Njeriu është i obliguar ta ruaj veten dhe familjen e vet prej atyre punëve që janë të dëmshme dhe që janë shkak i dënimit me zjarr. Zjarri i xhehenemit është shumë më i fortë se ky i dynjasë, madje zebanijët, roja e tij është shumë e ashpër edhe e pamëshirë. Arsyetimi në atë botë nuk merret parasysh.
Pendimi i sinqertë është: largimi prej asaj pune të keqe, keqardhja për punën e bërë të keqe dhe vendosmëria për të mos e përsëritur atë.
Një grua e Nuhut si dhe ajo e Lutit nuk ishin besimtare. Edhe pse ishin gra të pejgamberëve, kjo nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie, ato do të jenë në xhehenem, sepse asnjë lidhje tjetër, pos besimit, nuk do të merret parasysh. Gruaja e faraonit, Asije, edhe pse ishte nën faraonin arrogant, ajo do të jetë e shpëtuar në xhennet, ashtu si Merjemja e ndershme. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Et Thrimë lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
- “Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit, e cila tha: “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” - Allahu i Lartësuar sjell këtu një shembull për besimtarët, nëpërmjet të cilit tregon se besimtarët nuk dëmtohen aspak për shkak të përzierjes së tyre me mohuesit, në rastet kur e kanë të nevojshme ose të pashmangshne këtë përzierje me ta, sikurse thotë në ajetin tjetër: “ Besimtarët nuk duhet të marrin për miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët. Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut, veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. Tek Allahu do të ktheheni të gji - thë.” [Al Imran 28]. Katadja thotë: “Faraoni ishte tirani më gjakatar dhe i padrejtë në botë; mohuesi më i hapur dhe kokëfortë, megjithatë, betohem në Allah, se gruan e tij nuk e dëmtoi aspak kufri e tirania e burrit të saj, sepse ajo ishte adhuruese e sinqertë e Zotit të saj. Kështu është e vërteta, që nje - rëzit ta dinë mirë se Allahu i Lartësuar është Gjykues i drejtë dhe nuk merr asnjë në për - gjegjësi për gjynahet dhe padrejtësistë e të tjerëve.” Ibn Xheriri sjell rrëfimin prej Su - lejmanit, që ka thënë se: gruaja e Faraonit torturohej nën diellin e nxehtë, por kur Fa - raoni largohej prej saj, melekët i bënin hije me flatrat e tyre. Madje, asaj i mundësohej gjatë gjithë kohës të shihte shtëpinë e saj në Xhenet. Më pas, Ibn Xheriri citon Ebu Bez - zeten: “Gruaja e Faraonit pyeti: “Cili fitoi në përballjen e Musait me magjistarët?” - “Fitoi Zoti i Musait dhe Harunit.” - i thanë. Atëherë, ajo tha: “Edhe unë besoj Zotin e Musait dhe Harunit!”. Kur mësoi për besi - min e saj, Faraoni urdhëroi: “Gjeni shkë - mbin më të madh dhe, nëse ajo këmbëngul në fjalët e saj, shtypeni me atë shkëmb! Nëse heq dorë nga ajo që tha, atëherë do të vazhdojë të jetë gruaja ime.”. Kur xhelatët do të zbatonin ndëshkimin, ajo ngriti sytë drejt qiellit, ku pa edhe një herë shtëpinë e saj në Xhenet, dhe kështu i qëndroi me durim fjalës së saj të besimit. Madje, Zoti e mundësoi që ajo të jepte shpirt përpara se ai shkëmb të binte në trupin e saj. Allahu i Lartësuar na tregon lutjen e saj në këtë ajet: “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhe - net!” Dijetarët, duke analizuar këtë lutje të saj, thonë se ajo fillimisht zgjodhi Atë pranë të Cilit do të ishte shtëpia, dhe pastaj zgjo - dhi shtëpinë. Diçka e ngjashme vjen edhe në një hadith, që i atribuohet Profetit .ﷺMë pas, i Lartësuari tregon lutjen e kësaj gruaje besimtare, qëndrestare e durimtare: “Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” Dome - thënë, më shpëto prej këtij tirani e keqbë - rësi, o Zot! Unë distancohem nga puna dhe padrejtësia që bën ai! Më shpëto edhe nga ata njerëz, të cilët i bëjnë padrejtësi vetes, duke mohuar Zotin e qiejve dhe të Tokës dhe të gjithçkaje që ekziston mes tyre dhe ndër to, Atë që është i Vetmi i Adhuruar me meritë, të Cilin duhet ta adhurojnë e ta duan me gjithë shpirt, t’i nënshtrohen, ta madhë - rojnë, t’i binden, ta madhërojnë. I pastër nga çdo e metë e mangësi, i dëlirë është Allahu i Lartësuar! Nuk ka asnjë Zot tjetër që meri - ton të adhurohet, veç Tij, dhe nuk ka Zot që kujdeset për krijesat, nuk ka krijues, furni - zues dhe rregullues të çështjeve të krijesave, veç Tij. Kjo grua ishte Asija Bintu Muza - him, - Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë atë! Po kështu, edhe gruaja e admi - nistruesit të depove të Faraonit ishte besim - tare. Këtë fakt e hetoi bija e Faraonit, e cila e kallëzoi tek babai i vet, i cili e torturoi atë,
me qëlli-min që ajo të mohonte Zotin dhe të pranonte Faraonin si zot të saj. Por ajo refuzoi dhe tha: “Zoti im dhe Zoti yt dhe Zoti i gjithçkaje është Allahu! Vetëm Atë adhuroj, e dua me gjithë shpirt, e madhëroj dhe i nënshtrohem.” Ai e kërcënoi se do t’ia vriste fëmijët, por ajo tha: “Bëj çfarë të du - ash, se unë nuk kthehem nga besimi!”. Dhe vërtet, ai ia vrau fëmijët, madje ia vrau njëri pas tjetrit, para syve të saj. Çdo fëmijë, në momentin kur i dilte shpirti, i fliste nënës: “Bëj durim, o nëna ime, sepse ti do të kesh shpërblim tek Allahu!” Këto fjalë të thëna nga dy prej fëmijëve të kësaj gruaje zonjë e besimtare i dëgjoi dhe gruaja e Faraonit. Ajo dëgjoi pikërisht fjalët që thanë fëmija i madh dhe më i vogli. Kjo u bë shkak që gruas së Faraonit t’i shtohej edhe më shumë besimi në Zotin e Madhëruar. Kështu dha frymën e fundit edhe gruaja e kujdestarit të depove të Faraonit. 166 Pikërisht në këtë ko - hë, Faraoni dyshoi se edhe gruaja e tij kishte të njëjtin besim, prandaj urdhëroi vrasjen e saj, sikurse e përmendëm më sipër. Allahu e mëshiroftë gruan e Faraonit dhe gruan e kujdestarit të depove të tij! Allahu qoftë i kënaqur me të dyja ato dhe i kënaqtë! - “Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj” - Ajo e ruajti nderin, dëlirësinë dhe pastërtinë morale të saj. - “Ne frymë brenda saj një shpirt nga Ne.” - Fryrja e këtij shpirti të krijuar nga Zoti u bë nëpërmjet melekut Xhibril. Allahu i Lartësuar e dërgoi Xhibrilin tek ajo dhe ai u shfaq në formën e një burri të plotë. Allahu i Lartësuar e urdhëroi Xhibrilin të frynte në të çarën e këmishës se Merjemes, në pjesën e grykës. Dhe kështu, ajo frymë zbriti dhe hyri në trupin e Merjemes dhe prej saj u krye ngjizja e Isait (paqja e Zotit qoftë mbi të!). - “Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij dhe ishte nga të devot - shmit.” - Në ajet thuhet: “Ajo besoi plotë - sisht fjalët e Zotit të saj.” Fjalët e Zotit janë dy llojesh: fjalët e kaderit, domethënë të përcaktimit të Tij të gjërave, dhe fjalët e Ligjit që Ai vendosi për njerëzit, për t’u tre - guar atyre mënyrën se si ta adhurojnë Atë e si të jetojnë sipas vullnetit, dëshirës e këna - qësisë së Tij. Merjemja i besoi dhe i jetësoi të dyja llojet e fjalëve të Zotit. Ajo besoi, gjithashtu, të gjithë Librat e Zotit. Një be - sim nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë, nëse nuk bëhet me dituri të plotë dhe nëse nuk punohet sipas tij. Allahu i Lartësuar e përshkruan këtë me fjalët: “... dhe ishte nga të devotshmit.” (Ajo ishte e bindur ndaj Zotit, sistematike dhe me drojë në adhuri - min e Tij. Ky përshkrim dëshmon për ve - prat e shumta të saj të adhurimit. Merjemja ishte siddikah - e vërtetë, dhe grada e vërte - tësisë arrihet veçse me dituri të plotë dhe me punë sipas kësaj diturie.) Imam Ahmedi transmeton nga Ibn Abasi këtë hadith: 2716. “Profeti i Allahut vizatoi njëherë në tokë katër vija dhe tha: “A e dini se çfarë janë këto?” Njerëzit thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur.” Atëherë, Profeti i Allahut tha: “Gratë më të mirat të Xhenetit janë Hadixhja - e bija e Huejlidit, Fatimja - e bija e Muhamedit, Merjemja - e bija e Imranit, Asija - e bija e M uzahimit.” Gjithashtu, në Sahih-ët e Buhariut dhe Muslimit vjen hadithi i Shubes, i cili sjell me senedin e tij deri tek Ebu Musa el Esha - riu, se Profeti ﷺ ka thënë: 2717. “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merje-mja - e bija e Imranit, Asija - e bija e M uza-himit, Hadixhja - e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-it 167 mbi ushqimet e tjera.” Kemi përmendur rrugët e këtij hadithi dhe versionet e ndryshme të tij, në historinë e Isait, të birit të Merjemes, (paqja e Zotit qoftë mbi të!) në librin tonë: “El Bida-jeh uen Nihajeh.” Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja. Ndër të tjera, atje kemi sjellë edhe hadithet, ku përmendet fakti se Merjemeja dhe Asija - bija e Muzahimit, do të jenë bashkëshortet e Muhamedit ﷺnë Xhenet. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tahrim. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja! Vetëm Ai të
ruan dhe mbron nga çdo e keqe dhe jep suksesin për çdo mirësi. Vetëm Atij i jemi mbështetur dhe tek Ai e kemi shpresën.
- “Atyre që mohojnë, Allahu u sjell si shembuj gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit.” - Këta shembuj shërbejnë që njerëzit të kuptojnë se lidhjet e ndryshme mes besimtarëve e mohuesve nuk kanë asnjë efekt te përfundimi i secilit prej tyre. Kështu, afërsia me besimtarin nuk ka për t’i sjellë qafirit asnjë dobi. Gjithashtu, lidhja me qafirin nuk ka për ta dëmtuar aspak besimtarin, nëse ky i fundit i ka kryer detyrimet kundrejt tjetrit. Kjo duket si një këshillë dhe vërejtje për gratë e Profetit (a.s.), që ato të ruheshin nga gabimet dhe mosbindja, duke e kuptuar mirë se lidhja e tyre me Profetin (a.s.) nuk do t’u sillte asnjë dobi, nëse ato nuk besonin dhe nuk i bindeshin Allahut të Lartësuar. Më tej, thotë i Madhëruari: - “Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të mirë, por i tradhtuan ata.” - Ato ishin bashkëshorte të dy profetëve të nderuar, Nuhut (a.s.) dhe Lutit (a.s.). Por ato tradhtuan, duke mos e pranuar besimin dhe fenë e burrave të tyre. Pra, këtu nuk flitet assesi për tradhti bashkëshortore. Nuk ka ndodhur kurrë që një grua profeti të ketë tradhtuar nderin dhe shtratin e tij. Zoti i Lartësuar kurrë nuk do të bënte kurrë që gruaja e një profeti të ishte e përdalë dhe shkelëse e nderit bashkëshortor. Meqenëse ato e tradhtuan fenë e burrave të tyre, statusi i tyre si bashkëshorte profetësh nuk u bëri asnjë dobi. Allahu thotë: - “Për këtë arsye, bashkëshortët e tyre nuk do të mund t’i mbrojnë ato aspak tek Allahu. Atyre të dyjave do t’u thuhet: “Hyni të dyja në Zjarr, së bashku me të tjerët që hyjnë në të!” – Kështu, profetët Nuh dhe Lut (a.s.) nuk do të mund t’i ndihmojnë ato tek Allahu i Madhëruar. Ndërsa për besimtarët, Allahu i Lartësuar sjell shembull tjetër: - “Ndërsa atyre që besojnë, Allahu u sjell si shembull gruan e Faraonit...” - Ajo ishte Asijah, e bija e Mizahimit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila iu drejtua Zotit të saj me këtë lutje: - “Zoti im, më bëj një vend tek Ti në Xhenet! Më shpëto prej Faraonit dhe veprave të tij, më shpëto edhe prej popullit mizor!” - Allahu i Madhëruar e përshkruan atë si besimtare të sinqertë dhe të nënshtruar, e cila iu lut me përkushtim Atij. Ajo iu drejtua Zotit të saj me kërkesat më të larta për të cilat mund të lutet njeriu: për hyrjen në Xhenet dhe për të qenë afër Zotit të botëve, Bujarit të Gjithëmëshirshëm. Ajo iu lut Allahut, gjithashtu, që ta shpëtonte nga e keqja e Faraonit dhe nga e keqja e çdo zullumqari. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së saj, dhe prandaj ajo jetoi me besim të pastër, të plotë e të patundur. Allahu, gjithashtu, e shpëtoi atë nga të gjitha sprovat. Për këtë çështje, Profeti (a.s.) ka thënë: “Prej burrave ka pasur shumë njerëz të përkryer. Ndërsa prej grave kanë qenë të përkryera veçse Merjemja - e bija e Imranit, Asijah - e bija e Mizahimit, Hadixhja - e bija e Huejlidit, dhe Aishja, vlera e së cilës mbi gratë e botës është si vlera e therid-it 38 mbi ushqimet e tjera.”
- “Edhe Merjemja, e bija e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj.” - Ajo u ruajt nga çdo e ligë, sepse kishte besim të plotë dhe të drejtë, si edhe moral të kulluar. - “Ne frymë brenda saj një shpirt (të krijuar) nga Ne. Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj dhe Librat e Tij” – Këtu përshkruhet shkalla e lartë e diturisë së Merjemes. Në ajet thuhet: “Ajo besoi plotësisht fjalët e Zotit të saj.” Fjalët e Zotit janë dy llojesh: fjalët e kaderit, domethënë të përcaktimit të Tij të gjërave, dhe fjalët e Ligjit që Ai vendosi për njerëzit, për t’u treguar atyre mënyrën se si ta adhurojnë Atë e si të jetojnë sipas vullnetit, dëshirës e kënaqësisë së Tij. Merjemja i besoi dhe i jetësoi të dyja llojet e fjalëve të Zotit. Ajo i besoi gjithashtu të gjithë librat e Zotit. Por një besim nuk mund të quhet i drejtë dhe i saktë nëse nuk bëhet me dituri të plotë dhe nëse nuk punohet sipas tij. Për këtë arsye, i Madhëruari e sqaron këtë çështje, kur thotë për Merjemen: - “dhe ishte nga të devotshmit. ” - Ajo ishte e bindur ndaj Zotit, sistematike dhe me drojë në adhurimin e Tij. Ky përshkrim dëshmon për veprat e shumta të saj të adhurimit. Merjemja ishte siddikah - e vërtetë, dhe grada e vërtetësisë arrihet veçse me dituri të plotë dhe me punë sipas kësaj diturie. Këtu përfundon edhe surja Tahrim, dhe për këtë falënderimi i qoftë Allahut!