Pas disfatës së ushtrisë së aleatëve dhe pas zgjerimit të territorit të myslimanëve, jeta e myslimanëve përmirësohet në përgjithësi, por Pejgamberi dhe shokët e tij më të ngushtë nuk bëjnë ndonjë ndryshim në modestinë e jetës së tyre të përditshme. Megjithatë, gratë e Pejgamberit lakmuan për një jetë më luksoze. Sigurisht ato nuk ishin në gjendje ta kuptonin sa duhet se jeta dhe begatitë e kësaj bote, sado që të jenë të këndshme, nuk peshojnë as sa krahu i mizës, në krahasim me të mirat që Allahu u ka përgatitur besimtarëve në Ahiret. Nuk ishin në gjendje të kuptojnë se kushtet e jetës mund të ndryshojnë te myslimanët, por jo edhe në shtëpinë e Pejgamberit, andaj ato një ditë u ulën dhe kërkuan prej Pejgamberit t'u lejojë jetë më luksoze dhe stoli më të shumta.
Duke qenë Pejgamberi ulur në mesin e tyre, vjen Ebu Bekri e pas tij Ymeri dhe kërkojnë leje të hyjnë, por një herë nuk lejohen e më vonë lejohen. Pejgamberi rrinte në heshtje, Ymeri tha: do të flasë e ndoshta do të na buzëqeshë Pejgamberi. tha: O i dërguar i Zotit, të kishe parë se si gruaja ime kërkonte prej meje furnizim më të madh, e unë i thash: ta shtrembërojë qafën, Pejgamberi buzëqeshi e u tha se edhe këto rreth meje janë duke kërkuar ashtu...
Shpallet ky ajet dhe Pejgamberi urdhërohet t'u thotë grave: Nëse duan jetë luksoze të kësaj bote...
Derisa gratë e Pejgamberit shfaqën dëshirën të jenë ndaj tij, të jenë në respekt të Allahut dhe nuk zgjodhën jetën e kësaj bote, ato nuk ishin më si gratë e tjera të rëndomta. Gabimi i tyre konsiderohej dyfish më i madh, e edhe shpërblimi, andaj ato porositen të jenë të matura në fjalë, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke përsëritur Kur'anin e shpallur dhe duke përpunuar thëniet e Pejgamberit e rregullat e tjera islame, sepse ato ishin shembull i të gjitha grave myslimane të asaj dhe të çdo kohe, dhe se shtëpia e tyre ishte vendi ku vinte shpallja.
Megjithëse në fenë islame gruaja është e barabartë me burrin, shumë ajete të Kur'anit u drejtohen burrave si më përgjegjës. Ymmi Seleme, bashkëshorte e Pejgamberit paska thënë: "O i dërguar i Zotit, unë po dëgjoj se po përmenden burrat në Kur'an e jo edhe gratë!" Atëherë qenka shpallur ajeti: myslimanët, myslimanet, besimtarët besimtaret...
Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdur - rahman Ibn Shejbe, i cili rrëfen: 2130. “E kam dëgjuar gruan e Profetit, Ummu Selemen, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), që të thotë: “Unë e pyeta Profetin: “Përse ne gratë nuk përmendemi shumë në Kuran, ashtu siç përmenden burrat?” Ai nuk m’u përgjigj atë ditë, - tregon ajo, - veçse kur ia dëgjova zërin duke folur mbi minber, teksa unë isha duke krehur flokët. Unë mbështolla flokët, dola në hapësirën e shtëpisë time dhe vura veshin që të dëgjoja nga ana e xhamisë së tij. Ai po thoshte: “O njerëz! Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret...”, deri në fund të ajetit.” Nesaiu dhe Ibn Xheriri kanë sjellë një hadith të përafërt prej Abdul Uahid Ibn Zijadit. Ibn Xheriri sjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve, atë e bir!) rrëfimin: 2131. “Gratë i thanë Profetit ﷺ : “Pse në Kuran përmenden besimtarët dhe nuk përmenden besimtaret?” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimta - rët e besimtaret...”], deri në fund të ajetit. - “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret ...” - Kjo tregon se imani nuk është i njëjtë me islamin; ai është më specifik se islami, sepse Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.” Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja...” [Huxhurat 14]. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Profeti ﷺ ka thënë: 2132. “Nuk ndodh që zinaqari të jetë besimtar teksa bën zina dhe as ai që vjedh të jetë besimtar teksa vjedh.” Pra, hadithi tregon se prej tyre largohet imani, por kjo nuk do të thotë se bëhen mohues të plotë të fesë. Ky është një mendim i pranuar unanimisht nga muslimanët. - “... për adhuruesit e adhurueset …” - El Kunutu është bindja ndaj Allahut e adhurimi i Tij , duke qënë i përqendruar e i mbuluar nga qetësia , solemniteti e prehja, siç thotë Allahu i Lartësuar: “A është njëlloj (me mohuesit) ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Por, vetëm të mençurit marrin mësim.” [Zumer 9]. Ose: “Atij i përket gjithçka që ndodhet në qiej e në Tokë dhe vetëm Atij i është nënshtruar çdo gjë.” [Rum 26]. Ose: “O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” [Al Imran 43]. “Vazhdoni rregullisht namazet, sidomos namazin e mesëm, dhe qëndroni të përulur (me frikë) për Allahun!” [Bekare 238]. Kështu, pas islamit vjen një gradë tjetër më lart, që është grada e imanit, pastaj është grada e el kunut - it, pra, pikërisht kjo bindje e plotë e ky adhurim i sinqertë i shoqëruar me prehje e qetësi në zemër, e cila, nuk ka dyshim që lind nga islami dhe imani i vërtetë dhe i sinqertë. - “... për të sinqertit e të sinqertat ...” - Këtu bëhet fjalë për sidkun - vërtetësinë në fjalët që thotë njeriu. El sidku është një virtyt i lëvduar dhe shenjë e imanit të sinqertë në zemër. Nga ana tjetër, gënjeshtra është tregues i hipokrizisë . Ai i cili gjithmonë synon të vërtetën dhe tregohet i vërtetë ka për të shpëtuar. Në një hadith thuhet: 2133. “Gjithmonë të jeni me të
vërtetën, sepse e vërteta të shpie drejt bamirësisë dhe bamirësia të shpie në Xhenet. Kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshta të shtyn në ligësi dhe ligësia të shtyn drejt zjarrit. Njeriu do të vazhdojë të jetë me të vërtetën dhe të kujdeset që gjithmonë të thotë të vërtetën, derisa të shkruhet tek Allahu si “i vërtetë”. Gjitha - shtu, dikush do të vazhdojë të gënjejë dhe gjithmonë të synojë gënjeshtrën, derisa të shkruhet tek Allahu si “gënjeshtar”.” - “... për durimtarët e durimtaret ...” - Ky është morali i të qëndrueshmëve, i të palëkundurve nga rruga e drejtë: durimi gjatë belave dhe fatkeqësive. Pa dyshim që durimi duhet shprehur në momentin e parë të përballjes me fatkeqësinë, e cila është gjëja më e vështirë, sepse çfarë vjen më pas është më e thjeshtë. 172 - “... për të përvuajturit e të përvuajturat ...” - El hushu’ është prehja dhe qetësia e zemrës, është ndjenja e dashurisë për Allahun, fisnikëria që e mbulon robin, modestia. Ajo që e bën njeriun të ketë të gjitha këto virtyte është frika nga Allahu i Lartësuar dhe ndjenja e vazhdueshme e mbikëqyrjes së Allahut, siç vjen në hadith 2134. “Adhuroje Allahun sikur ta shihje Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh, (të jesh i bindur se) Ai të sheh ty!”. - “... për sadakadhënësit e sadakadhë - nëset ...” - Sadakaja është bamirësia ndaj njerëzve që janë në nevojë, të dobëtit, të cilët nuk kanë mundësi të nxjerrin çfarë u mjafton, nuk kanë një zanat ose punë, që të mund të fitojnë diçka . Këtyre u jepet nga teprica e pasurisë, në bindje ndaj Allahut të Lartësuar dhe në formë bamirësie për krijesat. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se P rofeti ﷺ ka thënë: 2135. “Shtatë lloj personash, Allahu do t'i strehojë në hijen e Tij, ditën kur nuk ka hije tjetër, përveç hijes së Tij: prijësin e drejtë; të riun, që rritet duke adhuruar Allahun; atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë; dy persona që duhen mes vete për hir të Allahut, bashko - hen dhe ndahen vetëm për Të; personin që, kur një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, ai ia kthen: ‘Unë i frikësohem Allahut’; atë që, kur jep sadaka, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta; dhe personin, i cili, kur e përmend Allahun duke qenë në vetmi, i lotojnë sytë.” [Buhariu dhe Muslimi]. Adij Ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu do t'i flasë secilit drejtpërdrejt, pa përkthyes mes Tij dhe robit. Kur robi shikon djathtas, nuk sheh asgjë, përveç veprave të veta. Shikon majtas, nuk sheh asgjë, përveç veprave të veta. Shikon përpara, nuk sheh asgjë, përveç Zjarrit para fytyrës. Prandaj, ruajuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme.” Eame - shi thotë se ka dëgjuar nga Amër Ibn Murra, e ky nga Hajtheme, një hadith të ngjashëm me këtë, por ka shtuar: “... Qoftë dhe me një fjalë të mirë.” [Buhariu dhe Muslimi]. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut thoshte: “Shëmbëlltyrë e koprracit dhe bujarit janë dy njerëz që kanë veshur nga një parzmore të thurur prej hekuri. Kjo veshje hekuri i mbulon kraharorin, deri lart te gropa e fytit . Për bujarin, sa herë që jep e shpenzon nga pasuria e tij, parzmorja i zgjerohet e zmadhohet, duke ia mbuluar tërë trupin e tij, madje deri te majat e gishtërinjve, aq sa kur ecën, ia fshin gjurmët nga pas. Ndërsa koprracit, sa herë që mbledh dorën për të shpenzuar, parzmorja i ngushtohet e i ngushtohet, aq sa hallkat e hekurit i ngjiten fort pas lëkurës. Ai përpiqet ta lirojë, por ajo nuk lirohet.” Sërish në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ka tħënë: “Dy melekë zbresin në qiellin e dynjasë çdo mëngjes dhe njëri prej tyre lutet: ‘O Zot! Çdokujt që shpenzon, zëvendësoja dhe jepi shtesë për harxhimin!" Ndërsa tjetri thotë: ‘O Zot! Çdokujt që nuk jep, pakësoja e harxhoja atë që ka!” Ajetet dhe hadithet që nxisin për sadaka janë të shumta. - “... për agjëruesit e agjërueset ...” - Në hadithin që e sjell Imam Ibn Maxheh, thuhet: “Agjërimi është zekati i trupit.”
Domethënë, agjërimi e pastron atë, çliron nga papastërtitë dhe nga përzierjet e këqija, qoftë në aspektin fizik, qoftë në aspektin e fesë, të moralit dhe të besimit. 173 - “... për të ndershmit e të ndershmet ...” - Vëreni me kujdes se si kjo kategori vjen menjëherë pas fjalës së Allahut të Lartësuar: “për agjëruesit e agjërueset”, sepse agjërimi është nga ndihmesat më të forta për të thyer epshin. Në një hadith thuhet: 2136. “O ju rini, ai që i ka mundësitë, le të martohet, sepse e ka më të lehtë uljen e shikimit dhe ruajtjen e nderit. Ndërkaq, ai që nuk i ka mundësitë, le të agjërojë, sepse agjërimi ia shuan epshin.” [Buhariu dhe Muslimi]. Këta janë ata të cilët ruhen nga harami, domethënë, nga marrëdhëniet jashtëmarte - sore. Ata e ruajnë nderin e tyre duke patur marrëdhënie vetëm me mënyra të lejuara, sikurse është martesa ose me konkubinat në zotërim, siç thotë i Lartësuari: “Ata, që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë vetëm me gratë e veta ose me robëreshat, që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajsohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër - ata janë të shfrenuarit.” [Muminun 5 - 7]. - “... për ata që e përmendin shumë Allahun dhe ato që e përmendin shumë Allahun ...” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu (r.a), se Profeti i Allahut ka thënë: 2137. “Nëse burri e zgjon gruan e tij gjatë natës dhe falin së bashku dy rekatë namaz, ata do të konsiderohen atë natë, si ata burra e gra që e përkujtojnë shumë Allahun.” Hadithin e ka e kanë sjellë edhe Ebu Daudi, Nesaiu e Ibn Maxhe prej Ameshit. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muadh Ibn Xhebeli (r.a), se Profeti i Allahut ka thënë 2138. “Kurrë nuk bën biri i Ademit ndonjë punë më dobiprurëse dhe më shpëtuese nga ndëshkimi i Allahut, sesa përmendja e Allahut Krenar dhe të Lartësuar.” Në vijim i Lartësuari thotë: - “Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh. ” - Kjo është për të gjithë ata që u përmendën më lart. Allahu i Lartësuar ka përgatitur për ta falje dhe mbulim të gjynaheve të tyre. Ai do t’u dhurojë shpërblim të madh, që është Xheneti. (O Zot, na fal, na mbulo të metat tona dhe na fut në Xhenetin Tënd, të cilin e ke përgatitur për të devotshmit!).174
Pasi përmendi shpërblimin e grave të Profetit dhe ndëshkimin nëse nuk do të bindeshin dhe pasi përmendi faktin që ato ishin në një gradë të lartë, si askush tjetër prej grave të botës, Allahu i Madhëruar përmend edhe pjesën tjetër të grave. Ai sjell një gjykim gjithëpërfshirës, për të gjitha gratë, dhe shpërblimin e madh që i pret të gjitha ato që kanë cilësitë e mëposhtme.
Megjithatë, duke qenë se gratë dhe burrat gjykohen njëlloj në të tilla raste, Allahu i lartësuar thotë: - për muslimanët dhe muslimanet - këta janë të dorëzuarit plotësisht tek Allahu i Lartësuar, duke zbatuar dispozitat e jashtme e të dukshme, të urdhëruara nga Ai. - për besimtarët dhe besimtaret - këta janë ata që e adhurojnë Allahun e Lartësuar duke pastruar zemrat dhe nëpërmjet veprave të fshehta e të brendshme të zemrës. - për adhuruesit dhe adhurueset - këta janë të bindurit dhe të nënshtruarit në adhurimin ndaj Allahut dhe në pasimin e Profetit (a.s.). - për të sinqertit e të sinqertat, - këta janë të vërtetët dhe të sinqertët në fjalët dhe në veprat e tyre. - për durimtarët e durimtaret, - pra ata që janë të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm në zbatimin e urdhrave të Zotit dhe në largimin nga ndalesat e tij. Gjithashtu ata janë të durueshëm dhe të kënaqur me çdo caktim të Zotit për ta. - për të përvuajturit e të përvuajturat, - pra ata që përkushtohen ndaj Zotit me përunjësi dhe frikërespekt në të gjitha gjendjet e tyre, sidomos në kryerjen e adhurimeve, e në veçanti të namazit. - për sadakadhënësit e sadakadhënëset, – pra ata që japin nga pasuria dhe mirësitë me të cilat Zoti i ka begatuar, jo vetëm në drejtimet e detyrueshme të shpenzimit, por edhe në drejtime të pëlqyeshme. - për agjëruesit e agjërueset, - me agjërime farze dhe nafile. - për të ndershmit e të ndershmet, - ata që e ruajnë dlirësinë dhe nderin e tyre nga imoraliteti dhe çdo gjë që të afron tek ai. - për ata që e përmendin shumë Allahun dhe ato që e përmendin shumë Allahun, - në të shumtën e kohës, sidomos gjatë kohëve të pëlqyeshme dhe të nxitura nga Sheriati për të shtuar përmendjen e Zotit, si për shembull, në mëngjes dhe në mbrëmje, pas namazeve farze, para gjumit etj. Për këta që kanë të tilla cilësi, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh. - Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh. - Këta e kanë plotësuar besimin në zemrat e tyre, e kanë përkthyer dhe vërtetuar atë me fjalët dhe me veprat e tyre. Ata janë të dobishëm jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të tjerët, duke sjellë mirësi kudo që shkojnë. Ata e adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe sipas porosive të tij, duke kryer urdhrat dhe duke iu larguar të keqes dhe ndalesave. Me pak fjalë, ata e kanë përsosur veten e tyre, duke plotësuar të gjitha cilësitë e besimit dhe fazat e tij, islamin, imanin dhe iĥsanin. Për këta, i Lartësuari premton falje gjynahesh, sepse veprat e mira i fshijnë ato të këqijat. Ai premton dhe shpërblim shumë të madh, të cilin askush nuk mund ta përkufizojë, përveçse Ai që ua dhuroi. Atë shpërblim askush nuk e ka parë me sy, as nuk e ka dëgjuar me veshë dhe as nuk e ka përfytyruar me zemrën e tij. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej tyre!