Lati i Ibrahimit dhe populli i tij besonin në shumë zota. Në asi zotash që i kishin gdhendur nga guri, nga druri, nga meiali e trajtësuar si statuja, por edhe në trupa qiellorë si në yje, diell e hënë. Paraqitja e Ibrahimit sikurse e beson njëherë një yll e pastaj hënën dhe diellin, ka pasur për qëllim dialogun me anën e të cilit do ta bindte kundërshtarin për besimin e tij të gabuar. Për ndryshe Ibrahimi asnjëherë nuk ka pasur dyshim në Zotin e vërtetë Krijues. Të këtij mendimi janë mufessirët më eminentë si: Kurtubi, Zamahsheri, Ebisuud, Ibni Kethir, Bahrul muhit, Rrazi, Sabuni etj.
Allahu i Lartësuar na njofton rreth të dashurit të tij të zgjedhur, Ibrahimit, dhe polemikës që ai bëri me popullin e vet. Kur ai deklaroi para tyre teuhidin e pastër dhe ata e kundërshtuan dhe polemizuan me të, me dyshime e hamendësime pa bazë, ai u tha: - Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” - Si mund të polemizoni me mua me kotësira, në lidhje me çështjen e besimit në Zot, dhe të mohoni faktin se Ai është një dhe i vetëm?! Ai më ka udhëzuar dhe më ka dhënë argumente të qarta rreth të vërtetës. Unë jam i qartë rreth së vërtetës së pamohueshme, atëherë si t’ju përgjigjem për atë që kërkoni dhe si mund të pranoj fjalët dhe besimet e kota, me dyshime tuaja boshe? - Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. - Këta idhuj që ju i adhuroni nuk kanë asnjë forcë e pushtet në dorë dhe nuk mund të sjellin asnjë dëm e dobi, prandaj unë nuk i kam frikë ato. Nëse ata kanë ndonjë farë fuqie e ndikimi, atëherë mblidhuni të gjithë e më sulmoni, pa u vonuar aspak! Atëherë, fakti që nuk keni asnjë fuqi kundër meje tregon për kotësinë e besimit dhe të madhërimit që u bëni atyre. Pastaj tha: “por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka.”
Domethënë, Allahu është i Vetmi që ka në dorë dëmin dhe dobinë. - Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. - Dituria e Tij ka përfshirë gjithçka dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë. - A nuk mendoni? - A nuk po mendoni për atë që ju qartësova me argumente, që të kuptoni kotësinë e adhurimit që u përkushtoni këtyre idhujve?! Kjo është mëse e mjaftueshme, që të hiqni dorë nga adhurimi i tyre. Kjo mënyrë argumentimi e përdorur nga Ibrahimi është e ngjashme me arguentimin e Hud ﷺ“ :Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument të qartë dhe ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe as nuk do të të besojmë ty. Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe!” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij. Mblidhuni të gjithë me komplote kundër meje e mos më jepni asnjë afat! Unë i jam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj. Nuk ka asnjë gjallesë, që Ai të mos e ketë nën sundim. Vërtet Zoti im është në një udhë të Drejtë.”” [Hud 53 - 55]. - E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! - Ju nuk keni asnjë argument në rrugën që ndiqni dhe e meritoni të jeni të frikësuar e të pasigurt. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Ata pasojnë idhuj, të cilët u përcaktojnë atyre një fe që nuk e ka lejuar Allahu. ...” [Shura 21]. Ose: “Ata (idhujt) nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta, megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë.” [Nexhm 23]. - Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” - Cili nga dy grupet është më i meritueshëm të jetë i sigurt dhe i ruajtur nga dënimi i Zotit? Mos vallë, janë ata që adhurojnë pa asnjë argument diçka që nuk sjell as dëm e as dobi?! Apo janë ata që adhurojnë Atë, që ka në dorë të Tij të gjithë dëmin e dobinë?! Vetë Allahu i Madhëruar i dha përgjigje kësaj pyetjeje, duke thënë: - Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. - Ata që ia përkushtuan të gjitha adhurimet vetëm Allahut të Madhëruar me sinqeritet të plotë, vetëm për të fituar kënaqësinë e Tij, pikërisht dhe vetëm këta janë ata që do të jenë të sigurt në Ditën e Kijametit, ata që gjetën dritën e udhëzimit të vërtetë e të drejtë në dynja dhe në ahiret. Imam Buhari sjell hadithin nga Abdullahi,7 i cili ka thënë: 1119. “Kur zbriti ajeti “Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”, sahabët thanë: “E cili nga ne nuk i ka bërë padrejtësi vetvetes? Atëherë zbriti ajeti: “... sepse idhujtaria është, vërtet padrejtësia më e madhe!” Lukman 13. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullahi (Ibn Mesudi), i cili ka thënë: 1 120. “Kur zbriti ajeti “Atyre që besuan dhe besimin e
tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”, njerëzit u rënduan nga kjo dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! E cili nga ne nuk i ka bërë padrejtësi vetvetes?!” Atëherë, ai tha: “Nuk është ajo që mendoni ju! A nuk e keni dëgjuar fjalën e atij robit të mirë: “Lukmani, duke e këshilluar, i tha të birit: “O biri im! Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është, vërtet padrejtësia më e madhe!” [Lukman 13]. Pra, bëhet fjalë për shirkun.” Imam A hmedi sjell hadithin nga Xherir Ibn Abdilahi, i cili rrëfen: 1121. “Kishim dalë së bashku me Profetin e Allahut. Kur ishim larguar nga Medina, pamë një burrë, që ishte drejtuar drejt nesh. Ai mbërriti tek ne, na dha selam dhe ne ia kthyem selamin. Profeti e pyeti: “Nga po vjen?” Ai tha: “Nga familja ime, nga fëmijët dhe farefisi im.” Profeti ﷺ e pyeti sërish: “Për ku je drejtuar?” Ai tha: “Dëshiroj të takoj Profetin e Allahut.” Atëherë, Profeti i tha: “Tashmë e ke gjetur atë!” Më pas, personi tha: “O i Dërguari i Allahut, më mëso çfarë është imani!” Profeti ﷺ tha: “Të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, të falësh (me përpikmëri) namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin në këtë shtëpi (Qabe).” Ai tha: “E pranova dhe e pohova këtë!” Ndërkohë këmba e devesë së tij ranë një vrimë dhe u rrëzua. Ai u rrëzua në kokë dhe vdiq. Profeti tha: “Ma afroni atë burrë!” Tek ai shkuan Amar Ibn Jasiri dhe Hudhejfe Ibn Jemani dhe u munduan ta ngrejnë ulur. Ata thanë:” O i Dërguari i Allahut, ky burrë ka vdekur! Atëherë, Profeti e hoqi shikimin nga ata të dy. Më pas, u tha atyre: “A nuk e patë se si e hoqa shikim nga ai burrë? Unë pashë melekët, që shtrydhnin në gojën e tij fruta prej Xenetit dhe e kuptova që ai vdiq i uritur.” Pastaj Profeti a.s. tha: “Ky është nga ata për të cilët Allahu tho të: “Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”. Pastaj th a: “Kujdesuni për vëllanë tuaj!” Atëherë ne e afruam pranë ujit e lamë xhenazen e tij, e parfumosëm e veshëm me qefin dhe e vendosëm në varr. Profeti u afrua dhe po qëndronte përbri varrit dhe tha: “Hapeni lahdin anash (varrit) e jo në mes të tij. Lahdi (xhepi anash varrit) është për ne ndërsa shk-ku (xhepi në mes të varrit) është për të tjerët.” Ibn Merdeuejhi transmeton nga Abdullah Ibn Sehberate se “I Dërguari i Allahut ka thënë: 1122. “Ai i cili, kur i jepen të mira, tregon mirënjohje, kur sprovohet (e privohet nga mirësitë), bën durim; kur bën padrejtësi, kërkon falje, kur i bëhet padrejtësi, di të falë..., pastaj Profeti heshti. Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë shpërblimi ka ky njeri?” Profeti ﷺ tha: “...atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” - Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. - Ky ishte argumenti, që ai ia paraqiti popullit të vet. E ka fjalën për atë që thuhet në ajetin tjetër: “E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” Vërtet, Allahu i Madhëruar e vërtetoi fjalën e Tij dhe e përgëzoi se do t’i dhurojë atij siguri dhe paqe të plotë dhe do ta bëjë të udhëzuar në rrugën e drejtë, prandaj i Madhëruari thotë: “Atyre që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” Pastaj pas të gjithë kësaj tha: “Këto janë shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij.”. - Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. - Ky ajet është lexuar në këtë mënyrë, që përemri “atë” të jetë në rasën kallëzore. Por është lexuar edhe në këtë formë: “Ne ia ngrejmë gradat atij që dëshirojmë.” Pra, përemri “atij” është në rasën dhanore. Që të dyja kanë kuptim të përafërt.
- Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Allahu është i Urtë në fjalët dhe veprat e Tij. Ai është i githëditur për atë që e udhëzon në rrugën e drejtë dhe për atë që e lë në humbje.
- Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! - Allahu i Madhëruar na urdhëron që të kujtojmë historinë e Ibrahimit ﷺ . Këtu përshkruhet vlera e lartë e Ibrahimit, kur ai ftonte popullin e tij në teuhid dhe e ndalonte nga shirk-u. Ibrahimi i thoshte babait të tij, Azerit: “Ti preferon të adhurosh puta e idhuj, që nuk sjellin e as zotërojnë dobi apo dëm?! Ata nuk zotërojnë gjë, për asnjë çështje.” - Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” - Ju jeni në humbje të thellë, sepse adhuroni gjëra që nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi dhe keni braktisur adhurimin e Krijuesit tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja. - Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur. - Kështu, duke i dhënë sukses në teuĥîd dhe në thirrjen për teuĥîd, Ne i mundësuam Ibrahimit që të shihte mbretëritë e qiejve dhe të Tokës. Ne i mundësuam të shihte me sytë e vet prova të forta, në mënyrë që ai të ishte absolutisht i sigurt në diturinë e tij. Siguria dhe bindja e plotë varet nga argumentet dhe faktet e vëzhguara. Kështu arrihet dituria e plotë dhe e sigurt në të gjitha çështjet. - Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha:....” - Kur ra nata, Ibrahimi ﷺ pa një yll. Mbase këtu është fjala për ndonjë yll më të shndritshëm se të tjerët, meqë është përmendur veçmas të tjerëve. Për këtë arsye, - dhe Allahu është më i ditur - kanë thënë që ai ishte ylli El Zehra. - “Ky është Zoti im.”. - Duke folur me logjikën e kundërshtarëve, Ibrahimi ﷺ iu drejtua atyre dhe u tha: “O ju që adhuroni yjet, ejani të shikojmë dhe ta mendojmë mirë këtë çështje! Le të supozojmë se ky yll, që ju adhuroni, është vetë Zoti. Por, vallë, a e meriton ai që ta trajtosh si Zot e Krijues të gjithçkaje? A ka ndonjë provë të konsiderueshme për këtë? Le ta mendojmë mirë këtë çështje, sepse nuk i shkon një të mençuri që të konsiderojë si Zot pasionin e vet, pa patur asnjë fakt apo arsyetim. - Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.” - Kur ylli u zhduk, atëherë Ibrahimi ﷺ , për t’i bërë njerëzit të arsyetonin, tha: “Nuk e dua atë që ikën e zhduket nga adhuruesit e vet. I adhuruari duhet që të kujdeset pandërprerë për adhuruesit të tij, për rregullimin dhe administrimin e të gjitha çështjeve të tyre. Si mund të konsiderohet si Zot dikush a diçka që zhduket për një kohë të gjatë, kohë kur nuk i ndihet aspak përkujdesi? Të tillë nuk meritojnë aspak të adhurohen. Madje, adhurimi i tyre konsiderohet si mendjelehtësia më e madhe.” - Kur e pa Hënën duke dalë tha: “Ky është Zoti im. - Kur pa Hënën, që kishte dalë më e ndritshme se yjet, Ibrahimi ﷺ tha: “Ky është Zoti im.” - me të njëjtën strategji si herën e parë. - Por, kur ajo perëndoi, tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” – Në këtë moment, Ibrahimi ﷺ tregoi me përulje nevojën për Zotin e vërtetë. Ai tha qartë se, nëse Allahu nuk të udhëzon në rrugë të drejtë, askush tjetër nuk mund të të udhëzojë. Nëse vetë Allahu nuk të ndihmon që t’i bindesh Atij, askush tjetër nuk mund të të ndihmojë për ta arritur këtë. - Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” – Domethënë, Dielli është më i madh se Hëna
dhe se yjet. Por pasi Dielli perëndoi, atëherë u dëshmua qartë e vërteta dhe u shemb e kota. - Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj."” - Me këto argumente të qarta, të dukshme dhe shumë të kuptueshme, unë distancohem nga idhujtaria dhe ju ftoj të pranoni besimin e drejtë. Çdokush që e shqyrton këtë çështje me seriozitet do të largohej nga e kota, do të distancohej nga çdo adhurim i padrejtë dhe do të përkushtohej në adhurimin e Allahut, të Vetmit që e meriton adhurimin: - Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë. ” - Unë i jam dorëzuar vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është kuptimi i fjalës “ĥanîfâ” - me besim të drejtë. - “Unë nuk jam prej idhujtarëve.” – Kështu, Ibrahimi ﷺ u distancua nga idhujtaria. Ai u përqendrua në teuĥîd, duke i paraqitur popullit të tij plot fakte për këtë. Ky është shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve. Ato ishin fjalët e Ibrahimit drejtuar popullit të tij, për t’i bërë ata të logjikonin. Kuptimi i tyre ishte: “Le të themi sikur ky është Zot, por kjo nuk mund të pranohet, për këtë dhe për atë arsye.” Atëherë, kjo ishte thjesht një mënyrë që Ibrahimi ﷺ zgjodhi për t’u vërtetuar atyre kotësinë e adhurimeve kushtuar idhujve e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Për këtë arsye, shpjegimi se këto ajete përshkruajnë disa meditime të Ibrahimit ﷺ kur ishte i vogël, është thjesht i pabazë. - “Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?! ” - Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i udhëzuar nga Allahu, madje i ngritur në gradën e jaķîn-it, duhet t’i ftojë të tjerët tek e vërteta. - Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. - Idhujt tuaj nuk mund të më dëmtojnë mua apo të më privojnë nga ndonjë mirësi. Këto mund të ndodhin vetëm nëse Allahu i dëshiron të ndodhin. - Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?” - Duke medituar kështu, ndoshta do ta kuptoni dhe besoni se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin. - “E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj,...” - E si të kem fikë nga ata që janë të pafuqishëm dhe nuk mund të më privojnë apo të më sjellin ndonjë të mirë?! - “...kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! - Ju thjesht ndiqni pasionin dhe egon tuaj. - Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” - Duke gjykuar veçmas të dyja palët, Allahu i Madhëruar thotë: - “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. - Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ - siguria e plotë nga çdo e keqe. Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë. Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit ﷺ argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha: - Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. - Me argumentet e padiskutueshme që i mundësuam Ibrahimit ﷺ ,Ne e lartësuam dhe e bëmë atë triumfues mbi idhujtarët.
- Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. - Ashtu sikurse ngriti gradën e Ibrahimit në dynja dhe në ahiret, pa dyshim nëpërmjet diturisë, Allahu i Madhëruar i ngre disa njerëz mbi të tjerët, në grada të larta. Në mënyrë të veçantë ngrihen ata dijetarë që e jetësojnë diturinë e tyre dhe ua mësojnë atë të tjerëve. Në varësi të gjendjes dhe sinqeritetit të këtyre dijetarëve, Allahu i bën ata udhëheqës të njerëzve, të cilët i ndjekin dhe i respektojnë veprat e tyre. Njerëzit ndriçohen me dritën e këtyre dijetarëve, përmes errësirës së rrugëtimit. I Madhëruari thotë: “ Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11]. - Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Allahu ua jep diturinë dhe urtësinë atyre që e meritojnë. Ai e di shumë mirë se cilët janë ata që e meritojnë diturinë e urtësinë.