! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Allahut, por ju e mohoni atë, atëherë, kush është në humbje më të madhe se ata që janë në kundërshtim të hapur me të?” Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin shenjat Tona në horizont dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmues për çdo gjë?” [Fusilet 52]. - “Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asgjëje që bëni ju.”. - Përkundrazi, Ai është dëshmues i gjithçkaje. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 2035. “O njerëz, mos mashtroni veten në lidhje me Zotin. Nëse Allahu do të ishte i pakujdes - shëm ndaj diçkaje, do të linte pa asnjë kujdes mushkonjën, kokrën e melit (hardelin) dhe thërmijën më të vogël (dherrat-in.)” - ” Nga Imam Ahmedi është përcjellë se ai shpesh recitonte këto vargje: “Nëse ndonjë ditë je në vetmi, mos thuaj jam vetëm, / por thuaj: mua më shikon Mbikëqyrësi, jam i bindur! / Kurrë mos mendo se Zoti është i shkujdesur, asnjë çast, / dhe se duke u fshehur, shikimit të Tij i je shmangur, i ke ikur.” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Neml. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet për të gjitha mirësitë që na ka dhuruar! 9 / 4 1390 h, ose 13 / 6 / 1970
Thuaju atyre, o Muhamed:
- Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. - Zotin e Mekës së nderuar dhe të bekuar, që vetë Ai e bëri një vend të shenjtë dhe begatoi banorët dhe besimtarët e Tij që e adhurojnë në atë vend. Për këtë arsye, ata duhet të jenë mirënjohës për këtë. - Atij i takon gjithçka ... - Gjithçka e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. I Lartësuari e tha këtë që të mos mendojë kush se Ai është vetëm Zoti i Qabes dhe i Mekës. - ...dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut. - Ai më urdhëroi të jem prej atyre që nxitojnë për në Islam dhe e përkryejnë atë. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s) dhe sahabët e tij e përkryen Islamin dhe ishin njerëzit më të përkushtuar në dorëzimin ndaj Zotit. - Unë jam urdhëruar të këndoj Kur'anin. - Jam urdhëruar, gjithashtu, që ta këndoj këtë Kur'an dhe ta kumtoj atë ndër njerëz. Unë jua këndoj dhe transmetoj atë juve, që të udhëhiqeni prej tij, të mësoni tekstin e tij e të kuptoni mesazhin e tij. Kjo është detyra ime dhe unë e përmbusha atë. - Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. - Dobija i kthehet atij dhe, sepse frytet e punës do t’i shijojë vetë ai. - Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.”. - Unë nuk kam në dorë udhëzimin tuaj dhe as mund të bëj që ju të nënshtroheni dhe ta adhuroni Zotin. - Dhe thuaj:: “Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut! - Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet në dynja dhe në ahiret. Ai meriton të gjitha lavdërimet e të gjitha krijesave, e në mënyrë të veçantë nga të zgjedhurit e të dalluarit, më të mirët e të kulluarit prej adhuruesve të Tij. Lavdërimet dhe përlëvdimet që duhet t’i përkushtojnë ata ndaj Zotit duhet të jenë shumë më të mëdha se ato të njerëzve të thjeshtë, sepse grada e tyre është shumë më e lartë dhe afërsia me Zotin e tyre shumë më e madhe. Gjithashtu, edhe mirësia e Zotit ndaj tyre është shumë e madhe. - Ai do t’jua tregojë (së shpejti) argumentet e Veta dhe ju do t’i kuptoni mirë ato. - Ai do t’ju mundësojë dituri, që të mund të dalloni të vërtetën nga e kota. Kështu, patjetër Zoti do t’ju japë të shikoni shenjat e Tij, që të ndriçoheni e të shihni rrugën e Tij e të ecni mes errësirave të mëdha. Pas këtyre shenjave dhe dritës do të bëhet e mundur: "...që jobesimtarët të mund ta dinë se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë, ndërsa besimtarët të mund të vazhdojnë të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka." [Enfal 42]. - Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj atyre veprave që bëni ju.”. - Përkundrazi, Ai e di mirë gjendjen dhe punët tuaja dhe e di mirë masën e shpërblimit që meritoni për to. Ai do të gjykojë ndër ju me një mënyrë që ju do ta lavdëroni për të dhe askush nuk do të ketë ndonjë argument për të kundërshtuar gjykimin e Tij. Këtu përfundoi tefsiri i sures Neml, me mirësinë, lehtësinë dhe ndihmën e Allahut. E lus Allahun e Lartësuar që butësia dhe ndihma e Tij të
jenë të vazhdueshme dhe të pandërprera për ne! Ai është më Bujari i bamirësve, më i miri Mëshirues. Ai e vazhdon mëshirën dhe përkujdesin edhe për ata që janë larguar dhe kanë lënë pas lidhjen me Të. Ai u përgjigjet dhe plotëson kërkesat e lutësve. Ai i lehtëson çështjet e vështira. Ai iu hap portat e bekimeve dhe begative të Tij. Të shumta janë dhuratat që Ai jep në çdo çast e gjendje. Ai e lehtëson Kur'anin për ata që meditojnë dhe kërkojnë mirësinë në të. Ai ua lehtëson rrugën atyre që përkushtohen t’i hapin portat e bukura të njohurive të këtij Kur'ani madhështor. Ai ka për t’i mbushur plot me mirësi dhe urtësi zemrat e atyre që shtrohen në tryezën e këtij libri dhe thellohen në meditime rreth ajeteve të tij. Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve the paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij! Ky tefsir u përpilua nga Abdurahman ibn Nasir ibn Abdurahman el Sadi. Allahu e faltë atë, prindërit e tij dhe të gjithë muslimanët! Ky vëllim përfundoi së shkruari nga autori në 22 Ramadan të vitit 1343 hixhri (ose në prill të vitit 1925 – red.).