Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 93:1–93:11

Pejgamberi ishte pak i sëmurë dhe nja dy-tri net nuk doli fare. Shkoi një grua-si duket Ymmi Xhemile, gruaja e Ebi Lehebit dhe i tha: '"O Muhammed, kam shpresë se të la ai i yti, se nuk po shoh që po të afrohet!" Për shkak se për një kohë e vonua shpallja, idhujtarët hapën propagandë se Muhammedin e la Zoti i vet.

Si përgjegje për këtë shpallet kjo sure, e Zoti betohet se nuk e ka lënë, as nuk e ka braktisur, por ka për t'i dhënë famë, autoritet, fuqi e përhapje të fesë islame derisa të dëshirojë e të jetë i kënaqur Muhammedi, e do t'i japë leje që në botën tjetër të bëjë shefaat për ymmetin e vet.

Zoti pastaj ia përkujton kujdesin ndaj tij prej kur ishte i vogël, jetim, i varfër, i paudhëzuar, e pasi që ia plotësoi të gjitha dëshirat i tha të ketë kujdes për jetimët, për varfanjakët dhe t'u ndihmojë njerëzve, duke i udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe ashtu të jetë mirënjohës për të mirat që ia dhuroi Zoti.

Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 93:1–93:11

Disa selefë, prej të cilëve edhe Ibn Is’haku, tregojnë se kjo sure është pikërisht ajo që Xhibrili ia shpalli Profetit të Allahut në kohën kur iu shfaq atij në pamjen e vet origjinale, sikurse e ka krijuar Allahu, siç tregohet në ajetin: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj (Muhamedi) nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar. Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij. Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve, madje edhe më afër, dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” [Nexhm 1 - 10]. Kjo ndodhi kur ai ishte në Ebtah, në Mekë. Nga Ibn Abasi përcillet të ketë thënë: 2884. “Kur Profetit ﷺ filloi t’i zbritej Kuran, pas njëfarë kohe ndodhi që Xhibrili nuk po i vinte me Shpallje, për disa ditë me radhë. Për këtë arsye, idhujtarët thanë: “Me sa duket, Zoti i tij e braktisi dhe tregoi se e urren atë.” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti fjalën e Tij: “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.”. Allahu i Madhëruar e fillon suren me një betim: - “Betohem për dritën e mëngjesit ... ” - Ed-Duha është koha e shkëlqimit të dritës së orëve të para të mëngjesit. Gjithashtu: - “... për natën, që mbulon gjithçka. ” - Nata, që mbulon gjithçka me errësirën dhe qetësinë e saj, sikurse thotë Allahu i Lartë - suar në ajetin tjetër: “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen ...” [Lejl 1, 2]. Ose: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llo -

garitjen e kohës. Ky është caktim i Nga - dhënjimtarit, të Gjithëditur.” [En’am 96]. - “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. - Nuk të ka braktisur Zoti yt dhe as nuk të urren. (Kuptimi: Zoti yt kurrë nuk të ka lënë, por gjithmonë është përkujdesur për ty. Ai kurrë nuk të braktis, por përkujdeset dhe rregullon çështjet e tua më së miri. Ai do të të lartësojë gradë pas grade. Gjitha - shtu, Zoti yt kurrë nuk do të të urrente, sepse të zgjodhi për të të dashur. Mohimi i urrejtjes nënkupton pohimin e nivelit më të lartë të të kundërtës së saj, sepse vetëm mohimi i diçkaje nuk konsiderohet lavdë - rim, veç nëse ai nënkupton pohimin e të ku - ndërtës së saj. Kjo ishte gjendja e Profetit, e shkuara dhe e tashmja e tij. Ai kishte dashurinë e plotë dhe përkujdesjen e vazhdue - shme të Zotit të tij. Ai ishte vazhdimisht në rritje, për sa u përket gradave të tij të përsosmërisë si adhurues i Zotit.) 238 - “Bota e ardhshme është për ty shumë herë më e mirë se kjo e para. ” - Jeta e ahiretit është shumë herë më e mirë për ty sesa jeta e kësaj bote. Dihet mirë nga historia e shkruar e Profetit ﷺ - dhe për këtë nuk ka dyshim askush - se Profeti i Allahut ishte njeriu më asket, në lidhje me këna - qësitë dhe stolitë e kësaj dynjaje. Në fund të jetës, kur iu dha të zgjedhë: a të jetojë si mbret, me të gjitha pasuritë e kësaj bote, deri në fundin e ekzistencës së kësaj dy - njaje, dhe pastaj përsëri të futej në Xhenet, apo të vdiste e të shkonte tek Zoti i vet, ai zgjodhi të shkonte tek Zoti e jo jetën në këtë dynja. Imam Ahmedi sjell hadithin me senedin e tij deri tek Abdullah Ibn Mesudi, që rrëfen: 2885. “Profeti i Allahut ishte duke fjetur mbi një rrogoz, i cili i kishte lënë gjurmë në trup. Kur u zgjua, unë fillova të fshija shpatullat e tij nga gjurmët e rrogozit dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Pse nuk na jep leje që të të shtrojmë një shtrojë të butë mbi këtë rrogoz?” Profeti i Allahut tha: “E ç’lidhje kam unë me këtë dynja?! Në raport me këtë botë, unë jam si një udhëtar kalorës, i cili zbret nën hijen e një peme, për t’u çlodhur për pak kohë, dhe pastaj e lë atë, për t’u nisur sërish në udhëtim.” Hadithi është tek Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili thotë se është hadith hasen sahih. - “Zoti yt do të të japë, e ti do të këna - qesh.” - Në ahiret, Allahu i Lartësuar do t’i japë Profetit ﷺ ,derisa ta kënaqë zemrën dhe shpirtin e tij. Sipas një shpjegimi tjetër, bëhet fjalë për mirësitë e shumta, që Allahu i premtoi Profetit ﷺ në lidhje me umetin e tij. Një nga këto mirësi është edhe fakti se Allahu do t’i mundësojë të Dërguarit ﷺ që të bëjë një ndërmjetësim të madh për umetin. Ebu Amër Euzai transmeton nga Abdullah Ibn Abasi, se ka thënë: 2886. “Profetit të Allahut iu tregua se sa mirësi të mëdha, thesare të kësaj bote, do t’i jepeshin umetit të tij, pasi ai të largohej nga kjo jetë, dhe ai u gëzua. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.” Domethënë, Zoti i premtoi atij me mijëra e mijëra k ështjella në Xhenet, ku secila do të ketë gra dhe shërbëtorë, që i shkojnë madhështisë së atyre kështjellave.” Kjo thënie është transmetuar nga Ibn Xhe - riri përmes rrugës së tij, dhe ky është një zinxhir autentik transmetimi deri tek Ibn Abasi. Duhet theksuar se të tilla fjalë, që kanë të bëjnë me të fshehtën, nuk mund të thuhen nga sahabi përndryshe, vetëm nëse ai e ka dëgjuar nga Profeti. Pra, ato konsi - derohen si fjalë që i atribuohen Profetit ﷺ . Në vijim, Allahu i Lartësuar rendit mirësitë e shumta, që Ai i dhuroi robit dhe Profetit të Tij të dashur ﷺ: - “A nuk të gjeti ty jetim e të strehoi? ” - Babai i Profetit ﷺ vdiq kur i biri ishte ende në barkun e nënës së tij. Më pas, në moshën 6-vjeçare, Profetit i vdes edhe nëna e tij, Emineja e bija e Uehbit, dhe kështu ai kaloi në kujdesarinë e gjyshit të tij, Abdul Muta - libit. Por nuk kaloi shumë kohë dhe gjyshi ndërroi jetë, kur Muhamedi ﷺ ishte veçse 8 vjeç. Pas kësaj, kujdestarinë e mori Ebu Talibi, xhaxhai i Profetit, i cili vazhdoi ta ndihmonte dhe ta mbronte. Ai e respektonte shumë Muhamedin ﷺ dhe u bë një mburojë e fortë për të, kundër çdo mundimi që do t’i

jepte më pas populli i tij. kështu, ai vazhdoi ta mbështeste Muhamedin ﷺ edhe pasi ai arriti moshën 40-vjeçare, kur Zoti e zgjodhi atë për ta bërë Profetin e të gjithë botës. Por, me gjithë këtë dashuri për Muhamedin dhe mbështetje të pashembullt që i ofroi atij, Ebu Talibi vazhdonte të qëndronte në fenë e popullit të vet, të cilët adhuronin idhujt. Të gjitha këto ngjarje ishin me përcaktimin e Zotit dhe përkujdesin e Tij të madh për Pro - fetin e Tij të dashur. Kështu vazhdoi, derisa Ebu Talibi vdiq pak përpara se Profeti të emigronte në Medinë. Menjëherë pas vde - kjes së Ebu Talibit, edhe më mendjelehtët e kurejshëve apo injorantët më të rëndomtë mes tyre filluan t’i shkaktonin mundime Profetit të Allahut. Kështu, Allahu i Lartë - suar e urdhëroi Profetin e Tij për të emi - gruar drejt vendit të ensarëve, Medinës së ndritur. Kur mbërriti atje, ata e strehuan, e ndihmuan, ju bën krah dhe e mbrojtën, lu - ftuan krah për krah me të. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata trima të zgjedhur! Të gjitha këto ishin pjesë e përkujdesit, mbroj - tjes dhe ruajtjes së Allahut të Lartësuar për Profetin e Tij të dashur, Muhamedin ﷺ . - “A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi?” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Po kështu, Ne të shpallëm ty Shpirt (Libër jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dy - shim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52]. - “A nuk të gjeti të varfër dhe të bega - toi?” - Pra, ti ishe i varfër me fëmijë të shumtë dhe Allahu të pasuroi, për të mos pasur nevojën e asnjë krijese. Allahu i Ma - dhëruar bëri Profetin ﷺ që të arrinte gradën e lartë dhe shpërblimin e pamatë, që u jepet durimtarëve dhe mirënjohësve ndaj Tij. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti ﷺ ka thënë: 2887. “Pasuri nuk janë stolitë e shumta, por është pasuria e shpirtit.” Ndërsa në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Abdullah Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2888. “ Kanë fituar çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe ata që i janë dorëzuar tërësisht Allahut, u është dhënë furnizim i mjaftue - shëm dhe janë të kënaqur me rizkun që u ka ndarë Zoti në këtë botë.” - “Jetimin kurrë mos e nënçmo! ” - Ashtu sikurse ishe jetim dhe Allahu të strehoi ty, po ashtu mos u sill vrazhdë, mos e përul e mos e përzë jetimin, por tregohu bamirës, i butë, i dhembshur dhe i mëshirshëm me të! - “Lypësin kurrë mos e largo me vra - zhdësi!” - Ashtu sikurse ishe i humbur dhe Allahu të udhëzoi në rrugën e drejtë, ashtu mos u sill vrazhdë dhe ashpër me atë që kërkon diturinë dhe kërkon udhëzimin në rrugën e drejtë. Përkujdesu dhe jepi atij nga dituria, me të cilën të dalloi dhe të bekoi Zoti yt! Ndërsa Ibn Is’haku shpjegon: “Mos u trego i ashpër, arrogant, fjalëlig, kryeneç e i vrazhdë ndaj njerëzve të dobët e nevoj - tarë.” Ndërsa Katadja shpjegon: “Sillu me nevojtarët dhe lypësit me mëshirë e butësi!” - “Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji!” - Duke kujtuar gjithmonë faktin se ishe i varfër e nevojtar dhe Allahu të pasu - roi, tregoi mirësitë që Allahu të ka bërë. Profeti ﷺ është lutur: 2889. “O Zot, na bëj mirënjohës për mirësitë e Tua, përlëvdues e lavdërues ndaj Teje për to. Na bëj t’i njohim ato të mira dhe përmbushi e plotësoji mirë - sitë ndaj nesh!” Ebu Daudi sjell hadithin nga Ebu Hurejra se Profeti ﷺ ka thënë: 2890. “Nuk tregohet mirënjohës ndaj Allahut, ai i cili nuk është mirënjohës ndaj njerëzve.” Ky është fundi i shkurtimit të sures Duha. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 93:1–93:11

- “Betohem për dritën e mëngjesit, dhe për natën, që mbulon gjithçka.” - Allahu i Lartësuar betohet për atë kohë të ditës në të cilën shpërndahet dhe shkëlqen drita dhe ngrohtësia e saj. Më pas, Ai betohet në natën, kur errësira mbulon gjithçka. Me këto betime, i Madhëruari kërkon të tregojë përkujdesin e madh të Tij për Profetin e zgjedhur, prandaj Ai thotë: - “Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” – Kuptimi: Zoti yt kurrë nuk të ka lënë, por gjithmonë është përkujdesur për ty. Ai kurrë nuk të braktis, por përkujdeset dhe rregullon çështjet e tua më së miri. Ai do të të lartësojë gradë pas grade. Gjithashtu, Zoti yt kurrë nuk do të të urrente, sepse të zgjodhi për të të dashur. Mohimi i urrejtjes nënkupton pohimin e nivelit më të lartë të të kundërtës së saj, sepse vetëm mohimi i diçkaje nuk konsiderohet lavdërim, veç nëse ai nënkupton pohimin e të kundërtës së saj. Kjo ishte gjendja e Profetit, e shkuara dhe e tashmja e tij. Ai kishte dashurinë e plotë dhe përkujdesjen e vazhdueshme të Zotit të tij. Ai ishte vazhdimisht në rritje, për sa u përket gradave të tij të përsosmërisë si adhurues i Zotit. Ndërsa për sa i përket të ardhmes që e priste, i Lartësuari thotë: - “Bota e Ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. ” – Për çdo moment që kalonte, gjendja e Profetit do të ishte më e mirë se e shkuara. Çdo çast që kalonte e gjente Profetin më lart në grada, më të epërm mbi armiqtë e tij dhe me fe më shumë dominuese. Kështu plotësohej mirësia dhe begatia e Zotit të tij mbi të, mbi fenë e tij dhe mbi umetin e tij, derisa ndërroi jetë. Kur ndërroi jetë, ai tashmë kishte arritur një gradë, që askush nga të parët dhe të fundit nuk e kishin arritur dhe as do të mund ta arrijnë. Më pas, mos pyet për mirësinë dhe lumturinë që i është premtuar Profetit në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: - “Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.” - Nuk ka shprehje më të plotë për të treguar mirësitë e mëdha që i premtohen Profetit në ahiret, sesa kjo shprehje e dhënë nga i Madhëruari. Pastaj Allahu i Lartësuar i kujton Profetit të Tij

mirësitë e veçanta që i dhuroi atij dhe përkujdesin e veçantë që tregoi për të në faza të ndryshme të jetës së tij: - “A nuk të gjeti ty jetim e të strehoi?” - Kuptimi: Në kohën kur ti nuk kishe as nënë, as baba dhe kur nuk ishe në gjendje të kujdeseshe për veten tënde, i Madhëruari u kujdes për ty, duke bërë të mundur që të të rriste gjyshi yt, Abdul Mutalibi. Kur vdiq gjyshi, kujdestaria i kaloi xhaxhait tënd, Ebu Talibit. Më pas, Allahu i Lartësuar e forcoi krahun tënd me ndihmën dhe mbështetjen e Tij të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet besimtarëve të shumtë. - “A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi?” - Ti nuk e dije se ç’është Shpallja dhe as imani. Zoti yt të mësoi atë që nuk e dije. Ai të bëri të gatshëm dhe të inspiroi që të bësh veprat më të mira dhe të stolisesh me virtytet më të larta. - “A nuk të gjeti të varfër dhe të begatoi?” - Ti ishe i varfër, por Zoti të pasuroi duke bërë që, për një kohë të shkurtër, pasuritë e mbretërve dhe perandorëve të ishin nën këmbët e tua dhe të umetit tënd. Kështu, Ai që largoi prej teje këto mangësi, Ai do të përkujdeset vazhdimisht për ty. Ai që të pasuroi dhe të strehoi, Ai që të dha fitoren mbi çdo armik dhe të udhëzoi në rrugën më të ndritur, Ai meriton falënderimin, adhurimin dhe mirënjohjen tënde të thellë. Mirënjohjen ndaj Tij shprehe me të gjitha format dhe mënyrat, mes të cilave: - “Jetimin kurrë mos e nënçmo! ” - Kurrë mos u sill keq me jetimin! Asnjëherë mos u bezdis dhe mos u ngushto me përkujdesin ndaj tij. Kurrë mos e nënçmo jetimin apo ta fyesh atë me fjalë rënduese, por nderoje dhe tregohu bujar me të, ashtu si të vijë më lehtë. Trajtoje jetimin ashtu si do të dëshiroje që të tjerët të trajtonin fëmijët e tu pas vdekjes tënde. - “Lypësin kurrë mos e largo me vrazhdësi!” - Kur t’i drejtohesh lypësit, kujdes! Mos e rëndo me fjalë dhe mos e përzë me vrazhdësi! Jepi lypësit, nëse ke mundësi, ose, në të kundërt, largoje me butësi dhe mirësjellje. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për kërkuesin e pasurisë dhe të mirave materiale, por për çdo lloj lypësi dhe kërkuesi, siç është edhe kërkuesi i diturisë. Për këtë arsye, mësuesi duhet të sillet me nxënësin me mirësjellje, me butësi, dashuri dhe ngrohtësi, sepse kjo ndihmon shumë në arritjen e synimit nga nxënësi. Mirësjellja është një ndihmë e madhe për ata që kërkojnë të rregullojnë shoqërinë dhe vendin. - “Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji!” - Këtu bëhet fjalë për të mirat e fesë dhe të dynjasë. Kështu, kuptimi është: Lavdëroje Allahun për mirësitë që të ka dhuruar, duke i përmendur ato edhe në mënyrë të veçantë, nëse ka dobi në përmendjen e tyre. Ose thjesht fol dhe përmend mirësitë e përgjithshme që Allahu të ka dhuruar, sepse pohimi haptas i këtyre mirësive është një nxitës i madh për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut dhe shton dashurinë për Të. Zemrat janë të prirura që ta duan atë që u bën mirësi. Këtu përfundon komenti i sures Duha dhe, për këtë, falënderimi i takon vetëm Allahut!