"Në fillim të shpalljes, kur Muhammedi a.s. ishte në shpellën Hira, i paraqitet Xhibrili me pjesën e parë të Kur'anit, me: ikre bismi rabbik..., dhe kur kthehet në shtëpi i thotë Hadixhës se jam friksëuar dhe kërkon ta mbulojë, e ajo e mbështjell me një pjesë nga kadifeja, pastaj i shpallet kjo sure, sikur i thotë: "O ti që je mbuluar në një qosh të shtëpisë e që kërkon qetësi e pushim dhe do t'u ikish çështjeve më të rëndësishme, le atë strukje e atë pushim, ngrihu e falu natën, përgatitu shpirtërisht dhe fizikisht për detyrën që të pret". Kuptohet se gjumi i gjatë dobëson njeriun, andaj edhe Pejgamberi edhe besimtarët ishin të obliguar të flenë pak, e të bëjnë shumë ibadet natën. Më vonë u bëhet një lehtësim nga ai obligim, e edhe lirohen në tërësi nga ibadeti i natës.
Muhammedit i thuhet se shpallja do të jetë barrë e rëndë, pse me të do të thërrasësh njerëzit në fe të re, në rregulla të reja, do t'i thërrasësh të tërhiqen prej adeteve të tyre të të kahershme me të cilat janë të mësuar, do t'i obligosh me obligime të reja e jo aq të lehta, e të gjitha këto kërkojnë përgatitje, përpjekje, nuk ke kohë të pushosh as të flesh aq shumë, e adhurimi yt natën është shkathtësi e trupit dhe thellim në përkujtime ndaj fuqisë së Zotit, andaj ngrihu!
Namazi i natës me të cilin ishin të obliguar u lehtësohet kur shpallet ajeti: "Falnu dhe lexoni çka ju vjen më lehtë", e më vonë kur bëhen obligim pesë kohët e namazit, ai i natës hiqet.
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muzzemmil. Falënderoj Allahun e madhëruar!
- “Këto janë një kujtim qortues.” - Kjo është një sure, prej së cilës marrin mësim ata që kanë urtësi dhe logjikë, ata që kanë mendje të pastër dhe të shëndetshme. - “Kush do, e zgjedh rrugën për tek Zoti i vet.” - Domethënë, prej atyre që Allahu dëshiron që t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Kështu e ka veçuar udhëzimin i Lartësuari, veçse për ata që Ai dëshiron t’i udhëzojë, me urtësinë, drejtësinë dhe diturinë e Tij absolute, sikurse ka thënë më hollësisht në suren tjetër: “Vërtet, këto janë këshilla, prandaj kush dëshiron, e gjen rrugën që e çon te Zoti i vet. Po ju mund ta doni diçka, vetëm nëse do Allahu. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.” [Insan 30]. - “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj.” - Pra, herë kështu, herë ashtu, pa ndonjë përcaktim. Herë falin gjysmën e natës, herë më gjatë e herë më shkurt. Megjithatë, ju nuk mundët t’i përmbaheshit urdhrit për namazin e natës, sepse ai ishte i vështirë për ju. - “Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës.” - Herë janë të barabarta e herë zgja - tet nata, duke marrë prej ditës e herë zgjatet dita, duke marrë prej natës. - “Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë ...” - Domethënë, detyrën që ju ngarkoi. - “... prandaj ju bëri lehtësime.” - Ju fali për mospërmbushjen e asaj që ju urdhëroi dhe ju lejoi tashmë mosngritjen natën për t’u falur. - “Atëherë lexoni aq sa t’ju vijë më lehtë!” - Domethënë, pa përcakuar kohë, por ngrihuni dhe faluni natën sa t’ju vijë lehtë. Fjala “lexoni” ka qëllim faljen e namazit, sepse gjatë namazit lexohet Kuran, sikurse thotë i Lartësuari në suren tjetër: “ E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të, por kërko mes kësaj një rrugë mesatare!”. [Isra 110]. Pra, mos e ngri zërin kur lexon Kuran gjatë namazit. Kështu, fjala kira’eh (kë -
ndim) dhe salah (namaz) përdoren në vend të njëra -tjetrës në Kuran. Hanefijtë sjellin këtë ajet si provë se nuk është detyrë leximi i Fatihasë gjatë namazit, madje namazi është i saktë, edhe nëse lexohet pjesë tjetër e Kuranit, në vend të Fatihasë. Sipas kuptimit të tyre, Allahu i Madhëruar thotë: “Atëherë, lexoni aq sa t’ju vijë më lehtë!” dhe nuk përcakton suren Fatiha. Gjithashtu, ata mbështeten në hadithin te dy Sahihët, që flet për një person, i cili bëri një gabim gjatë nama - zit. Profeti i tha nomadit: 2777. “Pastaj lexo çfarë të të vijë lehtë prej Kuranit.” Sidoqoftë, shumica e dijetarëve i kanë dhënë për - gjigje këtyre pretendimeve të hanefijve me hadithin e Ubade Ibn Samitit, i cili është në dy Sahih-ët dhe në të cilin thuhet: 2778. “Nuk ka namaz për atë që nuk lexon Fati - hanë.”. Ai ka thënë, gjithashtu: “Ai që fal një namaz dhe nuk lexon në të Ummul Kuranin (suren Fatiha), ai namaz është i mangët.” Ose: “Nuk vlen një namaz në të cilin nuk lexohet Ummul Kurani.” 190 - “Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë, do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut.” - Allahu i Madhëruar e di mirë se në këtë umet do të ketë të justifikuar për mosfaljen e namazit të natës, për shkak të sëmundjes, udhëtimeve apo xhihadit në rru - gën e Tij. Ky ajet është një prej argume - nteve, që dëshmojnë se Muhamedi ﷺ ishte Profeti i Allahut, pasi flet për diçka që do të ndodhte në të ardhmen, siç qe xhihadi, sepse ky ajet është shpallur në Mekë, kur xhihadi ende nuk ishte ligjëruar. - “Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë!” - Pra, ngrihuni të faleni sa t’ju vijë lehtë për ju. Ibn Xheriri na sjell këtë rrëfim nga Ebu Raxha Muhamedi: “I thashë Hase - nit: “O Ebu Seid, çfarë thua për një njeri që e ka mësuar gjithë Kuranin përmendësh, por nuk e lexon atë në namaz nate dhe mja - ftohet duke falur vetëm të detyrueshmet (pesë vaktet)?” Ai tha: “Ky e ka marrë Kuranin thjesht si jastëk. Allahu e mallkoftë këtë lloj njeriu! A nuk mendon ky në atë që Zoti i Madhëruar tha për robin e drejtë: “Ai i dinte mirë ato që Ne i kishim mësuar ...” [Jusuf: 68], ose: “Juve ju mësua ajo që nuk e dinit - as ju e as prindërit tuaj. ...” [En’am 91]. Unë i thashë: “O Ebu Seid, po Zoti ka thënë: “Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë!”. Ai tha: “Po pra, qoftë edhe pesë ajete.” Ky rrëfim i sjellë prej Hasen el Basriut tregon se ai e shihte si të domosdoshme për hafizët e Kuranit, që të ngrihen e të falin namaz nate, qoftë edhe duke lexuar pak ajete. Në një hadith thuhet se: 2779. “Profeti i Allahut u pyet për një burrë, i cili fle (e nuk falet), derisa agon mëngjesi dhe u përgjigj: “Këtij burri i urion shejtani në vesh .” Disa e kanë shpjeguar këtë hadith duke thënë se bëhet fjalë për atë njeri që fle derisa i ikën namazi i dety - rueshëm i sabahut. Disa të tjerë thonë se këtu bëhet fjalë për atë njeri që i ka ikur namazi i natës. Në Sunen vjen një hadith tjetër: 2780. “Faleni namazin e vitrit, o lexues të Kuranit!” Në një hadith tjetër: 2781. “Ai që nuk fal vitrin nuk është prej nesh!” 191 Më pas, i Lartësuari thotë: - “Faleni me rregull namazin, jepni zeka - tin ...” - Përkryeni namazin e detyrueshëm dhe jepni zekatin e pasurisë suaj. Ibn Abasi dhe selefë të tjerë kanë thënë se ky ajet e anuloi detyrimin e namazit të natës. Tashmë detyrë ishin vetëm pesë namazet farz, që Zoti përcaktoi (Ndërsa të tjerat janë të pël - qyeshme). Në dy Sahihët shënohet: 2762. “Profeti i Allahut i tha dikujt, i cili shkoi të pyeste për detyrimet e Islamit: “Pesë namaze janë të detyrueshme gjatë ditës dhe natës.” Ai tha: “A kam detyrë tjetër veç tyre?” Profeti tha: “Jo! Vetëm nëse dëshiron vetë të falesh (namaze vullnetare).” - “... dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë!” - Jepni sadaka të ndryshme, sepse Allahu i Madhëruar ka për t’ju shpërblyer më së miri, siç thuhet në ajetin tjetër: “ Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? Allahu e pakëson rizkun dhe po Ai jep me mbushulli. Vetëm tek Ai është kthimi juaj. ” [Bekare 245].
- “Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpërblyer.” - Për gjithçka që i përkushtoni Zotit dhe për çdo vepër të mirë që bëni, e keni të sigurt se do të merrni shpërblimin. Madje, dijeni se ky shpërblim është shumë më i mirë se çdo pasuri e dynjasë. Prej Harith Ibn Suejdit përcillet se Abdullahi tregon se Profeti i Allahut tha njëherë: 2783. “Cili prej jush e dëshiron pasurinë e vet më shumë sesa pasurinë e trashëgimtarëve të tij?” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! Nuk ka asnjë prej nesh që të mos e dojë pasurinë e tij më shumë sesa pasurinë që do t’u lërë trashëgimta - rëve!” Profeti tha: “Hapni sytë dhe shikoni mirë se çfarë jeni duke thënë!” Ata thanë: “Kjo është ajo që dimë, o i Dërguari i Allahut!”. Atëherë, ai tha: “Dijeni se pasu - ria juaj është vetëm ajo që ju e keni dhënë për hir të Zotit, ndërsa pasuria që u lini trashëgimtarëve është ajo që keni lënë pas.” Kështu e sjellin Buhariu dhe Nesaiu. - “Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë!” - Shpeshtoni sa më shumë përmendjen e Zotit dhe kërkimin e faljes në çdo çështje tuaj, sepse Ai është Falës i madhe Mëshirëplotë për të gjithë ata që i kërkojnë vazhdimisht falje dhe e përmendin në çdo gjëndje. (Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i kërkuar falje Atij. Kjo është shumë e dobishme, sepse robi tregon vazhdimisht mangësi në kryerjen e urdhrave dhe porosive të Zotit: ai ose nuk i zbaton fare ato, ose i zbaton me mangësi. (Sadi)) Ky është fundi i shkurtesës së sures Muzzemil dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.
- “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre, që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës, ose gjysmën e saj, ose një të tretën e saj.” - Në fillim të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të falej natën: gjysmën e saj, një të tretën, dy të tretat, më pak a më shumë. Natyrisht, ai mbetet shembulli më i mirë, të cilin umeti e pason. Kështu, në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon se, porosinë e
Tij për t’u falur gjatë natës e kreu jo vetëm Profeti (a.s.), por edhe një pjesë e shokëve të tij. Por njerëzit nuk mund ta përcaktonin me saktësi kohën që Zoti urdhëroi për të falur namaz nate. Përcaktimi ekzakt i saj do të ishte i vështirë për ta, prandaj Allahu i Lartësuar u bëri një lehtësim, duke thënë: - “Allahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di që ju nuk do të mund ta përmbushni atë (namazin e natës) , prandaj ju bëri lehtësime.” – Kuptimi: Allahu e di saktësisht kohën e natës, çfarë kalon dhe çfarë mbetet prej saj. Ai e dinte që ju nuk do t’i përmbaheshit me përpikmëri kohës kur Ai dëshiron që ju ta adhuroni me namaz, prandaj, duke jua lehtësuar, kërkon që ju ta adhuroni ashtu si t’ju vijë më lehtë. Tashmë, edhe nëse e shtoni apo e pakësoni kohën e adhurimit të natës, Zoti ju ka bërë lehtësim dhe jua ka pranuar pendimin. - “Atëherë lexoni (Kuran) aq sa t’ju vijë më lehtë!” – Kuptimi: Lexoni Kur'an aq sa dini, pa u vënë në vështirësi. Ai që fal namaz nate duhet ta bëjë këtë adhurim për sa kohë është energjik, ndërsa nëse është i lodhur, i plogësht dhe i përgjumur, le të çlodhet dhe të qetësohet. Namazi duhet të falet me qetësi dhe përkushtim të plotë. Më pas, i Lartësuari na tregon arsyet e lehtësimit: - “Ai e di se nga ju do të ketë të sëmurë,...” - Sëmundja përmendet e para. Kur njeriu është i sëmurë, ai e ka të vështirë që të ngrihet e të falë namaz dy të tretat e natës, gjysmën apo një të tretën e saj. Kësisoj, ai mund të falet një pjesë të natës, aq sa t’i vijë më lehtë. Gjithashtu, të sëmurit i lejohet që, nëse nuk mund të falet në këmbë, të falet ulur, e nëse edhe kështu e ka të vështirë, i lejohet të falet shtrirë ose i mbështetur. Nëse është aq i rënduar saqë nuk mund të falë namaze nafile dhe synete, atëherë edhe mund të mos i falë ato, dhe shpërblimin ka për ta marrë të plotë, sikur vepronte kur ishte i shëndetshëm. Profeti: “Nëse robi sëmuret apo niset për udhëtim, atij i shkruhet i plotë shpërblimi i veprave që i kryente kur ishte i shëndetshëm apo jo në udhëtim.” Pastaj përmendet një arsye tjetër lehtësimi: - “...do të ketë nga ata që lëvizin nëpër tokë për të kërkuar begatitë e Allahut, ashtu si edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Faluni dhe lexoni, aq sa t’ju vijë më lehtë!” - Ka të tjerë që udhëtojnë për të bërë tregti, në mënyrë që të mos jenë nevojtarë për njerëzit dhe të mos u zgjasin dorën atyre. Kështu, edhe udhëtimi është një gjendje vështirësie, që bën të lejueshëm zbatimin e kushteve lehtësuese, siç është bashkimi i namazeve farz: yleja me ikindinë dhe akshami me jacinë, si edhe shkurtimi i namazeve katër -rekatësh në dy rekatë. Siç shihet, Allahu i Lartësuar përmendi dy lloje lehtësimesh: 1. Lehtësime për ata që janë të shëndetshëm dhe jo në udhëtim. Allahu i Lartësuar i udhëzoi besimtarët në të tilla kushte, që të përzgjedhin kohën më të përshtatshme, kur ata janë aktivë dhe të gjallë, për të kryer adhurimin e natës. Ata nuk ka pse ta teprojnë dhe të rëndojnë vetveten për të
gjetur pikërisht kohën kur Zoti i porosit që ta adhurojnë gjatë natës. Mjafton që të përpiqet që të falet në kohët më të zgjedhura dhe më të mira të natës, por edhe që të jetë i përqendruar dhe i vëmendshëm në namaz. Le të zgjedhë, për shembull, një të tretën e fundit të natës, kur ai ka bërë gjumë të mjaftueshëm dhe është i çlodhur. 2. Lehtësime për të sëmurët dhe udhëtarët, pavarësisht a është udhëtimi për tregti, për xhihad në rrugën e Zotit apo për kryerje adhurimesh, si haxhi, umreja etj. Në të gjitha këto raste, Allahu i Lartësuar nuk e ngarkon robin përtej mundësive të tij. I lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar, që nuk e rëndoi këtë umet dhe nuk la asnjë vështirësi në fenë e tyre. Ai e lehtësoi Sheriatin, në varësi të nevojave dhe gjendjes së robve, duke u kujdesur për mirësinë e trupit, dynjasë dhe të fesë së tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për dy adhurime shumë të rëndësishme, që konsiderohen si shtylla të çdo adhurimi tjetër. Ai urdhëron për faljen e rregullt të namazit, pa të cilin feja e robit nuk mund të qëndrojë në këmbë, dhe për dhënien e zekatit, i cili është tregues i vërtetësisë së imanit dhe bamirësisë ndaj krijesave. Ai thotë: - “Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe jepni për hir të Allahut hua të mirë!” - Faleni namazin me rregull, duke plotësuar të gjitha shtyllat, themelet, detyrat dhe pjesët e pëlqyeshme të tij. Gjithashtu, shpenzoni për hir të Zotit, me sinqeritet të plotë vetëm për të kënaqur Atë. Jepni për hir të Zotit, duke qenë të vendosur në atë që bëni, dhe jo me zemër të lëkundur. Jepni nga pasuria hallall, me të cilën Zoti ju ka begatuar. Këtu flitet për shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Pastaj Allahu i Lartësuar porosit për kryerjen e veprave të mira në përgjithësi, duke thënë: - “Çfarëdo të mire të përgatisni për veten tuaj, atë do ta gjeni tek Allahu më të mirë dhe më të shpërblyer.” - Një e mirë shpërblehet nga Zoti me dhjetëfish deri në shtatëqindfish, madje edhe më shumë. Le ta dinë besimtarët se, një grimcë mirësie e bërë në këtë dynja për hir të Zotit do të shpërblehet në Xhenetet e përjetësisë dhe të mirësive të pafundme shumë më shumë se e gjithë dynjaja, me gjithë stolitë e saj. Vepra e mirë e besimtarit ka për t’u shpërblyer me kënaqësi dhe përjetime të mrekullueshme, të cilat nuk ka asnjë mënyrë për t’i përfituar, veç përkushtimit në adhurimin e Zotit, nëpërmjet atyre fjalëve dhe veprave që Ai na ka porositur nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Subhanallah! Sa e sa kohë humbet me kotësi të kësaj dynjaje! Sa e sa kohë e gjatë harxhohet pa bërë asnjë vepër të mirë për të kënaqur Allahun Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm! O Zot, na ndihmo për këto zemra, tek të cilat nuk po ndikon më paralajmërimi Yt dhe nuk po përmallohen për takimin me Ty, që je më i Mëshirshëm për to se vetë ato për veten e vet! O Allah! I Lavdëruar qofsh! Vetëm tek Ti ankohemi dhe qahemi! Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë! Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë, veçse ai që mbështetet tek Ti. - “Kërkoni falje prej Allahut, se, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë!” - Pasi na porositi për të kryer vepra të mira dhe për bindje ndaj Tij, Allahu i Lartësuar na urdhëron për t’i kërkuar falje Atij. Kjo është shumë e dobishme, sepse robi tregon vazhdimisht mangësi në kryerjen e urdhrave dhe porosive të Zotit: ai ose nuk i zbaton fare ato, ose i zbaton me mangësi. Prandaj, që veprat tona të jenë të denja për t’u pranuar dhe shpërblyer, Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i kërkojmë falje Atij. Të mos harrojmë, gjithashtu, se robi bën gabime dhe gjynahe gjatë natës dhe ditës, kështu që është gjithmonë në nevojë për faljen dhe mëshirën e Zotit të tij. Nëse Zoti nuk e përfshin në mëshirën e Vet, shkatërrimi është i sigurt dhe i pakthyeshëm. Këtu përfundon tefsiri i sures Muzzemmil.