Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 6:151–6:158

Në ajetet 151, 152, 153 flitet për dhjetë vasijetet-urdhërat që kanë qenë të porositura edhe në shpalljet e mëparshme. Derisa pesë porositë e para janë që i mençuri të ruhet prej tyre, vjen shprehja "ta'kilunë" të mendoni. Katër ndalesat e tjera janë që i përkasin lakmisë, e ai që nuk u vë veshin mund të gabojë, andaj vjen shprehja "tedhekkerunë" të përkujtoni. Ecja nëpër rrugën e drejtë kërkon maturi të madhe, andaj thuhet "të ruheni". Ibni Mes'udi thotë: "Pejgamberi e bëri një vijë të drejtë e tha: "Kjo është rruga e Zotit", pastaj i bëri disa vija në të djathtë dhe në të majtë të saj e tha: "Këto janë rrugë që në krye të secilës është nga një shejtan që të thërret të hysh në të", pastaj e lexoi ajetin "Hadha sirati Mustekimen fettebiuhu..."

Idhujtarët thoshin se atyre nuk u erdhi libër si jehudive dhe të krishterëve, andaj kishin mbetur të paudhëzuar. Ata nuk paranonin as Kur'anin, as Muhammedin, e në anën tjetër sikur ankoheshin për udhëzim. Si të tillë, si mizorë të pashokë, edhe dënimi i Zotit kundër tyre do të jetë shumë i ashpër.

Shenja e përmendur thuhet se është një nga ato paralajmëruese për afrimin e kijametit. Sipas një hadithi që e shënon Buhariu thuhet: "Katastrofa e përgjithsme nuk ndodh para se të lindë dielli nga perëndimi i tij, e kur të lindë dhe e shohin njerëzit besojnë që të gjithë", pastaj e lexoi ajetin 158.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 6:158

Allahu i Madhëruar i kërcënon dhe paralajmëron mohuesit e Tij dhe të Profetit të Tij, si dhe ata të cilët pengojnë nga rruga e drejtë: - Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt - Kjo do të ndodhë në Ditën e Kijametit. - ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. - Kjo do të ndodhë përpara Ditës së Kijametit, kur njerëzit të shohin disa nga shenjat para Kijametit. Buhariu, në tefsirin e këtij ajeti, përcjell nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka th ënë: 1162. “Nuk ka për të ndodhur Kijameti derisa të lindë dielli nga perëndimi. Kur njerëzit ta

shohin këtë, do të besojnë të gjithë.” Kjo është koha për të cilën Allahu thotë: “... askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij.” Ibn Xheriri përcjell nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 1163. “Tre, janë shenjat që, nëse dalin “...askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij.” Ato janë: lindja e diellit nga përëndimi, Dexhali dhe Dabbetul Erdi (Kafsha e Tokës).” Hadithi vjen nga Ahmedi dhe Muslimi. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Dher Xhundub Ibn Xhenadehi, që rrëfen: “Profeti i Allahut më tha njëherë: 1 164. “A e di ku shkon dielli kur perëndon?” - “Nuk e di.” - Ai shkon nën Arsh dhe bie në sexhde për Allahun, pastaj ngrihet dhe atëherë i thuhet: “Shko!” O Ebu Dher! Pritet një ditë që atij t’i thuhet: “Kthehu andej nga erdhe (nga perëndimi)!” Kjo është ajo koha, për të cilën Allahu thotë: “...askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij.” Imam Ahmedi përcjell nga Hudhejfe Ibn Usejd el Gifari rrëfimin: 1265. “Profeti i Allahut doli nga një dhomë dhe na gjeti duke kujtuar Orën e Kijametit. Profeti i Allahut tha: “Nuk ka për të ndodhur Kijameti, derisa të shihni dhjetë shenja: Lindja e diellit nga perëndimi, tymi, Kafsha e Tokës, dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, dalja e Isait, birit të Merjemes, dalja e Dexhalit, tre shembje të mëdha të Tokës, një shembje në lindje, një shembje në perëndim dhe një shembje në Gadishullin Arabik, zjarri që do të dalë nga pusi i Adenit, i cili do t’i drejtojë e tubojë njerëzit. Gjatë natës, ai qëndron kur prehen njerëzit (për gjumë), edhe gjatë ditës ai qëndron në drekë, kur njerëzit pushojnë (për gjumë).” Kështu e ka sjellë Muslimi dhe autorët e katër Sunen-eve. Theuriu përcjell këtë rrëfim nga Hudhejfe Ibn Jemani: 1 166. “E pyeta njëherë Profetin e Allahut dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Si do të ndodhë shenja e lindjes së diellit nga perëndimi?” Ai tha: “Ajo natë do të zgjatë sa dy net bashkë. Ata që faleshin në të përmenden dhe punojnë njëlloj siç vepronin në netët para kësaj. Yjet nuk shihen, janë fshehur nga vendi i tyre. Pastaj ata bien përsëri në gjumë, pastaj ngrihen për t’u falur. Pastaj bien përsëri për të fjetur. Pastaj ngrihen dhe nuk mund të shtrihen më dhe nata u duket shumë e gjatë. Atëherë njerëzit brofin dhe agimi ende nuk duket. Ndërkohë që ata presin diellin të lindë nga lindja, ai lind nga perëndimi. Kur njerëzit e shohin, besojnë të gjithë, por imani i tyre (në atë kohë) nuk u vlen aspak.” Këtë e përcjell Ibn Merdeveijhi, por ky hadith në këtë formë nuk është sjellë në asnjërin prej gjashtë librave.33 Megjithatë, Allahu është më i ditur. Kështu, kuptimi i fjalës së Allahut: “...askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij” është: "... nëse mohuesi i Zotit deklaron besimin e tij atë ditë, ky besim nuk do t’i vlejë aspak dhe nuk do të pranohet prej tij. Ndërsa ata që janë besimtarë përpara kësaj ndodhie, duke qenë vepërmirë dhe rregullues, ata do të jenë në një mirësi shumë të madhe. Kush pendohet atë ditë, ky pendim nuk ka për t’iu pranuar, sikurse tregojnë hadithet e shumta, ndër të cilat edhe ato që u përmendën. Pikërisht këtë kuptim përcjell fjala e Allahut, kur thotë: “...ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij.” Pra, askujt nuk ka për t’iu pranuar ndonjë punë e mirë, nëse nuk ka bërë më parë të tilla. - Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur! - Ky është një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm për mohuesit e besimit të vërtetë dhe një paralajmërim i pakthyeshëm për të gjithë ata që gjithmonë e shtyjnë për më vonë pendimin dhe besimin. Le t 'i frikësohen asaj dite, kur nuk do t’u vlejë aspak imani i tyre. Kjo është dita kur dielli të lindë nga perëndimi. Ajo është dita kur tashmë Kijameti është shumë afër dhe janë shfaqur shenjat e tij, sikurse thotë i Lavdëruari: “Vallë, a po presin ata gjë tjetër veç Kijametit, i cili do t’u vijë befas,

ndërkohë që parashenjat e tij tashmë kanë ardhur?! E si presin t’u bëjnë dobi këshillat kur Kijameti të ketë ardhur?!” [Muhamed 18], dhe thotë: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.”” [Gafir 84, 85].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 6:158

- “Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?” - Çfarë presin këta zullumqarë, që vazhdojnë të zhyten në padrejtësitë e tyre? Mos presin që t’u vijnë shenjat pararendëse të ndëshkimit dhe tregueset e afrimit të Kijametit? Apo presin që t’u vijnë melekët për t’u marrë shpirtrat, kohë kur nuk do t’u bëjnë më dobi besimi dhe veprat e mira? Apo po presin që t’u vijë Zoti për të gjykuar me drejtësinë e Tij, për të shpërblyer punëmirët dhe për të ndëshkuar punëkëqijtë? Apo po presin që t’u vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, që tregojnë afrimin e Kijametit? Por ditën kur të vijnë disa nga shenjat e jashtëzakonshme nga Zoti yt, që tregojnë se Ora është afruar dhe Kijameti është gati të ndodhë, atëherë qafirit nuk ka për t’i sjellë dobi besimi, nëse thotë se beson, dhe as besimtarit të mangët nuk ka për t’iu shtuar imani dhe mirësia e tij. Njeriut do t’i bëjnë dobi vetëm besimi dhe punët e mira që ka pasur përpara ardhjes së këtyre shenjave. - “Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij.” - Urtësia e këtij vendimi është shumë e qartë: besimi i dobishëm dhe frytsjellës është kur beson të fshehtën me zgjedhje të lirë. Ndërsa besimi që vjen pas shikimit të shenjave të mëdha është thjesht konfirmim i diçkaje të dukshme e të shfaqur, dhe si i tillë nuk është i dobishëm. Ky është më tepër besim në gjendje të detyruar, sesa me zgjedhje të lirë, siç ndodh, për shembull, me ata që janë duke u mbytur apo duke u djegur, të cilët kur shohin vdekjen, heqin dorë nga rruga e keqe, sikurse thotë i Madhëruari: “E kur të shohin dënimin Tonë, do të thonë: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” [Gafir 84, 85]. Janë të shumta hadithet e sakta nga Profeti ﷺ që tregojnë se, me: “disa shenja të Zotit tënd” është për qëllim ngjarja e lindjes së diellit nga perëndimi. Kur njerëzit ta shohin atë shenjë të madhe, do të besojnë të gjithë, por ky iman nuk ka për t’u bërë dobi. Ajo është dita kur “porta e pendimit” do të mbyllet. Këto ajete jenë një kërcënim për ata që mohojnë Profetin ﷺ . Ashtu sikurse ata presin që Profetit ﷺ dhe besimtarëve t’u ndodhin fatkeqësira, ashtu edhe ky kërcënim është në pritje të tyre. Prandaj i Madhëruari thotë: - “Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!”” - Atëherë do ta kuptoni se kujt i takon të jetë i sigurt dhe i qetë. Ky

ajet dëshmon për saktësinë e besimit të Ehli Sunetit, të cilët pohojnë për Allahun ato emra, atribute dhe përshkrime që Ai i ka pohuar për Veten e Vet, mes të cilave edhe ardhja e Tij, zbritja e Tij, lartësimi i Tij mbi Arsh etj. Sigurisht që këto përshkrime, të cilat i gjen shpesh në Kur'an dhe Sunet, ne i besojmë ashtu sikurse janë thënë, pa bërë asnjë përgjasim e shëmbëllim me atributet dhe veprat e krijesave. Ajetet tregojnë për urtësinë e madhe të Allahut të Madhërishëm dhe për rregullin e Tij që besimi i dobishëm dhe i pranueshëm është ai që bëhet me zgjedhje të lirë nga njeriu dhe jo i detyruar nga kushtet ose nga dëshmimi i shenjave të mëdha të Kijametit, sikurse u tha më sipër. Njeriu i arrin dhe i kultivon mirësitë nëpërmjet besimit të tij. Devotshmëria, bindja ndaj Zotit dhe veprat e mira janë të pranuara vetëm nëse burojnë nga një besim i saktë. Nëse zemra nuk ka asgjë nga ky besim, njeriut nuk do t’i vlejë asnjë vepër e tij e mirë.