Latë ishte një statujë në Taif, Uza në fisin Gatafanë, Menatë në fisin Huza'ah dhe, këto adhuroheshin nga idhujtarët si zota. Dy të parat i pat thyer Halid bin Velidi.
Idhujtarëve u thuhet: A kanë ndonjë fuqi këta zota tuaj që po i adhuroni" Zoti për të cilin u thërret Muhammedi është krijues i gjithçkafës që ekziston, edhe i engjëjve, edhe i Sidrës, edhe i Muhammedit që e ngriti në Miraxh etj.
Idhujtarët pa kurrfarë dije thoshin për engjëjt se janë femra dhe thoshin se janë bija të Zotit, kurse vetë i urrenin femrat.
Idhujtarët u kishin vënë ata emra zotave të tyre dhe mendonin se ata do t'u ndihmojnë, ata dinin aq dhe i bënin vetes qejf. Nuk e dinin se edhe engjëjt më të lartë, nuk kanë asgjë në dor për t'i dihmuar dikujt, ata engjëj mund t'i ndihmojnë atij që Zoti dëshiron dhe pranon, por edhe ata pas lejes së Zotit, e ku mund të ndihmojnë idhujt.
Mëshira e Zotit ka përfshirë çdo send, e është shpresë se Ai do t'i falë e mëshirojë ata që ruhen prej mëkateve të mëdha, sepse gjendjen e njerëzve Ai e ka ditur edhe pa lindur ata.
- “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. ” - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është Pronari i qiejve dhe i Tokës dhe Sunduesi i tyre; Ai është i Pasuri absolut, i Cili nuk ka nevojë për asgjë prej krijesave të Tij. Ai është El Hakim, pra, Gjykuesi, që gjykon krijesat e Tij me drejtësi dhe i Cili i krijoi krijesat me një të vërtetë të madhe dhe një qëllim të lartë, për të cilën i Lartësuari thotë: - “Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.” - Të gjithë do të shpërblehen sipas punëve të tyre, të mira apo të këqija
qofshin. Më pas i Lartësuari përshkruan bamirësit, të cilët iu largohen gjy -naheve të mëdha, poshtërsive dhe shfre -nimit. Edhe nëse bëjnë gjynahe të vogla, i Madhëruari i fal dhe ua mbulon ato, sikurse thotë Krenari i Lartësuar në ajetin tjetër: “Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do ju falim gjynahet dhe do t’ju çojmë në një vend nderi.” [Nisa 31]. - “Për ata që largohen prej gjynaheve të mëdha dhe poshtërsive, përveç ndonjë gjynahu të vogël, s’ka dyshim se Zoti yt e ka faljen të gjerë. ” - Allahu i Madhëruar premton falje për gjynahet e vogla. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili thotë: “Nuk kam parë diçka, që më së shumti të jetë pjesë e gjynaheve të vogla (El-Lemem), të përmendura në ajet, sesa ajo që Ebu Hurejra e përcjell nga Profeti ﷺi cili ka thënë: 2516. “Allahu i Lartësuar ia ka shkruajtur çdo biri të Ademit pjesën e tij prej imoralitetit, dhe këtë ka për ta arritur çdokush, në mënyrë të pashmangshme. Kë - shtu, imoraliteti i syrit është shikimi, imo - raliteti i gjuhës është fjala, të folurit (për gjëra të ndaluara dhe që të ngarkojnë me gjynahe), shpirti i dëshiron dhe i synon, ndërsa organi e vërteton të gjithë këtë ose e refuzon.”. Kështu është përnxjerrë në dy Sahih-ët. Abdurahman Ibn Nafi’ tregon se ka pyetur Ebu Hurejrën rreth fjalës të Allahut ‘il-la lemem’ , dhe ai i ka thënë se është: “puthja, prekja, shikimi dhe afrimi. Por nëse organi prek organin, duke bërë të detyrueshëm gusulin, kjo është zina, imoralitet.” Ali Ibn Ebu Talha përcjell nga Ibn Abasi se: Il-la lemem” do të tho të: “përveç asaj që ka kaluar.” Ndërsa Mu - xhahidi sjell shpjegimin se: “Il-la lemem” do të thotë “përveç tentimit të kryerjes së gjynahut”. Ky shpjegim vjen prej origjinës së fjalës ‘lemme, jelummu’, pra, tenton që të bëjë gjynahun, pastaj heq dorë prej tij. Ai thotë: “Njerëzit në kohën e xhahilijetit bënin tavaf rreth Qabes dhe thoshin: “Nëse fal, o Zoti ynë, na i fal gjynahet e mëdha! / E ku ka ndonjë prej robërve të Tu, që nuk (elemme) ka tentuar të bëjë gjynahe?” Pra, Allahu i Madhëruar premton falje për atë që tenton të bëjë gjynah për një çast, por menjëherë heq dorë prej tij. 75 Në vijim i Lartësuari thotë: “... s’ka dyshim se Zoti yt e ka faljen të gjërë.” Pra, mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka, falja e Tij i fsheh dhe i mbulon të gjitha gjynahet, të gjitha pa përjashtim, për ata që pendohen sinqerisht, sikurse ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Dhe, kthehuni te Zoti juaj (me pendim dhe bindje) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni më të mirës që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos e ndjeni. ” [Zumer 53 - 44]. - “Ai di gjithçka rreth jush, qysh kur e filloi krijimin tuaj nga dheu ... ” - Ai është Gjithëshikues, i Gjithëditur për gjendjen, veprat dhe fjalët tuaja, të cilat do të ndodhin dhe veprohen nga ju. Ai krijoi atin tuaj të parë, Ademin, prej tokës dhe nxori pasar - dhësit e tij nga shpina e tij, të ngjashëm me thërrmija të vogla, të cilat i shpërndau në dy grupe: një grup për në Xhenet dhe një grup për në Zjarr. Atij nuk i fshihet asgjë prej krijesave dhe veprave të tyre. - “... dhe qysh kur ishit fetus në bark të nënës suaj. ” - Për të gjitha krijesat që formohen brenda barkut të nënës, meleku që fryn shpirtin në to është urdhëruar që të shkruajë rrizkun e tyre, exhelin, pra, kohën e vdekjes së tij, punët e tij dhe a do të jetë fatzi apo fatlum. Kështu, dija e Zotit për krijesat është absolute e gjithëpërfshirëse. - “Atëherë, mos e mburrni veten ...” - Mos lavdëroni veten, mos shprehni vetë - pëlqim dhe mos ushqeni ëndrra të kota sikur keni arritur shumë me punët tuaja. - “... sepse Ai e di më mirë se cili është vërtet i devotshëm.” - I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “A nuk i sheh ata që e vlerë - sojnë veten si të pastër?! Është Allahu Ai që
pastron nga të këqijat atë që Ai dëshiron, pa i bërë padrejtësi askujt.” [Nisa 49]. Një hadith, të cilin e sjell imam Ahmedi nga Ebu Hurejra, thuhet: 2517. “Një burrë po lëvdonte një burrë tjetër në prani të Profetit aJ !it irejm I“ :aht i tuhallA i iteforP .ﷺ këpute qafën shokut tënd!” Ia përsëriti këtë fjalë disa herë. “Nëse dikush duhet të lëvdojë patjetër dikë, le të thotë: “Shpresoj që filani të jetë i tillë e i atillë - por Allahu është llogaritësi i tij - dhe unë nuk bëj të kulluar askënd përpara Allahut.” Hadithin e sjellin Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh me rrugë të ndryshme nga Halid El Hadhâe, me version të ngjashëm. Imam Ahmedi sjell nga Humam Ibn El Harithi këtë hadith: 2518. “Erdhi një burrë tek Uthmani dhe filloi ta lavdëronte atë në fytyrë. Atëherë, Mikdad Ibn Esuedi i hodhi dhé në fytyrë këtij lavdëruesi, duke thënë: “Profeti i Allahut na ka urdhëruar që, nëse përballemi me ndonjë lëvdues (si puna jote), ti hedhim dhé në fytyrë.” Kështu e transmeton Muslimi dhe Ebu Daudi.
- “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira. " - Allahu i
Lartësuar na tregon në këto ajete se vetëm Ai është Pronari dhe Sunduesi i gjithçkaje. Vetëm në dorën e Tij janë dynjaja dhe ahireti. Çdo gjë që ekziston në qiell dhe në Tokë janë krijesë dhe pronë e Tij, me të cilat Ai vepron si Sundues i madh dhe i plotfuqishëm. Në këtë gjithësi zbatohet vetëm caktimi i Tij. Ligji ndaj të cilit krijesat duhen të nënshtrohen është ligji i Tij. Është Ai, i vetmi, që ka të drejtën të urdhërojë dhe të ndalojë, të vendosë ligje dhe të marrë në llogari për zbatimin e tyre. Allahu i Lartësuar është Ai që do t’i shpërblejë krijesat sipas veprave të tyre, në lidhje me zbatimin e urdhrave dhe respektimin e kufijve të Tij. Të bindurit ndaj Tij, Ai do t’i shpërblejë me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata që nuk i binden, por bëjnë vepra të këqija, Ai do t’i ndëshkojë me drejtësinë e Tij. Ata që janë bamirës, qoftë në drejtim të adhurimit, qoftë në drejtim të marrëdhënieve me njerëzit, Allahu i Lartësuar do t’i shpërblejë në dynja dhe ahiret. Por më e madhe se çdo shpërblim tjetër është kënaqësia e të Madhëruarit dhe lumturia e tyre në përjetësinë e Xhenetit. Më poshtë, Allahu i Lartësuar përshkruan cilësitë e këtyre bamirësve: - “Për ata që largohen prej gjynaheve të mëdha dhe poshtërsive, përveç ndonjë gjynahu të vogël, s’ka dyshim se Zoti yt e ka faljen të gjërë." - Ata zbatojnë me përpikmëri detyrimet ndaj Zotit të Lartësuar. Po të lihen pa u zbatuar këto detyrime, konsiderohet si gjynah i madh. Gjithashtu, ata u largohen të gjitha gjynaheve të mëdha, si: zinaja, konsumimi i pijeve dehëse, marrja me fajde, vrasja e padrejtë etj. Allahu i Lartësuar thotë: “përveç el lemem”. El lemem janë gjynahet e vogla dhe jo të vazhdueshme. Pra, janë ato gjynahe, të cilat robi u kthehet herë pas here, në momente dobësie, por që ndodhin rrallë. Të tilla gjynahe nuk ia heqin robit etiketimin ‘bamirës’, nëse ai u largohet gjynaheve të mëdha. Me fjalë të tjera, nëse robi kryen detyrat dhe u largohet harameve të mëdha, Allahu i Lartësuar premton se do t’ia falë gjynahet, me mëshirën dhe faljen e Tij të gjerë, që ka përfshirë gjithçka, kur thotë: ... s’ka dyshim se Zoti yt është i gjerë në falje.” Sikur të mos ishte falja dhe mëshira e gjerë e Zotit, njerëzit dhe vendet do të shkatërroheshin. Sikur Allahu i Lartësuar, me drejtësinë e Tij, t’i ndëshkonte krijesat për gjynahet e tyre, qielli do të rrëzohej mbi tokë dhe nuk do të linte në të asnjë gjallesë. Por i Madhëruari, me mëshirën dhe bamirësinë e Tij, i mbulon të metat dhe fal shumë. Gjithashtu, Ai iu ka mundësuar njerëzve që, nëpërmjet veprave të mira, t’ua falë gjynahet, duke i pastruar prej tyre. Kështu, Profeti (a.s.) ka thënë: “Pesë namazet, nga xhumaja në xhuma apo nga ramazani në ramazan, të gjitha këto janë falje për gjynahet e kryera mes tyre, nëse ju u largoheni atyre të mëdhave.” - “Ai di gjithçka rreth jush, qysh kur e filloi krijimin tuaj nga dheu dhe qysh kur ishit fetus në bark të nënës suaj.” – Kuptimi: Allahu i Lartësuar ka dijeni të plotë për ju dhe për gjendjet nëpër të cilat kaloni. Ai ka dijeni të plotë për prirjet që ka vendosur tek ju dhe për dobësitë që ju karakterizojnë. Ai e di shumë mirë dobësinë tuaj në zbatimin e urdhrave, si dhe prirjen tuaj drejt harameve. Janë të shumta rrugët që të çojnë drejt haramit dhe, shpeshherë, përballja me to është shumë e vështirë, sidomos kur dobësohet besimi dhe mbështetja tek Ai. Allahu i Lartësuar i di të gjitha këto, sepse është Ai që ju krijoi së pari nga toka, ashtu siç është Ai që ju krijon në barkun e nënës suaj. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar ju ka pajisur me forcë të mjaftueshme për të përballuar zbatimin e çdo porosie të Tij dhe kurrë nuk ju ka ngarkuar me vështirësi të shumëta në fenë tuaj. Por, gjithsesi, ju do të vazhdoni të jeni të dobët, prandaj keni nevojë për mbështetjen e të Madhëruarit, mëshirën dhe faljen e Tij të gjerë. I Lartësuari ua fal gjynahet dhe ua largon të këqijat robve, sidomos kur qëllimi i tyre është arritja e kënaqësisë së Tij në të gjitha kohët dhe
gjendjet. Nëse robi përpiqet vazhdimisht të kryejë punë të mira për t’u afruar tek Allahu dhe largohet nga haramet të cilat Allahu i Lartësuar nuk i do, atëherë i Lartësuari e fal dhe e përfshin në mëshirën e Tij të madhe, edhe pse herë pas here ai mund ta lëshojë veten në ndonjë gjynah. Allahu i Lartësuar është më Bujari dhe më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve. Ai është më i mëshirshëm për robin e Tij sesa nëna për fëmijën e saj, prandaj për të tillë njerëz, mëshira e falja e Tij do të jetë shumë pranë. Allahu i Lartësuar do t’u përgjigjet lutjeve të tyre dhe gjithmonë do t’ua pranojë pendimin. Në vijim, Allahu i Lartësuar na e bën të qartë që të gjithë kemi nevojë për pastrimin që vjen prej Tij dhe askush nuk mund të pretendojë pastrimin e gjynaheve me forcat e veta. Kështu, i Lartësuari thotë: - “Atëherë, mos e mburrni veten, sepse Ai e di më mirë se cili është, vërtet i devotshëm.” - Mos u lëvdoni para njerëzve, duke pretenduar pastërtinë e shpirtit tuaj dhe devotshmëri. Devotshmëria është thellë në zemër dhe është Allahu që e shikon atë. Është Allahu Ai që do t’i shpërblejë punëmirët për devotshmërinë e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë asgjë në dorë për t’ju shpërblyer apo për t’ju ruajtur nga ndëshkimi i Allahut. Mjafton që Allahu shikon në zemrën tuaj dhe që ju shpërblen, me bamirësinë dhe bujarinë e Tij.